Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 46-vjeçarit në Vlorë: Gjendet një sëpatë pranë trupit të pajetë

19 Shkurt 2022, 12:37Kronika TEMA

Altin Alikaj, 46 vjeç, kishte dy javë që nuk komunikonte me familjen e tij dhe 8 ditë i zhpallur i humbur.

Ai është gjetur këtë të shtunë i pajetë. Ka qenë nëna e tij, e cila e ka gjetur sot 46-vjeçarin pa jetë brenda shtëpisë së tij, e cila ishte vetëm pak metra nga shtëpia e prindërve të tij.

Në shtëpinë e viktimës janë helmuar më herët qentë e komshinjve, është prerë automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Familjarët kanë ngritur dyshime se 46-vjeçari mund të jetë vrarë, kjo pasi në kokë e në trupin e tij janë gjetur shenja dhune, të çara e fraktura. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morg, ku aktualisht po merret mjekësia ligjore.

46-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. 46-vjecari jetonte vetëm, ndërsa prindërit shumicën e kohës jetonin në Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje