Sali Berisha ishte sot në Rrogozhinë, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal gjithashtu edhe në faktin që prokurorët belgë morën në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha për dosjen “Toyota Yaris”.
Berisha tha se Bashës ia mbylli dosjen e “Toyota Auris” Rama ndërsa shtoi se belgët i thanë Bashës të merre avokat se do kishte ditë të vështira.
“U ngrit njëherë të vetme në jetën e tij dhe tha në Parlament se do vijnë para me makinë. Paratë erdhën. Ca ishte kjo i them un që të bësh të dështon një operacion të partnerëve tanë? U hap hetimi.
Edi Rama ia mbylli dosjen. Po ka një pjesë tjetër që nuk ia mbyll dot. Kjo është dosja belge. Tani më duhet ti them: Bëj fotografi me cilin të duash, nxirr çdo foto me lekë dhe pa lekë, por dosja e Belgjikës, lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e dielli, nuk ka forcë të pengojë hetimin belg.
Kur doli pas dy orësh hetimi në të cilën i dhanë dy gjëra: e para u tha ky gënjen nën betim. E dyta i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli dhe tha se kam besim të madh të SPAK. I thoshte palës belge me fjalë të tjera se nuk keni juridiksion të më heshtësh mua. I them Lul ata kanë juridiksion të të hetojnë, por edhe arrestojnë.
Ferdinand, Luli jot do të ketë edhe disa probleme të tjera shumë të rënda. Asnjë votë mos mbyllni për Ferdinandin,” deklaroi Berisha.
berisha, nje kafshe prehistorike, nje gjiriz fekalesh qe ju vu mbi koke shqiptareve nga komunistet. Shqiptaret, nje grusht njerezish me difekte te medha ne jetesen sociale…
JO mo se tka ty,ja qon aktakuzen ne France tek ai gjykatesi yt,ti e shkaterrove Ameriken e spo e fiton basha kunder belgjikes, ne fund te fundit ti dhe basha jeni dy pjeset e bajges se ndare nga rrota e k….rrit.