Rusia ka humbur 2800 trupa ushtarake në Ukrainë

25 Shkurt 2022, 18:00Bota TEMA

Një numër prej 2 mijë e 800 ushtarësh rusë mund të kenë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, vetëm 36 orët e para të luftimeve në agresionin rus ndaj Kievit.

Shifrat janë deklaruar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar.

Më tej, ajo ka shtuar se rreth 516 mjete luftarake janë shkatërruar. Dhjetë avionë janë rrëzuar dhe shtatë helikopterë janë goditur nga Ushtria e Ukrainës.

Nëse këto shifra vërtetohet të jenë zyrtare, atëherë numri i shtetasve rusë të vrarë deri tani do të ishte 10-fish më i lartë se ai i shtetasve ukrainas, të cilët mendohet se janë rreth 200-250.

1 komente në “Rusia ka humbur 2800 trupa ushtarake në Ukrainë”

  1. Tani says:

    Perralla me nastradin..loll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje