Raporti i CIA-s, 1953: Kur Shqipëria e Enver Hoxhës u mashtrua nga jugosllavët dhe si u zbeh progresi i bashkimit me Kosovën

19 Shkurt 2022, 10:54Kulturë TEMA

Në këtë pjesë të tretë të raportit të CIA-s për shqiptarët në Jugosllavi, tregohet se si shqiptarët e Kosovës u lanë në dorë të fatit dhe u braktisën nga Shqipëria, në kohën kur fituan komunistët pas Luftës së Dytë Botërore. I gjithë progresi nga 1941 deri në vitin 1944, kur Shqipëria e Kosova u bashkuan, do zbehej. Serbët i eliminuan mësuesit shqiptarë në forma të ndryshme dhe të gjitha bëheshin “në harmoni të plotë me Enver Hoxhën” thotë raporti sekret i vitit 1953. Një pjesë flet edhe për torturat dhe maltretimet që pësuan ata që donin linjën kombëtare dhe jo atë komuniste.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore i gjeti komunistët triumfatorë, prandaj edhe bashkimi kombëtar që ndodhi gjatë tri viteve (1941-1944) nga qeveria shqiptare që bashkëpunoi me gjermanët e italianët, u zhbë.

Nga viti 1941 deri në 1944 shqiptarët e Kosovës u furnizuan me mësues nga Shqipëria dhe u hapën shumë shkolla shqipe, por gjithçka do ndryshonte me marrjen e pushtetit nga komunistët.

Një raport sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, e njohur si CIA, i vitit 1953 dhe i deklasifikuar pjesërisht në vitin 2011, të cilin e ka siguruar Albanian Post, në një pjesë të konsiderueshme flet për këtë periudhë kohore dhe ndryshimet që pasuan.

Raporti shpjegon se si edhe pas ardhjes së komunistëve u tha se gjuha shqipe do mbetej një nga gjuhet zyrtare në Kosovë, por më pas krijoheshin qëllimshëm pengesa që të bëhej pothuajse i pamundur përdorimi i shqipes – sidomos si gjuhë e administratës.

“Serbët u përpoqën t’i bindnin shqiptarët se ekzistimi i gjuhës shqipe krahas serbishtes ishte i kotë, meqë kosovarët e kuptonin dhe e flisnin serbishten”, thuhet në një nga paragrafët e raportit të CIA-s të cilin e ka siguruar AP.

“Gradualisht, gjuha serbe zëvendësoi shqipen si në zyrat civile ashtu edhe në ato ushtarake, megjithëse disa gjurmë të gjuhës shqipe mund të gjendeshin ende në zyrat publike deri në fund të vitit 1945”.

Sipas dokumentit, një nga manovrat që përdoronin komunistët ishte edhe ajo që formalisht u thuhej popullatës që mund t’u adreson institucioneve në gjuhën shqipe, “mirëpo, duke qenë se anëtarët e administratave ishin serbë, ata gjithmonë mund të pretendonin se nuk e dinin gjuhën”, prandaj nuk u kryenin punë.

Kështu përgjigjet për kërkesat ose kryerja e ndonjë pune administrative vononte tepër shumë, ose nuk bëhej fare.

“Prandaj, përkundër statutit që autorizonte përdorimin e gjuhës shqipe, serbishtja mbeti gjuhë administrative”.

Në 33 faqe tekst me kodin “50X1-HUM”, i cili përdoret për dokumente që kanë informacione nga burime njerëzore konfidenciale dhe që de-klasifikimi i emrave nuk guxon të ndodhë para 75 vitesh, tregohet se si “mësuesit e stafit të dërguar fillimisht nga Ministria e Arsimit nga Qeveria e Tiranës, për në Kosovë në vitet 1941 dhe 1942, u liruan gradualisht në fund të vitit 1945”.

Përjashtim bënin “tre-katër veta që u miqësuan me autoritetet”.

“Shumica e mësuesve u akuzuan për anëtarësim në ndonjë organizatë të fshehtë nacionaliste. Në mesin e të dënuarve me vdekje ishte Bedri Gjinaj, profesor në shkollën normale dhe drejtor i shkollës fillore të Gjakovës; Dr. Sylejman Lleshi, profesor i shkollës normale të Gjakovës;  dhe Skender Curri e Myrteza Kryeziu, të cilët të dy ishin mësues në Gjakovë”.

“Profesor Gjon Sereqi, me origjinë nga Ferizaj, u arratis në mal, por më vonë u kap nga OZNA (shërbimi sekret që më u riemërua si UDB-a”.

“Profesori Kil Margjini ishte dënuar sepse kishte qenë nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit; vdiq në Pozharevc. Studentët që kishin ndjekur kurse pedagogjike u akuzuan për bashkëpunim me profesorët e mësipërm, dhe u dënuan me kushte të ndryshme dënimi në vitin 1945. Trajtim të ngjashëm morën edhe instruktorët shqiptarë në Maqedoninë Perëndimore”.

Një nga gjërat më interesante që shpalosë kjo pjesë e raportit të CIA-s ishte informacioni se si vrasja e mësuesve shqiptarë nuk bëhej pa dijeninë e regjimit komunist të Tiranës.

“Eliminimi i profesorëve nacionalistë në Kosovë në vitin 1945 u bë në harmoni të plotë me Enver Hoxhën”, thekson raporti.

Por, nuk përfundonte gjithçka me eliminimin. Plani ishte shumë më malicioz dhe përsëri bëhej me dijeninë, por edhe mbështetjen, e regjimit të Hoxhës.

“Nga Shqipëria u dërgua një personel i ri arsimor, i rekrutuar me nxitim nga studentë gjysmë-injorantë, të cilët nuk kishin formim të veçantë në pedagogji”.

“Ata u dërguan në dy grupe, njëri në vitin 1945 dhe tjetri në 1947, dhe numërojnë rreth dyzet deri në pesëdhjetë persona”.

Në Kosovë shkolla të reja do hapeshin, por në ato shkolla “gjuha e përdorur ishte serbishtja”.

Komunistët i detyronin shqiptarët që të mësonin për “historinë e luftës kombëtare jugosllave për çlirim, strukturat e Partisë Komuniste dhe biografitë e udhëheqësve komunistë”.

“Historia shqiptare nuk mësohej ende në shkolla. Çdo student që dinte ndonjë fakt të historisë shqiptare, i kishte mësuar ato me vullnetin e tij patriotik. Serbët guxuan edhe të kundërshtojnë origjinën e Skënderbeut. Sa herë që historia e Skënderbeut diskutohej, zyrtarët e Partisë deklaronin se kjo çështje është ende e paqartë në histori”.

Ishin krijuar edhe disa shkolla me konvikte ku shkonin nxënësit shqiptarë si në Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë e Gjilan në vitin 1946, por “ushqimi nuk ishte i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e të rinjve”.

“Në vitin 1947 racioni ditor i bukës përbënte një sasi prej vetëm 350 gramë. Në vitin 1948 racioni ditor i bukës u rrit në 500 gramë. Megjithatë, në pranverë të po atij viti nxënësit u dërguan të punonin në ndërtimtari”.

“Puna ishte planifikuar nga Partia dhe, ‘vullnetarët’ u zgjodhën nga listat e përpiluara për këtë qëllim nga organizatat rinore”.

Derisa, “kur nxënësit shqiptarë dëshirojnë të prezantojnë një shfaqje në gjuhën e tyre, sajohen të gjitha llojet e justifikimeve për t’i penguar që të marrin me qira teatrin”.

“Në përgjigje të kërkesave, Partia do të deklaronte se parimi dhe dëshira ishin legjitime, por kishte vështirësi të ndryshme si mungesa e kostumeve shqiptare, mungesa e orendive të përshtatshme, dekorimet, skenarët, etj”.

Nje nga paragrafet e dokumentit sekret te CIA-s

Dokumentet e CIA-s flasin edhe për pamundësinë e nxënësve shqiptarë që të lexonin libra shqip. “Shqiptarët nuk i frekuentojnë shumë bibliotekat”, thotë raporti, por kjo për arsye se “ka vetëm pak libra në gjuhën shqipe”.

Ishin krijuar disa biblioteka më herët, si ajo e Inspektoratit për Arsimin Publik në Prizren dhe bibliotekat e shkollave të mesme, ku Ministria e Arsimit e Qeverisë Shqiptare kishte pajisur gjatë viteve 1941-1944 me libra, por “këto biblioteka u plaçkitën më vonë nga partizanët”.

Ata, “disa nga librat ua dhuruan bibliotekave të Partisë dhe të tjerat i shkatërruan”.

“Bibliotekat e partive tani ruajnë disa nga këto libra si referencë për faktet dhe mendimet e së kaluarës shqiptare, në mënyrë që në të ardhmen të përdoren si propagandë e keqinterpretuar dhe shpifëse”.

Sa i përket aspektit politik të situatës, CIA shkruante se jugosllavët shpejt e kuptuan natyrën e taktikave sovjetike dhe kuptuan se ideologjitë ishin thjesht një mbulesë për projektet ambicioze pansllaviste të carëve, të zbatuara nga Stalini.

“Planet sovjetike u realizuan pjesërisht në Shqipëri nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu”.

Shkruesi/t e këtij dokumenti të dalë nga CIA, në një vend saktësojnë se Shqipëria e la Kosovën “në mëshirën e sllavëve në vitin 1946”.

“Por popullsia shqiptare nuk iu nënshtrua aq lehtë komunistëve, veçanërisht ata që jetojnë në rajonet malore. Mijëra njerëz u masakruan dhe u burgosën. Të tjerët u arratisën me sukses në Jugosllavi”.

Ndryshe nga Shqipëria zyrtare që e pranoi komunizmin, shqiptarët që jetonin jashtë kufijve faktikë, s’ranë prehë e kësaj ideologjie e cila fshihte planet sllave për dominim.

“Shqiptarët që jetonin në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore dhe në Mal të Zi, për fat të mirë nuk kanë pasur iluzione në lidhje me komunizmin jugosllav. Komunistët gjatë katër viteve të pushtetit të tyre nuk patën sukses në përpjekjet e tyre për t’i konvertuar ata, ndërsa në Shqipëri populli është mashtruar shpesh nga jugosllavët”.

Por, kur gjërat ndryshuan dhe raportet u prishën mes Shqipërisë e Jugosllavisë, “jugosllavët nxitën popullin e Kosovës kundër Shqipërisë për të krijuar përçarje mes tyre”.

“Do të ishte marrëzi të besosh në sinqeritetin e qeverisë jugosllave në përpjekjet e saj edhe po të përdorësh të gjitha mjetet e mundshme për të nxitur shqiptarët kundër qeverisë së Enver Hoxhës, pasi vetë komunistët jugosllavë sollën Hoxhën dhe grupin e tij në pushtet”.

Në një moment parashikimi brenda raportit të CIA-s, konstatohet se “kosovarët do të luftojnë në të ardhmen si kanë luftuar në të kaluarën për bashkim me atdheun e tyre”.

Megjithatë, “kushtet duhet të jenë që Shqipëria e ardhshme të garantojë lirinë demokratike të nënshtetasve të saj dhe të mbetet brenda orbitës së Kombeve të Lira”.

Në dokument përmenden edhe emra të caktuar patriotësh shqiptarë nga Kosova që përkundër dominimit të regjimit komunist, ata vazhduan të bënin përpjekje për ribashkim.

“Nga viti 1948 e tutje ata nacionalistë kosovarë që dyshoheshin se kishin komplotuar për ribashkimin e rajonit të tyre me Shqipërinë, u dënuan. I tillë ishte, për shembull, Rifat Berisha i Drenicës, i cili në një moment të volitshëm politik arriti të bëhet kryetar i Frontit Popullor të Kosovës”.

“I akuzuar si kominformist ai si pasojë iku në male. Më vonë u rrethua në malin e Istogut dhe humbi jetën në luftime. Nuk ka dyshim se ai punoi për çështjen kombëtare. Pas vdekjes së tij, tri grupe personash u arrestuan në Drenicë nën akuzën se i përkisnin një organizate sekrete nacionaliste të drejtuar nga reaksionarët, udhëheqësi i së cilës ishte Berisha. 12 të rinj që ishin anëtarë të kësaj organizate janë sot në pritje të gjykimeve të tyre në Prishtinë”, thuhet në dokumentin e vitit 1953.

Rifat Berisha, kryetar i Frontit Popullor

Shkruhet edhe për shqiptarë të tjerë nga Kosova, të cilët kishin jetuar një periudhë kohore në Shqipëri dhe ishin kthyer në vitin 1948 në Kosovë.

Por, “ata u burgosën dhe u torturuan”.

“Një rast i tillë ishte ai i Ndue Preng Bajraktarit nga Prizreni i cili u kthye me gjashtë shokë, i sigurt dhe me besim se Jugosllavia ishte bërë një komb demokratik. Të gjithë u arrestuan dhe u dënuan me gjashtë vjet burgim me akuzën se kishin bashkëpunuar me italianët nga viti 1941 deri në 1943”.

Jugosllavët, kur i prishen raportet me regjimin e Hoxhës, kishin bërë edhe manovra të tjera, kur kishin futur në kurth dhe joshur disa shqiptarë të Shqipërisë.

“Autoritetet jugosllave bindën me sukses zyrtarët shqiptarë që kishin ardhur nga Shqipëria të qëndronin në Kosovë me premtime për shpërblim monetar në këmbim të nënshkrimit të një deklarate kundër qeverisë shqiptare. Kur u nënshkrua deklarata, emrat e tyre u botuan në gazeta dhe u transmetuan përmes radios, gjë që ua ndërpreu çdo mundësi që ata mund të kishin për t’u kthyer në vendin e tyre”.

“Por premtimet u harruan. Ata zyrtarë që kërkuan shpërblimin e premtuar u kërcënuan dhe u akuzuan për mashtrim të kosovarëve, si dhe përpjekje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Më pas ata ose u burgosën ose u transferuan në lokalitete të tjera ku mbaheshin nën vëzhgim”.

“Të tilla raste përfshijnë profesor Serafin Mazrekun, një burrë shtatëdhjetë vjeç, i cili me shumë djem kishte ardhur nga Shkodra;  Muharrem Ymeraj i Tepelenës;  dhe Hysni Selmani me familjen e tij”.

“Jo vetëm që këta njerëz nuk kishin të bënin kurrë me autoritetet e Hoxhës, por ishin të indinjuar të përmendnin emrin e Hoxhës apo të ideologjisë komuniste”.

CIA në raport komenton edhe disa personalitete të tjera, shqiptarë, që në periudhën ndërmjet viteve 1945 dhe 1947, kishin organizuar lëvizjen nacionaliste.

Shumë prej tyre, do hetoheshin dhe do zhdukeshin.

“Duke përfshirë Ymer Berishën, Gjon Sereqin dhe Kapiten Rudin”.

“Këta njerëz dhanë shembuj të patriotizmit të madh duke punuar qoftë individualisht ose si udhëheqës grupi”.

Kishte nga nacionalistët që mund të iknin dhe të mos kapeshin, por ata u zunë, jo për mungesën e mundësisë së ikjes, por sepse zgjodhën të qëndronin.

“I tillë është rasti i Ibrahim Luftit, sekretar i Reis el Ulema, Kryemyfti i Sarajevës, i cili më vonë u bë prefekt i Kosovës. Luftiu e qëlloi veten, sepse nuk lejoi që ta merrnin të gjallë komunistët serbë”.

“Sula Hoti do të mbahet mend gjithashtu si udhëheqësi i vullnetarëve shqiptarë që luftuan në betejën epike kundër brigadave partizane pranë fshatit Lisockë të Kamenicës në dhjetor  të vitit 1944”.

“Mulla Idriz (Muderiz) i Gjilanit, një tjetër hero, luftoi kundër një grupi prej 600 bullgarësh në Gjilan, i cili u tradhtua dhe u torturua deri në vdekje. Ndue Perlleshi dhe Ndoc Mirakaj, dhanë jetën heroikisht në një takim me komunistët shqiptarë”.

Mulla Idriz Gjilani, pikture

Kishte edhe patriotë të tjerë që do kapeshin nga komunistët dhe do ekzekutoheshin.

Organizimi dhe vrasjet, sipas CIA-s, bëheshin nga komunistët në Kosovë në shumicën e herëve.

“Ka pasur disa burra të guximshëm që kanë shkuar në Beograd për të bërë hetime në lidhje me krimet e kryera kundër kosovarëve. Komiteti Qendror ishin shfaqur të habitur dhe u përgjigjën me shumë sinqeritet se ende nuk ishin informuar për çështjet në fjalë dhe se do t’i referoheshin Bordit të Partisë së Kosovës për shpjegime. Anëtarë të këtij Bordi të Partisë ishin Gjoko Pajkoviç, Pavle Joviçeviç, Çedo Topaloviç, Ismet Shaqiri, Kol Shiroka, vëllezërit Nimani, dhe Mehmet Hoxha”.

“Si anëtarë të bordit, këta njerëz nuk donin të bënin të ditur se ka pakënaqësi në Kosovë, dhe përveç kësaj, ata nuk dëshironin të humbin kohë në korrespondencë të gjatë. Në përgjigjen e tyre ata ka gjasa që kanë thënë se popullata është e etur për të bashkëpunuar me serbët në ndërtimin e socializmit në Jugosllavi dhe se është besnike ndaj Marshallit Tito dhe Partisë. Si rrjedhojë, radio dhe shtypi kishin theksuar situatën e mrekullueshme të krijuar në Kosovë dhe në Serbi nga njerëz me mendje dhe aftësi të jashtëzakonshme”.

23 komente në “Raporti i CIA-s, 1953: Kur Shqipëria e Enver Hoxhës u mashtrua nga jugosllavët dhe si u zbeh progresi i bashkimit me Kosovën”

  1. Historia says:

    Nga 44 deri me 48 jugosllavia ishte ne lufte civile, pikerisht Serbia. 200 mij cetnike serbe u vrane nga Titoja me arsyhen se ishin bashkepunetore te nazismit. Cfare duhet te bente Titoja te falte nacionalistet koqevare qe luftonin per Hiterin me 1944 ndersa ai vete fshihej ne bunkerin tij ne Berlin?
    Jugosllavia pati 1 milion e gjysem te vrare nga te gjitha etnicitetet. Si per ironi cetniket ishin ne aleace me nazistet dhe kerkonin nje serbi e kosove te pastruar entinikisht, vetem me serbe.
    Kosova u la nen jugosllavi nga fuqite e medha pas luftes Amerika, Britania dhe Rusia. Enver Hoxha nuk kishte asnje ndikim ne jugosllavi e jo me te kontrrollonte ngjarjet aty, biles edhe ne shqiperi ishte ne lufte te hapur me krahun jugosllave te Koci Xoxes te cilin e vari ne litare.
    Te gjithe keta qe e mbanin veten si nacionaliste nga shqiperia dhe Kosova per turpin e tyre u rekrutuan nga UDB jugosllave dhe sherbimi sektet Serbe dhe pas 45 askush nuk hapi me gojen per Kosoven. Askush!
    Keto dokumenta te CIA vertetojne qe Enver Hoxhes koha i dha te drejte. Analfabetet qe i keqinterpretojne apo ndryshojne fjalite qellimisht dhe skuthat qe duan to bihen qylit sic i kane 30 vjet me fondet per dikomunizmin jane tjeter gje.

    1. Tahipi says:

      Deri ne vdekje me e per Enverin api jo? Qelbanik e bastard. Te gjithe ju bijte e kurvave te kuqe. Asgje ska per te ngelur nga ju. Asgje. Fjale per fjale, e gur per gur do ta zmontojme genjeshtren 50 vjeçare qe ndertuat. E ju ndyresira do te mohoeni pike se pari nga te pjellet tuaj bastarde

      1. Tanguli says:

        Te dhemb bytha nga huri i gjate qe ke brenda, o pinjoll halabak i kolaboracionisteve?
        Epo do te te dhembe ne perjetesi …

    2. Arbeni says:

      Pak para se te perfundonte lufta, mijera cetnike brenda nates u bene partizane. Cetniket dhe partizanet serbe i lidhte e njejta ideologji, urrejtja kunder shqiptareve. Keta ish cetnike se bashku me partizanet e Titos vrane dhjetera mijera shqiptare te Kosoves. Turpi me i madh eshte se ne keto masakra kontribuan edhe partizanet e Shqiperise ne krye me idiotin Shefqet Peci.

      1. Historiani says:

        Po te mos ishte per Titon nuk do ngelte kembe shqiptari ne Kosove. Tito vrau 200 mij Serbe cetnike, i shfarosi nga faqja e dheut. Cetniket ishin aleance me nazistet se bashku me keta koqevaret nacionaliste. Njerez me idiote nuk ka pare historia, kur hitleri ishte ne bunker keta krijonin batalionin “skenderbeg”. Do shpetonin keta Hitlerin? Hahahhaha Keta qe mire e tha ai gjenerali gjerman sa shikonin nje avion mbushnin breket te qelbnin era.. ende su ka ikur as sot.

        Boll hengret e pite, e mbushur xhepat me parate e donatoreve per anti komunizmin. Nuk keni lene fonde pa vjedhur e arkiva pa shqyher. Nuk lahet moti me shampanj thote populli.. Do zoti hap arkivat edhe zotet tuaj ne Beograd. Keni 30 vjet qe beni propaganden e tyre. Pakice e frustruar menderisht. Doni apo nuk doni Enverit i ka dhene te drejte koha. Keto 30 vjet jane shume here me keqe.

        1. Arbeni says:

          Njeriu me idiot eshte Enver Mugosha i cili dekoroi antishqiptarin me te madh, Aleksandar Rankoviq me titullin “Ylli Partizan”i klasit I.

        2. Ylli says:

          Meqe e ke qejf Beogradin dhe arkivat e tij ,lexo “Marredheniet shqiptaro – jugosllave 1941 – 48” te Vladimir Dedijer dhe do mrekullohesh nga xhevahiret e komunisteve shqiptare ,letrat e tyre per vellezerit jugosllave ,spiunimet qe i benin njeri – tjetrit ,pabesite ,vrasjet mbas shpine dhe intrigat.
          Sa per Titon ,dukesh qe je mjeran se masakren me te madhe kunder kosovareve nuk e ben çetniket e Drazha Mihajlloviçit por partizanet e Druzhe Titos dhe Druzhe Enverit ,me se paku 2000 shqiptare te vrare ne Tivar dhe qindra te tjere gjate rruges Prizren -Kukes – Shkoder – Tivar .
          Meqe flet per para o Kar Idiot ,30 milion sterlina ndihma mori Enveri nga Britaniket dhe ty te mesonte ne shkolle qe anglezet na sollen kepuce me nje pale nr ndryshe e pala tjeter ndryshe….o bij idiotesh dhe kriminelesh.

          1. uhahahaaaaaa says:

            O trupeshk, shko nderro emrin se trute te kane marre malet uahahahahahaaaaaaaaaaaaa

  2. Arbeni says:

    Komunizmi ishte e keqja me e madhe per tere shqiptarine.

    1. I Riu komunisti says:

      Cfare do te thote “komunizem” o analfabet?

  3. emigranti says:

    Eshte shume e vertete se Enver Hoxha bashkepunoi me jugosllavet per shuarjen e endrres se shqiptareve per bashkim kombetar.
    Shqiptaret nga Kosova qe arratiseshin per ne Shqiperi pasi perndiqeshin nga regjimi I Titos, fillonin nje kalvar tjeter vuajtesh ne vendin meme duke u burgosur me akuzua absurde ” si bashkepuntore te serbeve ” dhe disa nga ata u rekrutuan per te akuzuar shoket e tyre.
    Nje tjeter vecori e asaj kohe ishte trajtimi dhe perbuzja qe regjimi Hoxhist ibente ” kosovareve ” dhe ” cameve ” , kur ne dukje shane ” revizionistet jugosllave ” e ” monarkofashistet greke “, te cilet isiguronte : – te paret se nuk do te shpetonte asnje I arratisur nga Kosova dhe te dytet se ” camet ” do te trajtoheshin si qytetare te dores se dyte, te pabese e tradhetare dhe minoritaret greke trajtim me te mire se vendasit.
    Me nje fjale siguronte si jugosllavet edhe greket se Shqiperia I kish hequr nga defteri shqiptaret e Kosoves e Camerise.

    1. Xhaxhi says:

      Pse si more ti o derdimen Kosoven dhe Camerine pas 90 meqe te pengoi Enveri per 40 vjet? Po keta trimat cfare ben pas 1945 apo meqe u vune ne sherbim te UDBs dhe sherbimit grek i ben motin ne koke bashkimit kombetare.

      Cameve dhe kosovareve ju dha tokat me te mira ne bregdet dhe tokat ne pjellore ai Enveri i keq. Apo mendon se ishin toka pa zot ato? Enveri therrte djalin e vet per parimet e jo me te pirdhte per te tjeret brenda apo jashte shqiperise. Koha i dha te drejte.

    2. u dhime duke qesh says:

      O emigrant bojaxhiu, sado i trashe te jesh nje cilesi do ta kesh,prandaj mbaje vath ne vesh dhe ne bythe nje cope presh!

  4. Ate-Kohe says:

    Nje “Informacjon” i Bere nga ata qe e Tradhetuan Kosoven…
    ju hedhin te gjitha Fajet Komunisteve Shqipetare qe me 1945-en,se paskan edhe “Miratimin” E enver HOXHES…..gjepura me bishte..ku vete ate KOHE Shteti Shqipetare nuk ishte i konsoliduar,dhe Enver Hoxha ishte kukull ne duart e Jugosllaveve..
    1-Fakte eshte se ishin Serbet ata qe Vrisnin mbas Shpine Aktivistet Shqipetare te Bashkimit Kombetar….dhe po te shohim ne Paragrafin e fundit,qe thote se Komiteti Qendrore i Jugosslavise do te kerkonte Informacjone nga Drejtuesit e Kosoves…Antare te bordit Drejtues ishin te gjithe Spiune te OZNAS(Ish UDB)…ku Vellezerit Nimani spikasin si dhe @@Cedo Topallevic ka qene per shume vite nje nga Drejtuesit e UDB-s ne Kosove,si dhe nje nga Zbuluesit dhe themeluesit te Agjentures Serbe kunder Shqiperise me Dege ne Kosove….
    2-Informacjoni i CIA-s eshte i Dobet,dhe i dhen nga “Antikomunsitet” Kosovare,qe ne te njejten kohe ishin edhe Agjente te UDB-s..

  5. Trapi says:

    Eshte nje shkrim “diversion” kunder historise sone. Ngaterohet me qellim lufta qe pinjolle te fashizmit dhe qeverise kuislinge, bene kunder shtetit te ri Shqiptar. Dokumentat nuk jepen ne orgjinal por jane koment i tyre. Ne fund me dashakeqje pershkruhet Jugosllavia. Jo pa qellim harohet se Tito nuk ish serb dhe ai kish kontradita te tmerrshme me Serbet. Ne kete kontekst harohet se edhe historia e Kosoves apo Bashkimi yne Kombetar shihej si lufte edhe e Titos kunder hejemonizmit serb. Me keqedashje barazohen serbet me kroatet…

  6. Taulant says:

    Enver Hoxha ishte produkt i ideologjise komuniste apo me sakte produkt stalinist i saj.
    Si i tille ai do urrente gjithcka kombetare prandaj edhe urrejtja per Kosoven dhe Camerin do ishin paresore.
    Enveri masakroi Shqiperin e jo me Kosoven e trojet e tjera jashte.
    U zgjodh prej Serbeve per qellimet e tyre anti Shqiptare.
    Ai tejkaloi edhe planet me optimiste Serbe e Greke per nje Shqiperi te varfer e te mjeruar .
    NJe Shqiperi e raskapitur ishte modeli me i mire per te asimiluar Shqiptaret jashte kufijve te atdheut.
    Gjithe Kosova e kuptoi qe ne 1944 se ku po e conin budallenjt Shqiperin.
    Prandaj komunizmi ne troje nuk pati asnje perkrahje.
    Fatkeqesisht ketej nga ne gjeti shume budallenj.
    Respekt per Xhafer Deven e Ballin Kombetar qe ishin kaq largpames e kuptuan qysh ne 1943 ku po e conte vendin kjo koler.

    1. KL says:

      Taulant, ke rrjedhur fare.
      Po te ishte se Shqiperia do mbeshteste Xhafer Deven dhe jo partizanet, ne do ishim ne anen e zeze te historise dhe ashtu do kishim edhe fatin tone. Rreshtimi i Shqiperise ne anen e fitimtareve beri qe Shqiperia te ekzistonte. Ketu nuk po flasim se si ajo perfundoi ne kampin socialist por e rendesishme te theksohet eshte se po te ishte ne anen e fashizmit dhe te Xhafer Deves, Perendimi do e ndante copa copa, Shqiperine qe gjithmone ka qene me breke neper kembe dhe ne anen e gabuar te historise…
      Gjysmen do e merrte greku dhe pjesen tjeter aleatet e rusit. Thirri mendjes or Taulant po qe se te ka mbetur nje pike gjak shqiptar. Mos ngaterro komunizmin me luften. Me siguri ti do jesh pinjoll i atyre qe kane tradhetuar interesat tona jetike, nen idene e ideve te medha, njelloj sic bejne gjithe spiunet ne bote. Kampion eshte Saliu qe duke qene edhe komunist i shkerdhyer, sot eshte bere demokrat i paparmbajtur, ne lufte me Ameriken. Edhe ti Taulant nuk gezohesh qe Shqiperia u rreshtua ne krah te fitimtareve, ne krah te Amerikes dhe aleateve. Ti do doje qe ajo te perfundonte ne krah te fashisteve sepse ata “bashkuan Shqiperine dhe Kosoven”. Mire ke por, dhe fashizmi jo vetem vdiq por edhe Gjermania u coptua. Gjermanetsi rrace superiore, ne krahasim me rracen tende, e bashkuan prape Gjermanine sepse mohuan fashizmin…ti je akoma me fashizmin… Mase ideollogjikisht ke te drejte, por praktiksht do ishje i vdekur si shqiptar. Do ishje bere grek apo malazes….Zoti na ndihmoi qe ne dolem fitimtare dhe Amerika bashke me Evropen nuk menduan te na coptonin, sic kemi pasur historine tone ne shekuj…

    2. qe te kuptosh says:

      Taulant KATUNARi, Kosova dhe Cameria ju dhane fqinjeve nga Fuqite e Medha (Anglia, Franca, Rusia, Italia, Austria, SHBA) ne vitin 1913!
      Enveri ne 1913-n ishte 5 vjec, o RROT CARI!

  7. iksi says:

    O ju te C.I.A. -s a keni qene ne anderr ju kur keni thene qe e la Enveri dhe komunistat kosoven ne dore te Titos , po ju nuk merrkeni vesht fare nga politika . Po kush i caktoj kufit Enveri apo Rusvelt Stalin Çurçill , kush e krijoj Jugosllavine Enveri apo fuqit e medha o injoranta .Po kur e ka patur Enveri Kosoven qe ja dorzoj Titos o injoranta . Po si ka mundesi qe nje gje qe nuk e ke e te akuzohesh qe e ke shit , si u shitka nje gje qe une nuk e kam apo ju te cias i beni .Se duke ju ndigjuar dhe lexuar ju atehere fillojne e bertasin edhe keto budallinjt tone dhe medjat e jazaneve .

  8. Albani says:

    Vetëm IKSI ka të drejtë të tjerët po flisni pa fakte me inat. Politika nuk bëhet me inate por me interes dhe ketë bënë Stalini, Ruzvelti dhe Cherchili në Jallët dhe askush nu ka pas guxuim të iu kundërvihen. tjerat janë përrala.

  9. Nik says:

    Nuk jemi studjues tè mirfillt tè historis dhe tè komentojm gjepura por shprehemi nè baz tè dokumentave qè paraqesin arkivat.Lufta Naçl,,, ishte sukses dhe merit e popullit i cili rrembeu armet dhe luftoj per çlirimin e vendit .Metoda e represionit nga ana e fashokomunistit e,hoxha mbas çlirimit i kaloj pèrmasat e terrorit edhe ndaj krimeve staliniste.Ne kohen e pushtimit Kosova lulezoj nga ana e shkollave shqipe por me mbarimin e saj çdo gje u shkri si bora ne diell.PKK shqiptare e formuan jugosllavet sepse ata u ishin instruktoret dhe pergatitjes se komunizmit ne shqiperi,biles Tito tentoj qe te fuste edhe shqiperin si republik e shtate e jugosllavis.Nen trysnin e jugosllaveve dhe agjentures se vet kunder pushteti qendror ne shqiperi e,hoxha e m,shehu gabuan ne menyre te pa falshme ndaj nacionalisteve ne kosove dhe shqiperi,lind pyetja perse?Kemi shembullin konkret tek fqinjt tane italian te cilet kryen nje far amnistie me mbretin Vittorio dhe qeverin e Badoglio.Neqoftese e,hoxha do te vepronte vetem kunder nacionalisteve qe kishin lyer duart me gjak dhe bashkepunuar me pushtuesit mendoj se paqja do te triumfonte si ne shqiperi por ndodhi e kunderta,denoj çdo lloj nacionalizmi dhe demtoj shume nacionalizmin kosovar .Kosovaret qe perpiqeshin sadopak per indipenc nga ana e serbeve u ndodhen midis dy zjarreve,nga njera ane i perndiqte e,hoxha dhe nga ana tjeter serbet me politikat e represionit.Hapi i gabuar i e,hoxhes ishte zgjedhja e kampit socialist i cili demostroj nje far zhvillimi por ndau perfundimisht kosoven nga shqiperia kurse Tito furbo zgjodhi bashkepunimin me socialistet por edhe ameriken.Kulti primitiv i e,hoxhes i cili ngriti ne qiell emrin e vet duke eleminuar edhe intelektualet shqiptar ishte nje vetvrasje per mbar inteligjencen e kombit,keshtu u mbyllem brenda kufive tane duke u izoluar dhe nga ana tjeter popullsia shqiptare nga ana greke,emaqedonis,kosoves,mali i zi u fshi njeher e pergjithmon nga agjenda e politikes se jashtme shqiptare.Shanset tona i humbem ne 1945 en qe nuk u hodhem ne perendimin dhe e dyta ishte ne 1984 en me viziten e Shtrausit qe nuk e shfrytezuam menjeher per hir te idealeve idiote .

  10. taso kume says:

    Habitem me HISTORIANIN ,kur DULLA jone bashkepunonte me TITON ,pse SHqiptaret e Kosoves nen JUGOSLLAVINE mos te punonin per inteligjencen e vendit te tyre U,D,B ne???.Megjithate e kam theksuar Europa dy dhelpra ka patur nje ne perendim Curçillin,dhe nje ne lindje Titon,ky joni u be shembelltyre e te tjereve pa nje ide te tijen se na vinte dhe nga Franca,na lidhi me armiqte shekullor SERBO-KROATET,RUSET,KINEN,thone dhe me XHibutin e AFRIKES.

    1. ca po thua says:

      O Taso o analfabet funksional, e ke mbaruar filloren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje