“Politikani dhe Bigbradhërsi”: Një herë me Berishën, një herë me Donaldin…

11 Shkurt 2022, 09:54Politika TEMA

Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka ironizuar situatën politike në vend, ndërsa e ka krahasuar atë me lojën që zhvillohet në spektaklin e famshëm, Big Brother Albania VIP.

Përmes një statusi në “Facebook”, Dokle ka sjellë me humor për ndjekësit e tij, ‘flirtet’ e ditës brenda shtëpisë së politikës si dhe finalen e madhe mes Bashës dhe Berishës.

Postimi i plotë

POLITIKANI dhe BIGBRADHËRSI

Një politikan i ditës takoi njërin nga “bigbradhërsat” që sapo kishte dalë nga loja, pa arritur dot në finale…

-Po ç’bëhet në atë “shtëpinë” tuaj?- u gërrduf politikani,- Një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit; një herë me Donaldin, pastaj kundër!

Bigbradhërsi qeshi dhe pastaj ia ngjeshi:

-Euuu, kush po na flet!!! A nuk jeni ju politikanët një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit, një herë me Berishën pastaj kundër tij, një herë me Lulin, pastaj kundër Lulit, një herë me Edin, pastaj kundër…?! Nga “loja ” jonë nuk vuan askush, nga e juaja të gjithë!

8 komente në ““Politikani dhe Bigbradhërsi”: Një herë me Berishën, një herë me Donaldin…”

  1. O Namik debili!
    A te kujtohet përmbajtja e pusullës që i nise Dritëro Agollit në podjum, gjatë kongresit të 9 të PPSH kur ky i fundit kritikonte Enver Hoxhën?
    Ti je shëmbulli tipik i mediokritetit dhe pa aftësisë!
    I ardhur në majat e PS veçse me talentin e bythlëpirësit e puthadorësit!
    Dërdëllitja jote është fare e pa vlerë!

    1. Hahaha.. says:

      Hahaha nese eshte e Vertete. Mute njeri mute tjeteri.. Te gjitha kane dalur mute Pothuaj..
      Vetem serbi penecilina eshte I paster..

    2. Pilo Lala says:

      E ka karakterizuar sakte te gjithe ata qe para 6 muajsh votuan Bashen, ndersa 2 muaj me vone e shajne cfare nuk i thone.
      Namik Dokle po e thote shume qarte. Flamur Noka, Gjata, Bylykbashi ju kthyen kunder Bashes, vetem kur ju prish interesi Berishes.
      Kush eshte hipokriti ketu, Namiku, apo keta lapanjoz qe po i lepihen Berishes, kujtojne se do i shpetoj Saliu nga gremina, ku po shkojne te gjithe bashke.

    3. durrsak 24 karat says:

      O Qamil Damllaja, mos fyj, mor burre. Namiku ka ecur vet ne politike dhe ecen vet ne leteresi. Kush jeni ju qi boni garipin?

  2. Bigbradhersi Zoti Dokle, eshte vdekja e idividid ne ditet e sotme. Nuk ma merrte mendja qe dhe ju e ndiqkerkeni kete emisjon pa pike vlere.

  3. "BOHOTINA" says:

    Programi i BB eshte vertet pa vlere. Por fabula e shkurter e Namikut qendron… Bukur mire.

  4. Mehdi Bushati says:

    “Qamil Bej Damllaja”, ke lexuar ndonje vjershe a tregim ne jeten tende?

  5. Sokrati says:

    Qamiiiiiiiiiiiiiiiil!
    Qenke i lajthitur, derman! E njeh ti Namik Doklen?! Turp per ato qe shkruan!
    Jetojme ne demokraci (e ashtuquajtur) dhe njerezit kane te drejte te shprehen. E kemi fituar FJALEN E LIRE, apo jo? Po, more po! Po kjo nuk do te thote se une nuk te pelqej ty, apo ti ti mua dhe te shajme e te themi 1000 te zeza per nejritjetrin, pa i patur!
    Namik Dokle eshte politikan, shkrimtar, poet, gazetar, familjar dhe shok shume i mire! Korrekt, i thjeshte dhe i dashur. Nuk eshte i etur per te qene ne kolltuki si politikan deri ne vdekje, si disa palopolitikane, qe mbase i njeh, z. Qamil.
    Ai eshte i etur dhe i perkushtuar, per te qene deri ne fund para segjithash: Njeri i Mire dhe deri tani ia ka arritur te jete i nderuar dhe i suksesshem!
    ”Bigbrother” dhe programe te ngjashem TV aktualisht per mua, si dhe per shume te tjere, jane imoralitet, degjenerim, shperfytyrim i njeriut per hir te ca parave, qe kapitalistet ne vend qe t’i hedhin per ndertim, riparim e pershtatje objektesh, apo ne ndihme te njerezve te paafte dhe ne nevoje per shkollim, per ilace apo per buken e gojes, i hedhin aty per rrush e kumbulla! Nje darke per 12 vet – mbi 7.000 euro?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje