Një grua 55-vjeçare dhe një vajzë vetëm 7-vjeçe mbetën të plagosura në kryeqytet, pasi u përplasën nga një automjet.
Burime zyrtare të policisë thonë se arrestuan shoferin e makinës, ndërsa sa i përket të plagosurave, ato ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“D. M., 27 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar shtetaset L. D., 55 vjeçe, dhe D. D., 7 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat.