Mbretëresha Elizabeth uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen

16 Shkurt 2022, 18:02Rajoni TEMA

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e saj, mbretëresha e Anglisë, thekson se shpreson që dy shtetet të kenë periudha më të mira në të ardhmen. “Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës.

Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Sakaq, Presidentja Osmani ka falenderuar mbretëreshën Elizabeth dhe ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës.

“Republika e Kosovës gjithnjë ka pasur përkrahjen e pakursyer të Mbretërisë së Bashkuar. Prandaj, e falenderoj Lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeth për urimin me rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe për dëshirat e mira të saj për vendin tonë dhe për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo, krahas letrës së Mbretëreshës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje