Sidrit Bejleri ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku foli mbi qëndrimet e tij në lidhje me muzikën shqiptare. Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës më të re më Denisa Gjezon ‘Sa Nji Jetë’, Bejleri shprehu se reagimi ka qenë masiv dhe tepër pozitiv. Ai shprehu se, fatkeqësisht, artistët në shumicën e kohës mundohen tu “hedhin baltë syve” njerëzve me blerjen e klikimeve.
“Industria e muzikës është zhytur në batak. 1 milion views për 24 orë? Më fal, por shqiptarët dihen sa janë në botë. I bie që ata të Amerikës të jenë zgjuar dhe po presin me ankth këngën e shqiptarëve. Flitej dikur që YouTube do vendoste masa, por ai merr lekët. I bie që dhe ai fëmija në maternitet që sa doli nga barku i nënës të klikoj, dhe ai që është me një këmb në varr. U bëm të gjithë këngëtar dhe ka nga ata që s’dijnë ku ndizet mikrofoni.” , tha ai i indinjuar.
Pas pyetjes së Ermalit nëse me të qënit artist për të vjen dhe një detyrë morale të kultivimit të shijeve apo transmetimit të cilësisë në treg, ai tha:
“Nuk dua që nesër pasnesër njerëzit të më thonë ‘Sidrit ju e kishit në dorë dhe na latë të dëgjojmë plehra’. Llumin nuk e shmangim dot mesa duket. Detyra ime si prind, muzikant, artist, është të tregojë cila është pjesa e mirë. Nuk dua që im bir të më thotë ‘bab, nuk më ke thënë cila është e mira dhe e keqja’.”
Por kush po e drejton industrinë muzikore drejt përkeqësimit? Sipas Sidritit, ndonëse artistët mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësisë mbi supe, faji rëndon edhe mbi pronarët e bizneseve me muzikë live dhe publikut që kërkon muzikë jo cilësore.
“Realisht nuk e kuptoj se si publiku shqiptar pranon të shoh një mikrofon të mbyllur. Kjo në botë nuk ka shans të ndodhë. Nëse publiku kupton se artisti po këndon me playback, digjet salla. Ka parë një këngëtar, nuk dua t’ja përmend emrin, po këndonte me playback normal. Hoqi mikrofonin se i bënte shenja dhe ndërkohë zëri vazhdonte. Publiku shkulte flokët. Unë nuk e kuptoj këtë.” , tha Bejleri.
Ke shume te drejte Sidrit. Ti qe ben muzike te mire ke hequr dore dhe merresh me Elvis Nacin.
Bravo Sidrit.
Plotesisht e vertete. E keqja eshte se edhe disa nga ato qe rastesisht (po krejt rastesisht ) zene vendin e kolegut tend perkrahin dhe e reklamojne performancen falso. Ka ardhur koha e te paafteve, e kengetareve pa ze por me figure te mire, e batakcijve qe shesin plehra per vlera.
Edhe muzika si gjithe anet e tjera te jetes ne Shqiperi po vuan corientimin total. Duket sikur nuk jane te lidhura por faktikisht jane shume faktet e meposhtme:
1-shkaterrimi i shkolles si sistem the institucion
2-shkaterrimi i punes si institucion
3-shkaterrimi i asaj ekonomie te varfer qe patem
sollen shkaterrimin edhe te artit dhe kultures. Persa kohe nuk do te ndeshkohen KRIMINELAT e ketyre shkaterrimeve mos prit te kete art dhe muzike me rregulla sic ka dhe bota.
Të vlerësoj për mesazhet dhe artin që përcjell. Të them të drejtën nuk është e thënë të quajnë diva, vetëm se këndon me një gjuhë gjoja dialekt, por që nuk e kupton njeri. Unë e kuptoj se paraja ka pushtet, por dreqi ta hajë nuk u ngopën këto divat që vetëm ulërasin e nuk thonë asgjë me këngët e tyre?
Sidoqoftë kënga e bukur do ngelet, Sidrit Bejleri e shumë si ai që përcjellin artin e vërtetë, do zënë vënd në kulturën e popullit. Faleminderit që nuk hesht dhe shpreh mendimin tënd, edhe pse mund të mos i pëlqejë dikujt.
Nje nga plerat je ti o qeros
He mer Sid! S po ece si duket ” shqiptare per shqiptaret “. Krize!
U mbarun budallenjte!
Te fala eLvisit.
Emri Sidrit i thote te gjitha se cfare “Kombesie” i perket.
Po ashtu edhe Salih turku,Eduart (Edi) Anglezi,Enver,Mahmut,Abdullah,Qemal Turku.
Kurse Vasil,Pirro, Ana-gnostet,Parashqevi the,Uranite,Aristotelit,Petrot Jane Monarxofashiste dhe armiq te Pashallekut qe quhet Albania.