Nga 0 në 100 km/h për 3,2 sekonda, prezantohet Mercedes AMG me motor elektrik me 677 kuaj fuqi

17 Shkurt 2022, 17:47Lifestyle TEMA
Nga 0 në 100 km/h për 3,2 sekonda, prezantohet Mercedes AMG me motor

Divizioni AMG Mercedes Benz është i famshëm për ndërtimin e makinave me motor me benzinë me fuqi të lartë, por kohët kanë ndryshuar dhe motorët elektrikë janë në modë tanimë. Megjithatë, edhe në këtë kategori, AMG i ka qëndruar besnik fuqisë.

Modeli i ri Mercedes-AMG EQE, është një sedan me përmasa mesatare, por është i pajisur me dy motorë elektrikë, një në pjesën e përparme dhe një në të pjesën e pasme, për një total prej 677 kuaj fuqi. Modeli AMG bazohet te modeli i thjeshte EQE i prezantuar vjeshtën e kaluar.

Për të mos harruar kohët e vjetra, makinës do t’i shtohet mundësia për të krijuar artificialisht zhurmën ikonë të motorit të fuqishëm me benzinë. Ndërsa brenda në kabinë, zhurmën që doni të dëgjoni do ta zgjidhni ju, nga “qetësia totale” e deri te “zhurma agresive”. I pajisur me këto “superfuqi”, kjo makinë është në gjendje të shkojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3,2 sekonda.

Kompania tha se makina The Mercedes-AMG EQE, do të dalë në shitje nga fillimi i vitit të ardhshëm, por çmimi i saj nuk është zbuluar ende.

3 komente në “Nga 0 në 100 km/h për 3,2 sekonda, prezantohet Mercedes AMG me motor elektrik me 677 kuaj fuqi”

  1. fukaraji20 says:

    E po pastaj se arrin 100km/ore per 3 sec. cfare ndryshon ne jeten e perditeshme kjo..???!!!! Rendesi ka sa eshte jetegjatesia e baterive…dhe cmimi….Tesla eshte makina electrice me e mire deri me sot..

  2. tesla apo prius says:

    je i sigurt per teslan??
    po qe makinen e pare elektirke e ka bere toyota dhe pak me vone fordi!!!! kane ndonje domethenie keto??
    Se mos del, pas ca vitesh, qe tesla eshte vetem nje “company” satelit.
    Trknologjia qe perdor tesla, nuk eshte prototip.

  3. Reli says:

    Epoka e inxhinjerise se famshme Gjermane mbaroi. Funerali do ti behet se shpejti. Me mijera inxhinjere e teknike te talentuar do mbeten papune. Makinat elektrike jane te thjeshta dhe gjermanet nuk shquhen ne software por hardware. Softwari do jete pjesa kryesore e makines. Baterite po ashtu. Per baterite Gjermanet nuk jane te perparuar. Gjynah. Falenderoni Greten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje