Oerd Bylykbashi: Më 6 Mars do ta thyejmë Edi Ramën në Durrës

16 Shkurt 2022, 18:31Politika TEMA

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ishte i pranishëm pasditen e sotme në një takim me demokratët në Katund të ri në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi ashtu sikurse ish-kryeministri Sali Berisha tha se 6 Marsi do të tregojë se kush është opozita e vërtetë.

Bylykbashi akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ishte ai që ua hoqi mundësinë demokratëve për të fituar bashkinë e Durrësit duke bojkotuar zgjedhjet në 2019. Por sipas tij këtë radhë i kanë të gjitha mundësitë dhe u shpreh se në këtë datë “do ta thyejnë” Edi Ramën.

“Të dashur miq, ju falenderoi që keni ardhur kaq shumë shumë sot në këtë takim me kandidatin tonë që kemi nxjerrë me votën tonë, zotin Ardin Muka dhe na nderon sot me prezencën e tij Profesor Sali Berisha.

Fuqia e jashtëzakonshme pas gjthë kësaj lëvizje të madhe që kemi nisur me një objektiv të madh, për të risjellë pluralizmin dhe të rikthejë demokracinë shqiptare në shina dhe t’i kthejmë lirinë shqiptarëve për të bërë gjërat siç ata duan dhe jo siç do qeveria.

6 Marsi është një ditë e madhe shumë e rëndësishme për këtë. Kemi dy objektiva këtu në Durrës: Më 6 Mars ne luftojmë për të treguar që ne jemi opozita e vërtetë dhe ne nuk bëjmë asnjë kompromis jo vetëm me vlerat tona por me këtë regjim që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët, ne kemi edhe betejën tonë të madhe për të fituar Durrësin.

Ne do të fitojmë Bashkinë e Durrësit për të ua kthyer atë demokratëve, qytetarëve dhe të gjithë njerëzve dhe për të treguar se nuk mund të grabitet siç e kanë grabituar prej 22 vitesh socialistët.

Ne ishim gati edhe në 2019 për të fituar Bashkinë e Durrësit por vendimi i Lulzim Basha na e hoqi mundësinë që të përballeshim dhe ta fitonim, por kësaj radhe do ta fitojmë bashkinë e Durrësit, i kemi të gjitha mundësitë. Kundërshtari ynë me të cilin ne përplasemi pa kompromis dhe do ta thyejmë është Edi Rama me qeverinë e tij grabitqare dhe me këtë opozitë që nuk bën kompromise ne do t’ua kthejmë qytetin qytetarëve”- deklaroi Bylykbashi.

10 komente në “Oerd Bylykbashi: Më 6 Mars do ta thyejmë Edi Ramën në Durrës”

  1. reliReli says:

    Bylykbash ti do fitosh ne 36 maj.

    1. ce says:

      O Ogert hunderri po me cilin do ta mposhtesh ps ne Durres. Me aleancen e Elona Guri surratnallones, sharebajges se neveritur qe duket si Drandja nga Mirdita. Vetem drute mbi kurriz i mungojne,se ne pamje eshte taman maloke nga Mirdita e eperme.

  2. patrioti says:

    Edi Rames , as po i pelcet per keto bashki , nuk ka bere as nje dite propagande elektorale , ja ka lene opzites keto bashki .

  3. cimi says:

    A eshte ne regull ky BYLYKU…. o idjot vetem shpellaret mund te perkrain nje anti Amerikan nje non grata te ndyre…

  4. Jorgo says:

    ti po theve …. vetem ate te gjatin ne pantallona se per kete tjetrin…..

  5. Lul kastraveci pa fara says:

    Do tja thyeni edhe rames edhe lulashit tuaj

  6. ce says:

    O Ogert hunderri po me cilin do ta mposhtesh ps ne Durres. Me aleancen e Elona Guri surratnallones, sharebajges se neveritur qe duket si Drandja nga Mirdita. Vetem drute mbi kurriz i mungojne,se ne pamje eshte taman maloke nga Mirdita e eperme.

  7. rroçkodani says:

    Mos u mbur mos u lêvdo ne daten 7 Mars do tua shoh, keshtu tha dikush per roçkodanin

  8. durrsak 24 karat says:

    Kandidati i Sales në Durres Muka, kontrabandist me parkun e kamioneve dhe prodhues betoni, si dhe Bylykbashi me Caren e kompani jane te padeshiruem nga SH(a)BA.

  9. Balo says:

    I hani karin ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje