FOTOT: The Weeknd shihet duke u puthur me mikeshën e Bella Hadid

23 Shkurt 2022, 16:04Lifestyle TEMA
FOTOT: The Weeknd shihet duke u puthur me mikeshën e Bella Hadid

The Weeknd u pa duke puthur të dashurën e përfolur së fundmi në media, Simi Khadra, në festën e ditëlindjes së tij në Las Vegas, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të re.

Këngëtari dhe Khadra u panë duke u puthur rreth orës 2 të mëngjesit në festën e tij të mbushur me yje, sipas videos së kapur nga TMZ.

As The Weeknd dhe as Khadra nuk dukej se po mundoheshin ta fshihnin dashurinë për njëri-tjetrin, megjithëse të dy vendosën syze dielli për festën që u mbajt në ambient të brendshëm.

Thashethemet se The Weeknd po takohej me Khadra filluan të qarkullonin në fillim të këtij muaji pasi ata u panë në disa takime darkash së bashku në Los Angeles. Megjithatë, një burim tha në atë kohë se ata “nuk po takohen” dhe se “kanë qenë miq prej vitesh”.

Khadra, e cila është pjesë e dyshes së DJ Simi Haze, dukej se ishte mikeshë e ngushtë me ish-të dashurën e The Weeknd, Bella Hadid dhe madje ka postuar disa foto me top modelen në Instagramin e saj. The Weeknd ishte në lidhje me Hadid nga viti 2015 deri në vitin 2019.

2 komente në “FOTOT: The Weeknd shihet duke u puthur me mikeshën e Bella Hadid”

  1. anticensurë ??? says:

    mos mor?????
    e paska puthur??
    nuk e keisha menduar kurrë në ngjë të tillë!

    1. Bathorelix tok xanësi says:

      Po ore po !
      Në 2 të mëngjesit!
      Kēto janë lajme nuk ke çi thua!
      Ahahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje