Udhëheqësi i Ukrainës videokonferencë me liderët e BE: Ndoshta është hera e fundit që më shihni të gjallë

25 Shkurt 2022, 16:42Bota TEMA

Presidenti ukrainas, Zelensky ka prekur me fjalët e tij drejtuar liderëve të BE. Mediat e huaja shkruajnë se në një video-konferencë me liderët, ai i ka komunikuar atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që mund ta shohin të gjallë.

“Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë”, mësohet të ketë thënë Presidenti.
Kujtojmë se aktualisht janë duke u kryer luftime në Kiev. Forcat ruse ndodhen shumë pranë kryeqytetit, e nga ana tjetër, ushtria ukrainase ndodhet në gatishmëri për mbrojtje. Sakaq, vlen të përmendet se

Rusia ka propozuar të ketë diskutime me Ukrainën në Minsk të Bjellorusisë, por pikë së pari shteti ukrainas duhet të shpallë neutralitetin. Ukraina nga ana tjetër ka thënë se po konsiderojnë këtë propozim dhe kritikat e tyre janë drejtuar nga vendet e BE, që sipas presidentit Zelensky i kanë lënë të vetëm në këtë betejë të përgjakshme.

3 komente në “Udhëheqësi i Ukrainës videokonferencë me liderët e BE: Ndoshta është hera e fundit që më shihni të gjallë”

  1. Leo says:

    Mo’s u merzit zoteri, Europa te shet e te blen
    Kete pune kane bere me shekuj.
    S do jet Ukraina as e para e as e fundit,fatkeqsisht.
    Sot je.me Ameriken dhe quhesh hero,neser behesh me Putin do quhesh Tiran apo diktator.
    S esht Europa e amerika me e mire se Putini.
    Te gjithe nje.mut Jane.

  2. Sara says:

    e isi si komedian, u be politikan e ndoshta do jete nga te vetmit politikane qe do kujtohet si HERO…
    personalisht mendoj se duhet evakuar si qeveri ne ekzil per te vijuar udheheqjen e rezistences

  3. Zhapik président says:

    Zhapik politika nuk eshte aktrime me président , politika do bythe do vizion ide aleanca ky eshte si bibini i vetefundosjes politika e jashteme do tipa si Edi Rama duhet te jeshe caméléon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje