Kuvendi hedh shortin për anëtarët e KLP dhe KLGJ

21 Shkurt 2022, 20:19Kronika TEMA

Nënkomisioni i Ligjeve hodhi sot shortin e tretë për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që zgjidhen nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor u përcaktua Ilir Rusi dhe Yllka Ruka, ndërkohë në garën për dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbeti si kandidate vetëm Mirela Bogdani. Pas nxjerrjes së emrit të Mirela Bogdanit, Bushka njoftoi se vendi tjetër rishpallej vakant.

Por kjo u kundërshtua nga Partia Demokratike, e cila nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi akuzoi Kuvendin dhe bëri të ditur se këtë procedurë do e ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje