Kujtimet e Mitro Çelës: Kur unë dhe Filipi donim të kyçnim në zyrë Teodor Kekon me një dopjo raki përpara

19 Shkurt 2022, 11:48Kulturë TEMA

Nga Mitro Çela

Më 5 janar të vitit 1991 doli numëri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”. Në faqen e parë u botua lista e Këshillit Botues. Petraq Kolevica, Ajet Haxhiu, Natasha Lako, Mitro Çela, Kujtim Çashku, Edi Hila, Ilirian Zhupa, Teodor Keko, Genc Pollo. Kryetar i Këshillit Preç Zogaj. Kryeredaktor Frrok Çupi.

Në muajt e parë, Teodor Keko shkruante me rendiment të lartë. Më vonë firma e tij nisi të rrallohet.

Pse vallë?

Ishte zgjedhur deputet në Maliq të Korçës. “Duhet të merrem me hallët e popullit,- ngrite supet Teodori!” Justifikim demode. Dori ishte deputet modern. Zbatonte fjalën e urtë popullore:

“ Kur nuk ngjitet në mal Muhameti, shkon mali tek Muhameti.”

Edhe Dorit I vinte sovrani në Tiranë!

Një ditë bëra një bisedë me Filip Çakulin:

-Na duhet firma e Dorit! Na zbukuron gazetën!

-Me lutje,- tha Filipi,- është vështirë të bëhet “zap” Teodori. Aftësija jonë është si ta bëjmë “rob” të gazetës me mjete demokratike. Unë kam këtë skenar:

-Thërrasim Dorin. E mbyllim me çelës në një zyrë. Mbi tavolinën e punës i lëmë letër, stilokalem dhe një dopjo raki. Me dorëzimin e artikullit, Dori merr edhe honorarin…I duhen paratë. Ka një grua për ta veshur dhe dy fëmijë për tu ushqyer…

Me idetë e Filipit hartova një kontratë. Thirra Dorin në zyrë. Duke firmosur mbi kontratë më tha:

-Me këtë firmë unë bëhem i “burgosuri” i gazetës! Bukuri! Kam vetëm një kërkesë: Honoraret le t’i marri Xhuli (gruaja)! Ajo i përdor për shtëpinë. Ti e di: Unë i lë paratë “peng” tek “Gota”, siç bënte Shvejku në Pragë, pa shkuar ushtar?!”

9 komente në “Kujtimet e Mitro Çelës: Kur unë dhe Filipi donim të kyçnim në zyrë Teodor Kekon me një dopjo raki përpara”

  1. Sos says:

    HIJE MBETE GJITHE JETEN O TEVEQEL
    NGAQE NUK TE VLERESON ASKUSH GJITHMONE VE EMRIN E KOCOS SI FLAMUR PERPARA SIJUR KYFAREKOCI KUSH E DI SE CKA BERE
    TA THEM U….
    NJE KOQE KANDARI ESHTE POR MILINGONES LIS I DUKET FIJA E BARIT
    BOLL SE NA CAVE TRAPIN
    MUNDESISHT MOS E BOTONI KOMENTIN SI GJITHMONE SE JU SHAN MERUSHJA

    1. durrsak 24 karat says:

      O “Sos”, mos lexo dhe nuk humb kohe per me ba komente idiote!

  2. spartak says:

    Mos vdeksh kurrë o Pullumb KULLA.
    A doni më për BEHELULIN apo Belulin ?
    Dritëëë o Zot .
    Edhe MORTJA shko e merr kot e m’kot.
    Kur ka si ky plot .

    1. durrsak 24 karat says:

      Jo Pëllumb Kulla, por Mitro Cela.
      E besoj historine. Dori i ndjerë e pinte rakine derrllikshe. I njifsha te tre: Mitron, Filipin, Dorin.

  3. Zafira says:

    Ky eshte lolo apo vetem se luan rolin e lolos?

  4. qytetar says:

    Mitrua … turpi i dunjase……..

  5. qytetar says:

    ndyresirat e PeDe-s

  6. DinPak says:

    Nuk e ka fajin Mitroja qe shkruan, por e ka Meroja qe e boton.

  7. O debil!
    Je bërë si Sazan Guri me dhallën dhe byrekun e nëna Minos.
    Ik se u bërë legen fare me këto histori bajate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje