Zgjedhjet e 6 marsit, dorëzohen dokumentet: Kush janë 20 kandidatët në garë

10 Shkurt 2022, 11:14Politika TEMA

Këtë të enjte janë dorëzuar dokumentet përkatëse për të gjithë kandidatët për kreun e bashkisë në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme me 6 mars.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka nisur puna për verifikimin e 20 kandidatëve të propozuar nga partitë politike në lidhje me dokumentacionin e tyre përkatës.

Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Shkodër, Majlinda Angoni

Durrës, Emiriana Sako

Lushnje, Eriselda Sefa

Rrogozhinë, Edison Memolla

Vorë, Blerim Shera

Dibër, Rahim Spahiu

 

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

Bashkia Dibër, Luan Haka

Bashkia Vorë, Ymer Marku

Bashkia Lushnje, Indrit Sefa

Bashkia Durrës, Luan Hoti

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

 

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Bashkia Durrës, Ardian Muka

Bashkia Lushnje, Elton Bano

Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:

Bashkia Durrës, Jonid Nano

Bashkia Dibër, Dritan Torba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje