Poetët e duan tmerrësisht pranverën por poeti ynë Bardhyl Londo nuk priti.
Iku na jeta këtë mëngjes dimri duke na thënë “Lamtumirë”, por duke na lenë pas mijëra vargje, dhjetra libra, miliona emocione.
Bardhyl Londo nuk jeton më por pafund do mbetet gjallë emri i tij!
Ai u nda sot nga jeta, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje.
Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.
Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.
Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA).
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.
Talent i rendesishem letrave shqip qe do te mbetet ne ne kulturen shqiptare..
Ta harrojme pjesemarrjen ne politike.Qofte i paharruar.Bashke me Zeqon.,Ruken,Spahiun,Zhupen,Blloshmin,Duken,Gjetjen,pa mundur te premend edhe disa te tjere te njohur apo te panjohur me vepra te njohura ne rrethe te ngushta Jane nje pasuri e jashtezakoneshme e kultures shqiptare pas brezit Kadare,Agolli,Arapi,Xoxa,Marko,etj…
Ministria e Kultures ajo e Arsimit Akademia e Shkencave ne bashkepunim me biznesin qe e do vendin,duhet te investojne per botimin edhe njohjen e vlerave te jashtezakoneshme qe Jane realizuar krijuesit tane.duke i futuri ato ne programet shkollore.Nje populll qe nuk vlereson kulturen bashkohorre,edhe ate jashtkufijve eshte nje vend pa dinjitet.Nje veper artisttike e njohur ne bote vlen me shume se mjira rrogmarres e fjalimmbajtes primitive ne foltoret e ndryshme te vendit,nga kuvendi e deri ne birrarite e TV te pafund.
Lamtumir mjeshtri i poezis dhe festivaleve ,poezit tuaja i jepnin jet brezit te ri dhe enderronin.Ngushellime familjes
Nje personalitet i kultures shqiptare qe nuk i dihet dita e lindjes, por vetem e vdekjes!?
Kur talentet e kulturës i bashkohen një formacioni amorf politik,
Humbasin shumë nga fama, bjerrin vlerat e emrit, humbin shumë pikë.
Kjo ndodhi me z. Bardhyl Londo dhe me shumë të tjerë.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe u prehtë në paqe trupi dhe shpirti i të ndjerit.