Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy erdhi në pushtet në vitin 2019, duke marrë drejtimin e vendit prej rreth 45 milionë banorësh, të shkatërruar nga lufta dhe korrupsioni, pa ndonjë përvojë paraprake politike.Ai fitoi presidencën duke siguruar më shumë se 73 përqind të votave.
I lindur në qytetin industrial kryesisht rusishtfolës të Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore, babai i dy fëmijëve shihej si më i miri për të pasur sukses në misionin e tij dhe pak pasi u bë president, përdori diplomacinë për të detyruar Moskën të shkëmbente disa grupe të burgosurish ukrainas të luftës.
Por vullneti i mirë i presidentit rus Vladimir Putin nuk do të zgjaste, pasi Zelenskyy nuk e ndryshoi politikën e jashtme pro-perëndimore të vendit të tij në favor të lidhjeve më të ngushta me ish zotin e tij, Moskën.
Vitin e kaluar, Rusia filloi grumbullimin e trupave të saj pranë kufijve të Ukrainës me pretekstin e mbajtjes së stërvitjeve ushtarake.
Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara për planin rus për të pushtuar Ukrainën, Zelenskyy u përpoq të ruante qetësinë në vend, duke u bërë thirrje ukrainasve të shmangin panikun.
Megjithatë, ai lëvizi nëpër kryeqytetet e Evropës, duke u përpjekur të sigurojë mbështetje diplomatike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën për të penguar Moskën nga pushtimi.
Të enjten, më 24 shkurt, Zelenskyy u bë presidenti më i cenueshëm i Evropës, pasi Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës nga toka, ajri dhe deti.
Zelenskyy e identifikoi veten si “objektivi numër një” i Rusisë, por ai dhe familja e tij po qendrojnë në Ukrainë.
“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit”, tha presidenti.
44-vjeçari kritikoi gjithashtu aleatët e Ukrainës që nuk i dolën fizikisht në mbrojtje të vendit të tij, duke u kufizuar me mbështetje verbale, financiare dhe diplomatike.
“Ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë,” tha ai në një fjalim me video drejtuar kombit pas mesnate.
“Kush është gati të luftojë përkrah nesh? Nuk shoh njeri. Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO? Të gjithë kanë frikë.”
Përdoruesit e mediave sociale e kanë quajtur atë “një njeri të vetmuar, por i nderuar”.
Al Jazeera
Ky eshte njeri pa shkolle te larte nuk flet anglishte
K vazhduar universitetin per droite jurisprudence dhe ne vitin e trete e ka lene shkollen eshte mare me humore dhe ka lozur nje tele filem ku lozte rolin e presidentit filmi u realizua ne shtepin e ish presidentit Jovanovitc ka pasur financimin dhe mbeshtetjen e tre oligarque te tv ukrainase
Pse flet kot more mik? E kam degjuar presidentin ukrainas ne nje interviste me nje kanal televiziv perendimir dhe fliste shume mire anglisht. Kishte shume theks, por fjalite i ndertonte shume mire.
Te tjerat nuk i di, por me siguri do jene fake news, njesoj si ajo puna e anglishtes.
Zelenski është i vetmuar jo se i pëlqen vetmia, por se ata që do duhej t’i gjendeshin pranë shikojnë bythën e tyre duke i dhënë Putinit të kuptojë pikërisht atë që dëshiron dhe që e trimëron, se kanë frikë prej tij. Kjo lloj vetmie nuk është vetëm fatkeqësi e Zelenskit po edhe e të gjithë frikacakëve të perëndimit.
Zoti “Presidenti”, nuk na duhen ato te dhena qe jep ti ne kete moment se eshte kohe tjeter, por une e shikoj se eshte njeri i vendosur per atdheun e tij se po te ishte ndryshe do ta bente si shume te tjere, te merrte familjen e te ikte dhe ta linte popullin ne meshiren e krykriminelit te çmendur te Rusise, Putane.Shkruani nje fjale persembari qe sadopak te jete ndihme per paqen dhe jo per te treguar
Ben dje ne mbremje dhe nje emisione te kanali Arte france mbi jeten e presidentit ukrainas .
Nese emisioni documentaire ka genjyere po ju genjeje .
SHQIPETARET DIN SHUME SE CFAR NDODH NE KONTINENTE TE TJERA POR NUK DIN CFAR NDODH PARA SYVE TE TYRE. ISHA NE FSHAT TRAGJAS ME NJE TE AFERM QE KA HUMBUR PARAT NE ISH BANKAT MASHTRUSE PIRAMID. KUSHERIU BENTE KOMENTE DHE JEPTE MENDIME PER NGJARJET NE UKRAHINE. NE KOHEN QE BISEDONIM ISHIM RRETH 50 METRA PERBALLE NJE PALLATI KATER KATESH SUPER LLUKSOZ SHUMEMILIONESH I NDERTUAR ME PARA TE GRABITURA NGA ISH BANKAT PIRAMID KU EDHE KUSHUA IM ISHTE NJE NGA VIKTIMAT. NDALA DHE PAK I NERVOZUAR I THASH. TI KE SY TE SHIKISH SE CFARE NDODH MIJERA KILOMETRA LARG NE UKRAHINE POR NUK NUK KE SY TE SHIKOSH KETE PALLAT?! U ZVERDH E THA, KE SHUM TE DREJT POR ATA KANE PARA TE MADHE E KOMPROMETOJNE CDO HETUES E CDO GJYKATES.
Zelezny eshte shembulli i qarte se si e peson nje vend kur zgjedh te drejtohet nga nje Aktor KOMEDIAN, ose shqip – Karagjoz!
I mbushen mendjen Karagjozit se do hynte ne histori si Presidenti qe anetaresoi Ukrainen ne NATO, e tani po i lutet Putinit per bisedime armepushimi.