Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, patën një bisedë telefonike sipas burime diplomatike për të përditëshmen “Corriere della Sera” pasditen e së enjtes.
Kuleba, në lidhje me episodin e mëngjesit të sotëm, i shpjegoi Di Maio-s se mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit, Mario Draghi, kishte patur “vetëm një keqkuptim”.
Çështja do të zgjidhet “shpejt, le të organizojmë një telefonatë” midis Draghi-t dhe Zelensky-t, shtoi – sipas të njëjtave burime – ministri i Jashtëm i Kievit.