Nga Adriatik Doçi
Krahas dekorimit të restoranteve të mishit, babait të Andi Bushatit që revoltoi ish të përndjekurit, ambasadores greke, klubeve të futbollit, radiove, shoqatave etj., Presidenti Ilir Meta, në 30 janar të vitit 2021, ka dekoruar me titullin “Mjeshtër Madh” edhe pronarin e pretenduar të selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Muharrem Berisha, ish peshëngritës. “Muharrem Berisha, padyshim ka qenë një nga peshëngritësit më të talentuar, që ka njohur vendi. Kampion, me rreth 100 rekorde me ekipin e ‘Dinamo’-s dhe Ekipin Kombëtar, i spikatur me kontributin e dhënë edhe si drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes”, deklaroi Meta në ceremoninë e dekorimit.
Muharrem Berisha ishte objekt i përplasjeve të forta politike mes PS-së dhe LSI-së në vjeshtën e vitit 2010. Përfaqësues të Partisë Socialiste akuzonin Ilir Metën se ishte pronar i kamufluar i godinës së LSI-së në ish-Bllok, pasuri të cilën nuk e justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash. “Qoftë vila në Gjirin e Lalzit, qoftë apartamenti luksoz në qendër të Tiranës, i shtohen selisë së LSI, si prona për të cilat Ilir Meta duhet të japë llogari”, deklaronte Taulant Balla në nëntor të vitit 2010.
Në emër të Metës, dha shpjegime Luan Rama, i cili përmendi për herë të parë emrin e Muharrem Berishës si pronari i godinës së LSI-së, të cilën ia kishte dhënë me qira LSI-së. “LSI me qytetarin Muharrem Berisha qe është një veprimtar i LSI-se ka marrëdhënie kontraktuale bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe e gjithë kjo marrëdhënie është në sytë e publikut, në sytë e institucioneve…”.
Teksa PS-ja vijonte akuzat në adresë të Metës, erdhi në atë kohë edhe një reagim nga vetë Muharrem Berisha, i cili tha se “Ndërtesa e selisë së LSI është prona ime, të cilën e kam blerë që në vitin 2006 me një kredi me afat shlyerje prej 20 vjetësh dhe duke qenë një nga themeluesit e LSI e kam venë në dispozicion të saj, kundrejt qirasë për kryerjen e aktivitetit te saj politik”. Megjithatë, përfaqësues të PS-së kishin dyshime se Berisha mund të ishte thjeshtë një maskë e Metës për të kamufluar pasurinë.
Në zgjedhjet e vitit 2017, Meta e kandidoi Muharrem Berishën për deputet në Tiranë, tregues i vijimit të raportit mes tyre. Sot mbetet ende mister raporti real i Ilir Metës më godinën e LSI-së. Ka dyshime se kush është pronari real, Muharrem Berisha apo Ilir Meta.
Muharrem Berisha ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Berisha dha dorëheqjen në janar 2015 pas skandalit të dopingut që përfshiu peshëngritjen shqiptare pas Botërorit të Kazakistanit. Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë në testin A të antidopingut, të tre ndaj substancës stanozolol.
Mbi 700 dekorata
Nga data 12 prill 2018 deri në fund të vitit 2021, Presidenti Ilir Meta ka dhënë mbi 700 dekorata dhe tituj me dekrete të posaçme, kryesisht personazheve, disa nga të cilët janë edhe njerëz pranë LSI-së apo personazhe që kanë sulmuar qeverinë. Me të dekoruarave nga Meta është edhe ish ambasadorja greke Eleni Sourani ka mohuar në vijimësi dhe publikisht ekzistencën e Çështjes Çame dhe masakrën e shqiptarëve të Çamërisë. Ndërkaq, nga verifikimet rezulton se Presidenti Bujar Nishani, nga data 2 dhjetor 2013 deri në 12 qershor 2017, ka dhënë vetëm 170 dekorata.(Shqiptarja.com)
Godina e LSI ka qene prone e Engjell Gorishtit,gjimnast i njohur dhe profesor fiskulture. E ka ndertuar dhe pastaj nuk i di rrethanat e shitjes me tej. Kane qene me hir apo me pahir. Ne ate kohe fjala u hap qe Engjelli ja shiti LSI per 1.200.000 Euro ose $. Kaq di une.
Dekoratat e Metes jane si ato stemat kineze qe sillnin kinezet me thase ne portin e Durresit….dhe i ka shperndare me thase hajduti nga do qe shkonte ….mbas pak , me te kerkuar do jene ata qe sjane dekoruar se sa ata qe kane mare stemen e Like pordhes ….e degradoi kaq keq nivelin e Presidentit dhe presidencen sa qe personi qe do ta zevendesoi do i duhet pune kolosale ta coje ne nivelin e duhur …..
Keshtu eshte kur ve ne drjtim te shtetit nje pocaqi njeri ……
Kjo per sa i perket dekorimive te presidentit vend pa vend , kurse per sa i perket te zotit te godines , sdo mend fare qe eshte e LSI dhe e familjes famekeqe Meta Kryemadhi , thjesht hajduti e dekoroi per besnikerine ndaj tij per mos daljen e sekretit edhe pse ceshtjes se prones iu neneshtrua nje presioni te madh te dilte e verteta …..
Kam nje ide qe dhe ne hotelin luksoz dikur kapi i punetoreve ne Sarande dhe Santa Quaranta sot , cifti hajdut do kete perqindjen e tij te fitimit , mund te jete i tija , ne rastin me te keq duhet te jete bashkepronar me Balilajt patjeter ….ishte i pari ne inagurim , dhe i ridhte goja mjalt , per ke ??? Per nje nder tregetaret me te medhenj te droges …..ta gezojme presidentin , qe nga do ta zeshe me dore te qelbet dora …..
Shkarkim dhe hetim.