Një qytetar është gjetur i pajetë në mes të rrugës në kryeqytet. Viktima u gjet në rrugën “Mustafa Lita” nga kalimtarët të cilët lajmëruan më pas policinë.
Uniformat blu mundën ta identifikonin me iniciale L.L. Ky i fundit sot ishte shpallur në kërkim nga policia për largim nga banesa, pasi familjarët e tij kishin denoncuar zhdukjen e të afërmit të tyre.
Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.