Veliaj, fitorja e parë ndaj Dukës: Gjykata vrau frikën dhe theu tabunë se “FSHF është pronë private”. Jo, është pronë publike!

10 Shkurt 2022, 20:22Sport TEMA

Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thirru nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Në vendimin e saj, Gjykata i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut Veliaj duke njohur manipulimet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Vendimi i gjykatës së Tiranës përpos vlerës juridike mbart në vetvete një mesazh të madh. Thyerja e tabusë se FSHF është një ishull më vete i cili s’mund dhe s’duhet të kontrollohet.

Kjo mendësi ka stepur mjaft anëtarë të komunitetit të futbollit të cilët duke menduar se FSHF është e pavarur, janë druajtur t’i dalin kundër të plotfuqishmit Armando Duka.

Vendimi i gjykatës së Tiranës jep mesazhin se të kërkosh transparencë, të kërkosh drejtësi dhe t’i dalësh kundër kreut të Federatës nuk është tabu, përkundrazi. FSHF-ja i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare, ajo s’është entitet juridik i pavarur.

FSHF është pronë publike, jo private.

Pikërisht këtu stepen detraktorët e Dukës, duke menduar se çifligu është privat dhe ta sulmosh e kritikosh FSHF, ke cënuar pronën private të Dukës.

Rastet e Platinisë, Blatterit, Villarit na kanë mësuar në të kaluarën se as krerët e FIFA-s dhe UEFA-s nuk janë krejtësisht të pavarur. Edhe ata, i përgjigjen ligjeve dhe ligjet flasin për detyrim transparence, për mosblerje votash, për luftë ndaj konfliktit të interesit e kështu me rradhë.

Vendimi i gjykatës së Tiranës është një shenjë shprese. Ai vendim vrau frikën dhe kjo nuk është e vogël, duke parë gjuhën dhe veprimet intimiduese që kreu i FSHF-së përdor ndaj kujto që mendon ndryshe nga ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje