Ministria e Financave i del në krah Transporteve për shtrenjtimin e biletave: Rritja e çmimeve për qytetarët do jetë e përkohshme, sektori ka qenë i goditur fort dhe duhet mbështetur

22 Shkurt 2022, 10:39Sociale TEMA

Një ditë pasi Shoqata e Transportit paralajmëroi se do të ndërpresë shërbimin në 1 mars për shkak të rritjes së çmimit të naftës ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Financave, e cila thotë se se pritet të ulen në tryezën e diskutimi me Shoqatën e Transportit.

Teksa u shpreh se rritja e çmimit të naftës është tranzitore dhe jo e qëndrueshme, ministrja theksoi se mund të ketë dhe një vendimmarrje lidhur me kërkesat e Shoqatës së Transportit, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

“Ne do t’i marrim në shqyrtim kërkesat e shoqatës së transportuesve. Ministria e Financave ka filluar një konsultim të brendshëm sa i përket rritjes së çmimeve. Ne mendojmë e besojmë se rritja e çmimeve do të jetë tranzitore, por jo e qëndrueshme. Nuk mund të ndërhyjmë në nisma për efekt të luhatjes së çmimeve, që kanë ndodhur dhe më parë e do të ndodhin dhe në të ardhmen. Për sektorë të veçantë mund të diskutojmë mbi efektet që këto sektorë kanë nga rritja e çmimeve. Patjetër që do të kemi tryeza konsultative me sektorin përkatës, për të diskutuar mbi ecurinë e tyre, mbase dhe për të marrë një vendimmarrje. Sektori i transportit ka qenë i goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditjen që sektori ka pasur. Ministria e Financave ka mbajtur një qëndrim mbështetës, e ka stimuluar sektorin, duke e nxitur në mënyrë që të mos vuajë pasojat e krizave. Ne presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme”, theksoi ministrja Ibrahimaj.

2 komente në “Ministria e Financave i del në krah Transporteve për shtrenjtimin e biletave: Rritja e çmimeve për qytetarët do jetë e përkohshme, sektori ka qenë i goditur fort dhe duhet mbështetur”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Une nuk mbaj mend qe cmimet ne Shqiperi pasi jane rritur nje here, te ulen me pas. Sot ne burse cmimi i naftes u rrit me 4 USD te tjera. Vetem ministria jone e Financave eshte optimiste se cmimi do bjere. Qyfyret e zakonshme te hajvaneve qe drejtojne kete shtet. Me pak fjale ne presim se cfare do ndodhi se vete nuk ndertojme dot strategji me qellim perballimin e situatave te tilla. Meqe ra fjala kur cmimi i naftes ishte i ulet a ju kujtohet qe shoqerite e transportit te kene ulur cmimin e biletave?

  2. SalehBisha says:

    Nga UKRAINA mora vesh se në Skiperi transporti Urban do jetë “përkohësisht” gratis”falas” m.q.s. qmimi i Ujit qi quhet nahaftë PËRKOHËSISHT do “qëndrojë” stabile.
    Këtë e tha PUQINInë NEWS55.??????????????.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje