Ish-kampioni i peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, po bëhet gati të luftojë që të mbrojë qytetin e tij.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia mediatike, Visegrád 24, me anë të një postimi në Twitter.
Në karrierën e tij si boksier profesional, kryebashkiaku numëron 47 ndeshje, nga të cilat 45 i ka të fituara dhe vetëm dy humbje. Ai, në vitin 1995, ka qenë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda dhe disa herë kampion bote në disiplina të tjera.
Më parë, në mediat sociale ka qarkulluar një video, në të cilën shfaqen dy ish-kampionët e peshave të rënda në sportin e boksit, Vitali Klitschko, dhe vëllai i tij më i vogël, Wladimir dhe kanë deklaruar që janë gati të rrokin armët dhe të mbrojnë Ukrainën kundër pushtuesve.
Të dy vëllezërit kanë shërbyer në ushtrinë ukrainase gjatë viteve të tyre të rinisë.
Respekte per keta njerez me dinjitet! Barabitni me keta tanet qe kane vene te kuq buzesh per tiu shmangur disa “rebeleve” gabele ne 97′. U marrin parate shqipareve por jane te fundit bushtra kur behet fjale per dinjitet. Imagjinoni Ramen, Berishen, Meten, Ahmetajn, Bashen, Nanon, Dakon, parlamentin, kryetaret e bashkive te Shqiperise dhe gjeni se cfare ngjyre do ti vishnin fustanet.
Në fotografi nuk është kallashnikov mor Temaxhinj. Është mitroloz i lehtë. Po shqipot e kanë shumë qejf fjalën kallash.
Bravo!
Keta sa here ndesheshin me boksere rus , beheshin si busli qe shikon roben e kuqe , ca muzhike njellorus i shqyenin per se gjalli , anti ruse te betuar te dy vellezerit , nje bravo te madhe , patriote te vertete