Erë lufte: Bombarduesit bërthamorë dhe avioni spiun amerikan mbërrijnë në Britani

11 Shkurt 2022, 18:29Politika TEMA
Erë lufte: Bombarduesit bërthamorë dhe avioni spiun amerikan

Katër avionë bombardues amerikanë u futën në bazën ajrore britanike “Fairford” të premten në mëngjes, një sinjal tjetër i shtimit të pranisë ushtarake amerikane në Europë, përballë rreshtimit të forcave dhe armatimeve ruse përreth Ukrainës.

Katër bombarduesit legjendarë B-52 mbërritën bashkë me oficerë dhe personal ushtarak nga Forcat Ajrore amerikane të bazës “Minot” në Dakotën e Jugut. Avionët gjigantë, të quajtur edhe “Djemtë e mëdhenj të shëmtuar”, kushtojnë secili nga 84 milionë dollarë. Sipas informacioneve zyrtare, ata do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët me Aviacionin Ushtarak Britanik.

Bashkë me katër bombarduesit mbërriti edhe avioni spiun Lockheed U-2, i përdorur gjatë Luftës së Ftohtë për misione edhe nga CIA, që në vitin 1955. Këta avionë janë futur më parë në territorin e Bashkimit Sovjetik, por edhe në Kinë, Vietnam dhe Kuba.

Avioni B-52 është një bombardues strategjik që mban deri në 45 mijë kg armatime. I krijuar për të mbajtur armatime bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, sot ai është përshtatur për t’u bërë pjesë e rëndësishme e forcës ushtarake amerikane.

6 komente në “Erë lufte: Bombarduesit bërthamorë dhe avioni spiun amerikan mbërrijnë në Britani”

  1. Xxxxx says:

    B52 ka ardhur per te treguar se amerika e ndjek dhe vlerson situaten. Ata kane nje tjeter bombardues me i tmerrshem, B2 quhet. Eshte me i ri dhe ka marre pjese ne bombardimet ajrore kunder serbise.

  2. Guri says:

    Duhet te kushtoje 840 milion USD jo 84 milion USD.
    Eshte bombardues strategjik. 84 milion kushton nje avion gjuajtes si F16 apo F18

  3. Mondi says:

    Na lumte ne, e kemi te ardhmen te “sigurte” . Aq shume e do America evropin rospi sa ja sjell luften ne dere sa here qe i do bytha..

    1. Shpetimi Debatik says:

      Europa prendimore është koloni e ameriqisë.

  4. Arber says:

    Bombarduesit B-52 jane prodhim i fillim viteve ’60 me kosto te atehershme pak me shume se 9 milion dollare (Qe ushte shume marramendese per kohen) Sot keto vleresohen me rreth 100 milione dollare me shkembim kursi, por qe ne te vertete nuk tregon shumen e vertete sa do te kushtonte ne sr do te ndertohej sot.
    Nje krahasim i vogel me bombarduesit e sotem strategjik B-2 qe e kane vleren e ndertimit afro 3 miliard dollare qe i bie te jene gati 30 here me te shtrenjte se B-52.
    Megjithate B-52 mbeten edhe sot e kesaj dite si ikona te forces ajrore amerikane.
    Shpejt do te dale nje tjeter B Bombardues.

  5. Shpetimi Debatik says:

    Europa prendimore është koloni e ameriqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje