Avokati i Izet Haxhisë: Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës! Vendimi i sotëm për t’i bërë qejfin një ‘politikani të pisët’

11 Shkurt 2022, 21:00Politika TEMA

Vendimi për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg ishte i pritshëm për avokatin e tij Idajet Beqiri. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se që kur u hodh shorti për të marr në shqyrtim këtë çështje, gjyqtari u zgjodh nga mikja e Argita Berishës. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, avokati tha se gjyqtari çështjes u komandua nga ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.

“I pritshëm sepse që kur u hodh ‘shorti’ u komandua gjyqtari që do merrte çështjen. E komandoi ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës e cila më pas e zuri vettingu dhe sot është jashtë sistemit gjyqësor. Ajo shihet mikja më e ngushtë e Argita Berishës, vajzës së Berishës. Politika dhe krahu politik i Berishës ishte i interesuar që ky rigjykim që u bë me një sforcim të jashtëzakonshëm, qeveria Berishës bëri përpjekje të jashtëzakonshme që Izet Haxhia mos të vinte kurrë në Shqipëri, derisa ai për të sqaruar të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit, ishte vetë ai që erdhi i bindur që reforma në drejtësi do bënte çudira, ka mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer.

Këtyre gjyqtarëve paragjykues, iu dha lëmi, sasia e grurit, kali dhe një litar, litari ishte nga një 20 metro në 25, pra nga 20-25 vjet burg. Prokurori tha 25, gjykata për të qenë më  luajale i dha 21”, tha Idajet Beqiri në Report Tv.

Beqiri bëri me dije se do ta apelojnë vendimin, ndërsa thekson se vendimi është marrë për t’i bërë qejfin një politikani të pisët, duke iu referuar Sali Berishës.

“Do bëjmë apel, jemi të bindur që Gjykata e Apelit do jetë në përgjegjësinë më të lartë të detyrës, që nuk do lejojë një prokurori dhe një gjykatë të shkallës së parë kriminale, në aspektin që gjykata dhe prokuroria  duhet të parandalojnë krimet. Po kur del e vërteta dhe nuk ka dorë Izet Haxhia ti nuk ke pse iu thua fëmijëve të Azem Hajdarit hakmerruni. E thotë sepse mashtron vendimin e vet për ti bërë qefin një politikani të pistë. Gjykata e apelit nuk do ta lejojë”, u shpreh Beqiri në Report Tv.

Beqiri thotë se Gjykata e Apelit do të marrë një vendim të drejtë, pasi sipas tij Izet Haxhia është i pafajshëm.

“Prokurori kërkoi që ai të dënohej dhe të quhej fajtor, për Azem Hajdarin, për vrasjen me dashje të bashkëpunëtorit të tij Besim Çerja dhe Zenel Nezën, por edhe për Naim Çangun që mbeti i vrarë, që ishte me krahun e Fatmir Haklajt. Kur u dënua Izet Haxhia dhe iu ngrit akuza në 1999 dhe u dënua në 2002, në vendim gjyqësor ishin këto fjalë ‘Izet Haxhia nëpërmjet një radio që i ka dhënë Fatmir Haklaj ka qenë një natë para vrasjes dhe ditën e varsjes me grupin që ka organizuar vrasjen dhe ka qenë ai.

Në momentin që Azem Hajdari po vinte në drejtim të mjetit, i ka dalë përpara Izet Haxhia dhe pasi kanë bërë një debat sy më sy, ka dal Fatmir Haklaj dhe ka vrarë me breshëri Azem Hajdarin. Për këtë është cilësuar bashkëpunëtor. Ditën që është vrarë Azem Hajdari s’ka qenë farë, nuk është Izet Haxhia. U provua nga raporti i SHIK që e kishin fshehur dhe jepej me hollësi kush e kishte nxjerr në pritë. Këtë thënie të Izet e Haxhisë e konfirmon raporti i SHIK dhe morat e Haklajve”, vijoi ai.

Gjykata dënoi ditën e sotme 21 vite burg për Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në 1998-ën. Ai nuk ishte i pranishëm në sallë, por me anë të një kërkese, Haxhia kërkoi shpalljen i pafajshëm. Haxhia nuk ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, për pasojë nuk përfiton ulje me 1/3 të dënimit, e ndërsa dënimin do e kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

11 komente në “Avokati i Izet Haxhisë: Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës! Vendimi i sotëm për t’i bërë qejfin një ‘politikani të pisët’”

  1. Vranakonti says:

    Sa padrejtesi ka ne vendin tone. Keshtu do te vazhdoi akoma me padrejtesi sa te je gjall djalli madh Sali Berisha dhe dy bijet e ketij djalli,Ilir Meta dhe Lulzim Basha.

  2. Sara says:

    avokat idiot, e profesionalisht i paaafte.. vetem pallavra thote…

  3. Zyko says:

    Mire ky u denial; po Sali mavria qe vrau 4 te pafajshem ne bulevard e +++! …. shume te tjera bema kur do ta shohim pas hekurave????????.

  4. Ilir says:

    Eshte gjykate apo cgjykate ?
    Keta gjykates jane vertet te cmendur dhe si te tille e meritojne te futen ne cmendine e Elbasanit apo te Vlores. Cdo person, pasi ka degjuar deshmite e Jaho Salihit dhe te Izet Haxhise, konkludon qarte mbi te verteten e asaj ngjarjeje, ka ndertuar ndodhine e saj, ka kuptuar se kush jane aktoret kryesor te saj. Cuditerisht personi kryesor qe ka detyrimin per te deshmuar dhe per te ndricuar sa me plote kete ngjarje, i ka bere dhe po i ben bisht me lloj lloj perpjekjesh per te mos deshmuar. Por per te gjithe ne qe i kujtojme ato dite te zymta per normalitetin e jetes se shtetit dhe te shtetareve te tij, kemi pare se Sali Berisha – ky person kryesor i ndodhise eshte gjithashtu personi kryesor qe ka hedhur akuza publike ndaj autoreve. Atehere, perse nuk eshte thirrur te deshmoje ? (megjithese eshte kerkuar nga disa persona me rendesi, qe prokuroret ta bejne kete) . Duket sikur jemi ne vazhdimesi te “Drejtesise” se Berishes, pamvaresisht cfare trumbetohet mbi reformen ne “Drejtesise”.
    Ku e mbeshtet kete vendim kjo trupe gjykuese, qe ndeshkon Izet Haxhine me 21 vite burg ?
    Ne rast se Izeti , akuzohet sikur eshte kerkuesi i ekzekutimit te Azem Hajdarit, atehere pas kesaj kerkese gjithashtu nenkuptohet se qendron ish-shefi i Izet Haxhise, Sali Berisha. Perse kjo trupe gjykuese nuk e therret Berishen qe ta sqaroje, ta ndricoje qarte dhe plotesisht kete ngjarje ?

    1. Tahipi says:

      O koqe. Jaho Salihi dhe ky pisi u kapen me presh ne duar dhe ska njeri normal ( jo ti è) e jo me gjykates te degjoje se ca karin kane per te thene. Ti dhe Ydajeti debili kujtuan se reforma ne drejtesi do ishte kthim tek gjykatat popullore ku prokurorin e benin kepucaret. Do tju plase temthi nga marazi por skemi çu bejme ,e keni lene trurin pa azhornuar qe nga 90- ta.

  5. Buda says:

    Perfundimisht Haxhia do te eliminohet nga gjarperushja Argita Berisha!!!

  6. korieri says:

    ¨Idajent Beqiri vetdeklaron qe: Une prisja qe Reforma ne drejtesi do te bente çudira! Po pse o Idajet a nuk jane çudira keto? Ndaj heshtni se sa te bredhe baluan neper sokak,era mut do bjere ç’do prag!

