Votimi për vetingun, Rama: Lajm i mirë, llumi do të pastrohet deri në fund

10 Shkurt 2022, 21:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat në selinë e Partisë Socialiste, foli për zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, duke e cilësuar një lajm të mirë.

Në lidhje me bashkimin e votave me Partinë Demokratike, kreu i qeverisë tha: “Çdo gjë që bashkon është pozitive. Arsyet se si, qysh e tek, nuk kanë rëndësi përpara faktit që sot ne kemi zgjatjen e mandatit për një proces që ka qenë i dhimbshëm, i vështirë, me pjesët e tij pozitive, por edhe me elementë problematikë. Është një proces pastrimi i një llumi të madh, pasi në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë, nuk mjafton të kalosh reformën në letër, por edhe durim i madh. Ajo që kemi bërë ne për drejtësinë është e paprecedentë jo vetëm për historinë e vendit tonë, por në përgjithsësi. Është lajm i mirë që do të vijojë të pastrohet llumi deri në fund”.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, kryeministri u shpreh optimist për rezultatin e Partisë Socialiste: “Në mbledhjen e Kryesisë kemi folur për zgjedhjet lokale, për numrat. Kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor dhe pozicionin që kemi në 6 bashkitë. Besoj që do të kemi rezultat shumë pozitiv”.

3 komente në “Votimi për vetingun, Rama: Lajm i mirë, llumi do të pastrohet deri në fund”

  1. Vranakonti says:

    Te lumt Edi Rama,je i madh,je kryeministri me i mire deri sot.Mos degjo qent e PD-ke dhe te foltores se perbindeshit te Saliut se ata e kane zakon te lehin.Ec perpara dhe mos u tund nga instikami yt qe te ka dhene populli.

    1. Zyko says:

      Llumi bashke me ty qe kur ta do puna thua se reforma eshte e nderkombetareve e ti nuk ke gisht atje, e nga ana tjeter thua se reformen e udhehoqe ti. Je jo me pak se bastard. Qerohuni te gjithe.

  2. sapa says:

    Deri ne kete moment llumi zoteron te ashtuquajturin shtet!Per cilin llum behet fjale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje