Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se edhe pas miratimit të projektvendimit për inceneratorin e Elbasanit, ekipi që ai drejtonte në atë kohë kishte sugjeruar një formulë tjetër për nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, që nuk u ndoq nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.
“E kam shumë bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Ky ishte mendimi i ministrisë së Financave: të vihej në punë, të shihej eficienca, madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë eficiencën, jo Ministria e Mjedsit. Por këto janë çështje të negociatave”, tha Cani gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor të inceneratorëve.
“Ministria e Financave gjithnjë është konservatore. Fëmija kërkon akullore, por kryefamiljari nuk ka lekë për bukë… Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëjë ose jo këtë. Sepse ke edhe një kundërpalë përballë. Dëshira e Ministrisë së Financave ishte kaq, nuk mund të them që duhet t’ia vinim kusht. Formalisht i kishin plotësuar kërkesat, por i thamë negocio, por mundësisht të paguash në fund”, shtoi Cani.
“Hakmarrja” e Canit
Në 16 shkurt 2016, ministri i Financave Shkëlqim Cani u shkarkua nga detyra. Largimi dukej i papritur për këdo, edhe për Canin vetë. Një ditë më parë, këshilltari i tij për mediat kishte planifikuar një intervistë televizive për shefin. 15 minuta para se lajmi i shkarkimit të bëhej publik, këshilltari e telefonoi gazetaren për t’i thënë që intervista do të ishte e pamundur.
Shkëlqim Cani ishte një “burokrat” par excellance, i papërfolur për korrupsion dhe një ministër pak i sulmuar nga opozita. Çfarë e detyroi Edi Ramën ta largonte nga detyra dhe ta zëvendësonte me Arben Ahmetajn?
Asokohe, vetë Rama hezitoi të komentonte. Më 1 mars, në një emision televiziv u zhvillua intervista e mëposhtme mes kryeministrit dhe moderatorit Enkel Demi.
Pse ndodhën ndryshimet në qeveri?
Rast pas rasti, sipas rastit. Ka pas disa ndryshime rast pas rasti.
E pranoni se keni bërë gabim me zgjedhjen e Canit?
Jo fare, ai ka bërë punë të lavdërueshme në një periudhë shumë të vështirë dhe në përballimin e një sfide të madhe.
Sot, ish-ministri Shkëlqim Cani ishte në komisionin hetimor të inceneratorëve për të dhënë shpjegime, sidomos mbi faktin, se pse ai kishte refuzuar të firmoste ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Cani është një lloj “heroi” pozitiv i punës së komisionit, i vetmi që ka refuzuar të firmosë një vendim, sipas opozitës, krejtësisht korruptiv. Në komision, mes të tjerave, u zhvillua ky dialog.
Tabaku: Procedura ka nisur me një kërkese të Lefter Kokës drejtuar jush. Ju me korrektese i jeni përgjigjur që ky projekt nuk ka asgjë të nevojshme pasi nuk janë plotësuar kushtet dhe kriteret.
Cani: Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore. Është normale që ne të kryenim kështu.
Pavarësisht se u shpreh se nga pikëpamja emocionale, personale, ai e kishte të vështirë të shkelmonte mbi dikë të shtrirë në tokë (figurativisht për Lefter Kokën) Shkëlqim Cani në fakt, ekspozoi të gjithë procedurën antiligjore që është ndjekur, së paku në rastin e Elbasanit. Ai nuk u përpoq më kot të justifikonte skandalin se si 2-3 vetë me duar në xhepa dhe me kompani pa kapital, përfituan kontrata multimilionere.
“I mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton. Dëmi Shqipërisë i vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, e mbylli dëshminë e tij Cani, që këtë të hënë pati hakmarrjen e tij për ata që e hoqën si ministër.
Eh mor Edi Rama ste pelqente prefesionisti te duhej ai idioti qe ka mbaruar per anglisht dhe kostot i paguan populli .
Profesionisti nuk korruptohej nga Rama.
Ka nje fare dinjiteti.
Shkova ne fushate me profesorin dy here ne Zerqan.
Njeri fantastik; thjeshtesia dhe mecuria ishin njelloj per nga madhesia.
Kte prandaj e shkarkuan atehere
Kush eshte profesionist, Cim Cani qe kishte ne resume kur ishte guvernator qe kishte mbaruar kolegjin ne USA. Ai eshte nje komunist i qelbur qe dhe banken e ka drejtuar me menyrat e partise. I dha licencen Credit Bank, pyeteni se kush eshte pas kesaj Banke. Eshte me i korruptuari se te gjithe.
te korruptuar jane keta palacot e bibat e Rilindjes, Cim Cani eshte nga ajo lejade intelektualesh e politikanesh qe nuk i vjen me Shqiperise…
Duhet te jete rregull ,dhe ligje qe per te stabilizuar nje here e pergjithmone reformat ,apo apaltet e koncesioneve ,duhe te largohen kryeministrat ,ministrat ,dhe te jene vetem tekniket ,e qeverise ,dhe njerze kopetente te digasterit financiare .Rama munde te ndertoje edhe gratacele ,si kryeminister ,pore per fatin e keqe te Ramushit ,duhet inxhinieri ,dhe gjeometri.Perse kryeministeri duhet te beje c’do role te ministrave te qeverise ,ministrave te dale nga tajaret e ketije kryeministeri ,….Si ka mundesi qe te gjithe ministrat bejne rolin e gagacit ,dhe nuke i kerkojne llogari kryeministrit qe te japi fonde per familjet ne nevoje .Nuke e kuptoje se c’fare roli luan ministeri ne digasterin ku ai qendron ,kure nuke i degjohet zeri nga kryeministeri ….. Lefter Koka nuke e beri kurre vetem kete skandale ,pore e ka bere ne prezence te ministerit te finances ,dhe kryeministerit…….Shpresojme qe te kete ndonje vidio ky Koka si puna e te ndjerit DRITAN PRIFTIT ,per ta bere edhe kete ishe minister presidente te atije vendi .
Fakti qe fill pas shkarkimit nga detyra e ministrit te financave Shkelqim Cani u miratuan inceneratoret, tregon se Rama eshte prapa ketij tenderi korruptiv.
Prandaj ne vend te profesionistit Cani, Rama emeroi te korruptuarin joprofesionist Arben Ahmetaj.
Le ta tregoje veten SPAK-u se eshte i pavarur dhe dhe do ti shkoje deri ne fund shperdorimit te parave te taksapaguesve shqiptare nga politikanet tane te korruptuar.
O Tahir s’po n’a thu ndonje te re, se te gjithe keta (nga te gjitha anet qofshin blu, te kuq apo roz) nje m#t jane, te gjithe jane profesionista te specializuar per te mbushur xhepat e tyre. Pranda per te zgjidhur problemin, te gjithe Politikaret tan duhen futur ne nje anije dhe t’a fundosesh ate mu ne mes te oqeanit…
Skëlqim Cani u cilësua si socialisti i fundit në qeverinë Rama 2013 – 2017. Dihej se ishte edhe profesionalisht i përgatitur dhe i panjollosur. Kishte krijuar emrin dhe reputacionin e tij. Ndofta pikërisht për këto arsye u hoq nga Rama. Zullapi i Gjatë nuk i ka qef të përgatiturit. Njerëzit që mendojnë me kokën e tyre dhe nuk i bëjnë hosana atij. Aq më shumë që Shkëlqim Cani ishte i pakorruptuar dhe socialist i vërtetê. Pra e kish mbushur kupën.
Prokuroria ti shkoje deri ne fund abuzimeve me inceneratoret dhe hajdutet apo/dhe abuzuesit te marin denimin penal te merituar. Nese ne rjeten e prokurorise me fakte do te perfundojne edhe zyrtare te tjere te larte, pervec lefterit, Rama duhet ta mendoje serozisht dhenien e doreheqjes si kryeminister.
Sakte sic thote parashkruesi, mesues anglishte do te drejtonte financat e Shqiperise, ky qe thote, une u ngrita dhe I dha mendim jo z.kryeminister Nano per nje ceshtje, pra ky ti flasi nje financiers te diplomuar.
Nje professor si Cani, njeh politikat prej vitesh, sot tregoji qe eshte njeri njeh rregullat kur paraqitesh si deshmitar ne hetim, ndersa te tjeret deshmitare ishit pacavure me nje fjale (ironi, tangerllik dhe ngerdheshje dhe arrogante apo naiv nga frika e se vertetes para popullit ne vecanti Ahmetaj (hajduti firmos koncensionet, tenderave,privatizimeve etj), Balluku (ministre smerr pergjegjesi), fundit Sako (arrogante, gruaja e pronarit Mektrin Motors tregon te japi llogari ne 6 Mars, se kishte merak, per parate e burrit) Komisioneret nga te dy palet, s’kishin aspak seriozitet ne komision hetimor (jeni te diplomuar dhe te votuar nga qytetare), ti kerkonin llogari dhe pergjigje koncize, jo te merrnin pergjigje, nuk kam qene apo jo kam urdher te mos pergjigjem nga Spak.
Ndersa flet dikush ne keto komente, pse Cani ka dhene license Credins Bank, normal ia ka dhene nje njeriu te mencur si Santo, sot ai eshte I vdekur, dhe e menaxhojne skarpalliu (kapterri) me mundesin Meta, familja Berisha pastron parate.
Amerika duhet ti sekuestroje parate hajduteve, pastaj burgun te gjitheve keto hajduter, ndryshe Shqiperia nuk behet si shqiptaret duan.
Fillimi i fundit te Rames.Gjithollogu piktor