  7. Asd says:

    Avokati nuk ka shume faj. Mendoj qe gjykatesit shqiptare shkelin procedurat ligjore. Si ka mundesi qe nuk merret parasysh asnje deponim i Haxhise edhe pse detajet qe ai sjell perputhen ne kohe dhe llogjike? Pse nuk u thirren deshmitaret qe kerkoi pala mbrojtese. Pse nuk u thirr vete Berisha dhe Pollo qe dijne edhe ata shume detaje qe nuk jane zbardhur? Pse nuk u thirr Neza qe banon ne Belgjike? Perse -sipas gjykates- Neza ka frike te deshmoje ne Shqiperi? Nga kush ka frike ? Prisja ne fakt qe vendimi me normal do te ishte “clirimi” i Haxhise nga akuzat, sepse nuk ka prova qe ai ka marre pjese ne vrasje apo ne planifikimin e vrasjes. Une i besoj versionit qe Azem Hajdari u vra pa nje plan, pra aksidentalisht. Haklajt mund ta vrisnin ne cdo qoshe te Shqiperise,. Pse do ta vrisnin Hajdarin perpara godines se PD dhe pse do te ekspozoheshin per ore te tera ne kafenete rrotull te gjithe bashke. E pra nese ky ishte plani, nuk do te kishte plan me idiot dhe te pamenduar. Pra ka shume paperputhshmeri te cilat jane kapercyer ne menyren me irracionale. Njerezit e drejtesise ne Shqiperi jane llum qofte nga pergatitja profesionale, qofte nga formimi human. Asnje drejtesi nuk mund te vije nga ata. Shpresoj qe Izeti dhe avokati te mos ndalen dhe mos demoralizohen nga ky vendim absurd.

    1. Juliani says:

      Gjykatat nuk meren me thashethemet e Haxhise , dhe me as perputhjet ne kohe dhe llogjike , por me fakte , deshmi , prova …..nuk e ve ne dyshim askush qe pas vrasjes eshte Sali Berisha , thjesht nuk e kane fakte , i ka fshehur gjurmet Saliu , jo bo do linte Haxhine ti bente dem ….
      Te gjitha ato qe thot Haxhia jan refime personale , pa nxjere askend deshimtar …. e keshtu nuk e denon kurre tjetrin , sa do faj te kete …….kete rast mer neper kembe Saliu dhe kush e mbron ate …..
      Edhe nje here zoteri me inicialin asd, mos haro thenien madheshtore te Dostogiefskit …..100 dyshime nuk bejne nje prove te vetme ……thone thone thone , ama asnje nuk del deshimtar kundra Saliut me fakte me te dhena , i vetmi qe mund ta kryqezoje si krishtin Saliun eshte Lulzim Basha , vac ata te dy jane nje dhe nje jane te dy …..tung shoku

