Teuta ka fituar takimin e raundit të 21-të të Abissnet Superiore, në një takim që në fakt është dominuar nga Dinamo.
“Blutë” e kryeqytetit e nisën furishëm këtë sfidë, por u ndalën në minutën e 11’ nga Emiljano Vila, i cili pas një asisti nga Rubin Hebaj, i dhuroi golin e avantazhit durrsakëve dhe shënoi për herë të parë për këtë sezon.
Më pas Dinamo do të vazhdonte të mbante kontrollin e ndeshjes, duke krijuar shumë raste, me disa prej tyre të pritura nga portieri Dema, e me pjesën tjetër që nuk shkuan në destinacionin e duhur.
Pjesa e dytë e takimit u kontrollua sërish nga “blutë”, Denisson, Ibraimi dhe Haxhiu tentuan në disa raste që të shënon, megjithatë asnjëra prej këtyre goditjeve nuk ishte e suksesshme.
Pas kësaj ndeshje Teuta renditet e gjashta me 24 pikë, teksa Dinamo renditet i nënti me vetëm 19 pikë të grumbulluara.
Kjo ndeshje e zhyt akoma më shumë në krizë ekipin e Dinamos, që mundet për të katërtën herë radhazi, teksa Teuta merr fitoren e parë pas dy humbjeve dhe i shpëton zonës së kuqe të renditjes.
normale qe dinamo del nga kategoria me ata lojtare qe afroi shkembi traineri i madh ai beri merkaton dhe drejtoi ekipin 20 jave.Mire ti behet shefit te madh se tha qe edhe nga kategoria te zbres nuk e heq shkembin ky eshte perfundimi.Aq i pa zoti ishte ky trainer sa nuk ishte ne gjendje te dallonte kush vlen dhe kush nuk vlen nga lojtaret.Largoi Skuken qe ishte i vetmi qe mundet te shenoj dhe mbajti ca te tjere qe kan 21 jave qe luajn regullisht dhe nuk kan shenuar asnje gol.Fajtor i vetem eshte shkembi .Devolli qe ka ardhur ska cfare te bej .