Edi Rama: Unë s’kam lëshuar asnjë ministër, por jam i pamëshirshëm me ata që më tradhtojnë

23 Shkurt 2022, 18:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, foli gjatë dëshmisë së dhënë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, në lidhje me akuzat për lëshimin e ministrave me të cilët ka bashkëpunuar, duke i çuar përpara drejtësisë.

Rama u shpreh se ai nuk lëshon njeri, por është i pamëshirë me personat të cilët tradhtojnë misionin e tij dhe bëjnë nga mbrapa krahëve punët e veta.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se ata e që e njohin e dinë që për atë nuk ka rëndësi leku, por ka vetëm një gjë që është “emri”.

“Për mua ka vetëm rëndësi vetëm një gjë, emri. Dhe prandaj jam shumë i prerë, nuk është punë lëshimi njerëzish. Unë nuk lëshoj njeri deri kur asnjeri nuk më lëshon mua.

Në momentin që më lëshon mua, misionin tim dhe skuadrën time, dikush, që nga mbrapa bën punët e veta, nuk kam asnjë mëshirë unë në këtë rast, të jemi të qartë”, tha Rama.

2 komente në “Edi Rama: Unë s’kam lëshuar asnjë ministër, por jam i pamëshirshëm me ata që më tradhtojnë”

  1. Rama, një diktatoruc i neveritshëm. says:

    Kështu flet vetëm një kryetar bande mafioze, i cili në vënd të fjalës ‘bandë’ përdor fjalën ‘skuadër’. Kështu nuk mund të flasë k/ministëri i një vëndi që ju ka premtuar qytetarëve pjesmarrjen në sistemin bashkohor qeverisës.

  2. tahiri says:

    Rama ti je i deshtuar te kemi besuar se thame qe erdhi nje qytetar, por ju jeni ordiner. Ne 8 vite nuk ndertuat nje institucion te besueshem por vetem institucione militantesh. Koha jote ka mbaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje