Pak ditë më parë në media u publikua facsimile ku Gjykata e Tiranës rrëzoi zgjedhjet e bëra në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë.
Veliaj do të shprehej se kur gjykata flet të tjerët duhet të heshtin.
Edhe pse në FSHF pretendojnë se nuk ka një dokument diccka e tillë nuk është e vërtetë sepse dokumenti ka dal dhe në media, dhe për të sulmuar Gjykatën Armando Duka ka nxjerrë në sulm punonjësin e tij që punon tek ekipet komvëtare të femrave Florian Riza.
Në studion e “Ora Sport” në “Ora TV”, përmes Florian Rizës, Duka ka sulmuar drejtorin e Partizanit Olsi Ramën, Erion Veliajn dhe Fidel Yllin.
“Nëse gjykatë quhet klubi i Fidelit, ku mblidhet Erion Veliaj, ku mblidhet Rama, Olsi Rama, apo dikush tjetër, ndoshta edhe ndonjë noter dhe marrin vendime në një klub… Nëse kjo quhet gjykatë jam dakort. Ky ambient ka gëluar. Nëse bëhet fjalë për këtë në rregull. Nëse bëhet fjalë për gjykatë, për vendime, për projekt-vendime, apo për realitete le të diskutojmë. Deri më sot jemi përballur me lajme mediatike.
Nuk kemi një dokument të mirëfilltë, të qartë, nga një gjykatë që të jetë shprehur qartazi për çfarë është marrë ky vendim, cili është vendimi e kështu me radhë. Pra, unë di që ka një mbledhje. Është bërë një mbledhje te klubi i Fidelit mes këtyre personazheve që unë përmenda dhe atje janë marrë vendime të kësaj natyre që shprehen kundër shoqatës rajonale të Tiranës. Nëse është gjykatë, le të shohim vendimin e kësaj gjykate, sepse është rrallë që vendimi i gjykatës të mbahet i fshehur”, ka deklaruar punonjësi i Armand Dukës, Florian Riza.
Me poshte vendimi i Gjykates se Tiranes qe rrezoi falsifikimet dhe manipulimet e Armand Dukes, meqe FSHF pretendon se nuk e kane dokumentin.
ne fakt ky s’eshte vendim gjykate, po vendim i Erjones…
Flor Riza sado i trashe qe eshte ka te drejte…
O Tema, mire keto dy palet qe jane ne konflikt dhe flasin sipas qejfit; por ju si media serioze – thoni : ja ku eshte vendimi; por c’te shikosh, nje kerkese gjysmake qe ka vetem koken dhe gjysmen e kembes : ku eshte vendimi gjykates ??
Ju qe komentoni gjith diten te rrini ne koment nuk e shpetoni dot mretin e haremit armandin e shijakut , lodheni kot .
Po kush eshte ky teveqeli nga Shijaku dhec’far ka ber per Futbollin Shqiptare, c’arritje ka pas per t’u zgjedhur 6 here ne krye te FSHF-se??? Po edhe i madhi PELE po te kishte qene, s’do mund te zgjidhej 6 here nekrye te Fedarates… Amon mor burr, se na mbyten servilat dhe katunarlliku i modh dhe kur do shpetojm prej tyre…????
Po si rreni kshu kaq trashe mer jahu? Ku eshte mer ky vendimi i gjykates se mu hapen syte duke e kerku dhe nuk e po e gjej dot? Une shof vetem kerkesen e Ansamblit te Cunave te Kalcetos (sic i quan i gjati) qe i ka bo gjykates. Mos jua kane hakeru faqen dhe ju a kane zhduk vendimin ore se ca nuk bo vaki……