  8. Të jesh krenar dhe i fortë Izet Haxhia. says:

    z. Avokat Idajet Beqiri, e njofm dhe e njofin mirë shumë Shqiptarë z. Izet Haxhia. Nuk po shkruaj ketu per personin e tij, por po shpreh indinjaten, zemërimin dhe çudinë time, me denimin që ju dhe Izet Haxhisë, nga një trup gjykues legal, të një shteti legal, e gjoja me një Kod penal të aprovuar. Izet Haxhia është gjykuar dhe denuar 2 herë. Një herë në mungesë, ku është denuar 25 vjet heqje lirie. Sot u denua me 21 vjet heqje lirie. z. Avokat Beqiri, jam i bindur që jeni kopetent në profesionin tuaj si avokat, por nuk e prisja që në këtë intervistë që keni dhënë në televizoin, të flisni vetëm thashetheme, megjithse janë totalisht të verteta, që nuk hyjnë, zyrtarisht, në dosjen e Izet Haxhisë, që nuk kanë asnjë lidhje me formen dhe permbajtjen e dosjes së Izet Haxhisë. z. Avokat, përveç që keni folur fort për figuren e shkerdhatës Sali Berisha, dhe ju kam degjuar mirë çdo herë, nuk njof asnjë taktikë, nderhyrje apo kritikë tuajen mbi tekniken dhe proçeduren e sjelljes të policisë anketuese dhe trupit gjykues, për sa i perket punës së tyre për ketë dosje, strikt brenda kufirit të ligjit ekzistues. Me ardhjen e Izet Haxhisë në Shqiperi dhe paraqitjen e tij perpara organeve të drejtesisë, vendimi i gjyqit të parë bie automatikisht, dhe fillon një gjykim i ri në të gjitha me të gjitha proçedurat, dhe me një trup gjykues të ri. Nuk është nevoja që të jemi super-intiligjent, për ta kuptuar, që në këtë gjyq, Izet Haxhisë nuk ju ka rrespektuar asnjë gram e të drejtave tij të parashikuara nga ligji. Nuk është bërë asnjë kunder-hetim per të kontrolluar thënjet dhe hipotezat që ka parashtruar Izet Haxia dhe avokati i tij. Edhe nqse është pyetur ndonjë person nga policia hetimore, sot nuk është thirrur nga trupi gjykues, asnjë nga keta persona që ka rreklamuar Izet Haxhia dhe mbrojtja e tij, të pakten me konfirmue ose mohue pergjigjet që ata kanë dhënë më perpara, gjë e cila, në të gjithë Evropë dhe në Amerikë, është një proçedurë strikt e rrespektuar, e cila ka 3 qellime, ose e shfajson të pandehurin, ose e fajson, ose mbjell dyshime, ku dyshimi shkon në favorr të të pandehurit. Pra, ky trup gjykues, megjithse i ndryshuar, ka nxjerruar dosjen e vjeter kunder Izet Haxhisë të shkruar dhe perpiluar në zyren e “prokurorit të pergjithshem dhe të perjetshëm”Sali Berisha, ja ka hequr pluhurin, e ka lexuar dhe denuar Izet Haxhinë me 21 vjet burg. z. Avokat Beqiri nqse nuk keni bërë asnjë tentativë deri sot, pse nuk alarmoni dhe sensibilizoni ONG-në Amenisti Internacional, Ambasaden dhe bile edhe Presidentin e SHBA-së, pse nuk ja kerkoni publikisht pershtypjen që ka sot, mbi këtë gjykim, Prokurorja Norvegjeze që paska studiuar ketë dosje perpara 20 vitesh. Pse nuk thërret 1 apo 2 avokatë të huaj, Turk, Italian, Gjerman, Belgj etj etj, për ta studiuar ketë dosje bashkë me ty, të cilët nqse nuk mund të flasin për tabanin e kesaj dosje, mund ta shofin dhe analizojnë krejt proçeduren e zbatuar nga trupi gjykues, brenda ligjeve të shtetit. Vellezerit e Izet Haxhisë dje, dhe Izet Haxhia sot, pa qënë prezent në vendin dhe në zonën ku dhe kurë u bë shpuarja e legenit Azem Hajdari, janë kindnapuar dhe denuar nga shteti-mafie i djeshem, dhe nga mikrrobet e kesaj mafje që gjinden sot në drejtesi. Izet Haxhia është në burg, dhe sot u denua 21 vite heqje lirie, vetëm e vetëm për të plotësuar deshiren-urdher të udb-së Serbe dhe agjentit të sajë Sali Berishës.

  9. Kam rrespekt per ju z. Idajet Beqiri. says:

    Po ju drejtohem ju z. avokat Idajet Beqiri, për t’ju qartësuar diçka në lidhje me Izet Haxhinë. As Izet Haxhia, as familja e tij, nuk kanë patur dhe nuk kanë nevojë të mbrohen me “trima apo garipa lagjie”, sepse që 1000 vjet kanë qënë dhe kanë mbajtur nivelin e një familje trime, të ndershme dhe patriote Shqiptare. Sot Izet Haxhia ka nevojë për një avokat të zotin dhe me koqe hekuri, i cili do shikojë me mikroskop të gjitha fjalët, reagimet dhe abuzimet e trupit gjykues, në proçeduren juridike që është bërë dje mbi dosjen e tij, e cila perfundoj me denimin e Izet Haxisë me 21 vjet burg. Ju z. Avokat, duhet të ndjeheni dhe ta shprehni ndjenjen tuaj si avokat i shokuar nga ky vendim, ku u denua një person, vetëm e vetëm, që Serbia dhe agjenti i tyre Sali Berisha, kanë fallsifikuar krejt historinë dhe ngjarjen e një vrasje të një personi…..!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje