1100 Porsche dhe 189 Bentley po digjen në mes të oqeanit

18 Shkurt 2022, 09:13Lifestyle TEMA

Një gjigant i detit 600 mijë tonësh, në flakë në mes të oqeanit. Brenda tij, një pasuri përrallore, në formën e disa prej makinave më të kushtueshme në botë, që me shumë mundësi do të shkrumbohen. Duket një histori filmash, por po ndodh realisht rreth 200 kilometra nga Ishujt Azore të Portugalisë.

Anija “Felicity Ace” ndodhet praktikisht në mëshirë të fatit, pasi një zjarr i dimensioneve të mëdha detyroi ekuipazhin  e saj të braktiste mjetin lundrues, të ndihmuar nga helikopterët e ushtrisë portugeze. Ndërkohë që viktimat u shmangën, lajmet e këqija vijnë për të pasurit e botës.

“Felicity Ace” ishte nisur nga porti i Emden në Gjermani dhe po i drejtohej portit të Davisville në Shtetet e Bashkuara, i mbushur me rreth 4 mijë mjete të prodhuar nga grupi Volswagen. Mes tyre, edhe 1100 mjete Porsche, dhe 189 nga elitarja Bentley.

1 komente në “1100 Porsche dhe 189 Bentley po digjen në mes të oqeanit”

  1. rexha 10 says:

    NE FUNDE TE FUNDIT JANE VETEM PARATE E HUMBURA PER TE SHKATERRUAR ME SHUME PLANETIN TOKE .DO TE ME VINTE KEQE PO TE ISHIN MAKINERI PER TE PUNUAR TOKAT BUJQESORE,KU DO TE PRODHONTE DICKA .NDERSA KETA MAKINERI DO TE SILLNIN VETEM NDOTJE ,ZHURMA ,DHE INCIDENTE KU MUNDE TE GJENIN VDEKJEN EDHE NDONJE FAKIRE QE JETONE RRUGEVE . KJO NUKE ESHTE GJE TJETER VETEM LUFTA E KONKURENCES PER TE SUNDUAR TREGJET BOTERORE ME MAKINA QE FLUTUROJNE .40 MAKINA SI KETA I KA KRISTJANO RONALDO ,DHE SHIKOJENI SE SI SILLET ME SHOKET E TIJE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje