Sekretari i Mbrojtjes për Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace, ka deklaruar se vlerësimi i shërbimeve të inteligjencës në Britani ka treguar se Rusia dështoi që në ditën e parë, për të marrë ndonjë nga objektivat e saj.
“Dështoi sepse ukrainasit luftuan.
Dështoi për shkak të egos së Putin-it, i cili besoi se bota do ta shihte si një çlirimtar.
Ajo dështoi për shkak të ndihmës vdekjeprurëse që lejoi ukrainasit të sulmonin tanket dhe avionët rusë”, tha ai.
Ben Wallace vazhdoi duke thënë se “kanë humbur rreth 450 persona, pjesë e forcave të armatosura ruse.
Ata kanë dështuar me elitën e tyre Spetsnaz për të marrë aeroportin në veri të Kievit”.
Por ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, deklaroi të premten, se deri më tani janë vrarë rreth 800 ushtarë rusë, që nga fillimi i agresionit që Rusia bëri ndaj Ukrainës.
Gjithashtu raportohen se të jenë shkatërruar më shumë se 30 tanke, rrëzuar shtatë avionë dhe gjashtë helikopterë rusë.
Jeni ber si hosteni dikur
Tamam si dikur revsta “hosteni” qe vinte ne loje kedo. Na çan bythen me keto lajme qe na bene kjo lloje inteligjence.Kush i beson keto? Duket qe eshte genjeshtrer.
Inteligjenca e leshit ,helikopterat rus shikoheshin aq ulet aeroportit dhe afer rethinave te Kievit ,sa qe kjo nenkuptonte se cdo mbrojtje ajrore kishte rene ,,se kuptoj pse Ukraina ra kaq shpejt ,as serbia qe hengri gjithe ato bombardime ,nuk ra kaq shpejt .Shpresojme qe te ndodhe cudia dhe populli te luftoje cep me cep.
Trojan-me siguri qe ne kohen tende lufta behej me shpata dhe me kuaj te ngordhur prej druri. Duket qe paisjet ushtarake moderne, zoteria jote nuk i merrka vesh. Pastaj, ku i pe zotrote uljet apo ngritjet e helikoptereve ruse prane aeroportit ne Kiev? A mos valle qenke ne Ukraine duke pare se c’bejne ruset apo ukrainasit?
Mbrojtja kunderajrore me mitroloze apo topa kundrajror i ka ikur koha. Sot cdo ushtri ka sistem raketash te levizeshme dhe ushtrise ukrainase i jane dhene sasi te medha te kesaj arme prej USA, Britanise dhe Kanadase. E bukura e ketyre armeve teper efikase eshte se transportohen shume lehte nga kembesore dhe jane efektive si ne ajer, ashtu edhe kunder blindeve.
Pa dyshim qe edhe ruset i kane keto arme, por ne ndryshim nga ukrainasit, ruset po perdorin mjetet e renda pa shume efikasitet. Cfare mundet te beje nje tank kunder nje kembesori qe ka nje rraketehedhese dhe qendron i fshehur ne nje transhe? E njejta gje me nje helikopter, qe me siguri eshte teper i fuqishem ne nje perballje ne fushe te hapur, por eshte i pambrojtur kundrejt nje kembesori me rraketehedhese.
Eshte a padiskutueshme qe ruset kane forca dhe mjete ushtarake shume me te fuqishme se sa ukrainasit, por ushtaret ukrainas kene nje motiv shume te forte, pasi luftojne per lirine e vendit te tyre. Eshte e provuar nga historia e lufterave te meparshme se nuk fiton ai qe ka mjetet me te avancuara, por ai qe ka nje strategji efikase dhe ushtri te motivuar. Ne nje afat te shkurter ruset do jene ne avantazh, por ne nivele aftagjate, cdo dite qe ukrainasit rezistojne shkon ne dem te ruseve.
o oficeri trapit te gjitha lajmet tregonin helikopterat rus te aeroporti afer kievit ,qe fluturonin aq ulet sa dhe me nje peshtyme mund ti rezoje,si duket ne albanistan te vijne lajmet me nje dite vonese
Trojan-te pakten tregohu ne nivelin e trojaneve te vertete duke perdorur nje gjuhe njerezore, pasi askush nuk te ka ofenduar.
Jo se merzitem kur dikush me pergjigjet sic jeni pergjigjur juve, pasi ne fund te fundit menyra e komunikimit ndertohet sipas edukates familjare te individit.
Ajo qe kam dashur te them dhe e perseris eshte se kur nuk ke njohuri mbi nje fushe te caktuar mos merr mundimin te japesh mend.
Nga ato qe keni shkruar dukeni se nuk e keni faberin ne fushen ushtarake dhe kjo duket ne dy aspekte.
E para, kur thoni se “mbrojtja ajrore kishte rene”, gaboni, pasi nuk ka me mbrojtje ajrore konvencionale sic e kami patur edhe ne dikur, kur topat apo mitrolozet antiajrore vendoseshin ne transhe fikse per te mbrojtur nje sektor apo objekt te caktuar.
Sot kjo mbrojtje mundet te behet me rraketat toke-ajer te vendosur shume larg objektit ne fjale.
Lokalisht, mbrojtja ajrore sot realizohet nga ushtare te fantorise, apo kembesore te cilet jane te paisur me arme te levizshme qe dikur ne i quanim Baxuka”, por qe sot jane permiresuar duke u bere nje problem serioz per mjetet e blinduara dhe helikopteret, pasi kane nje fuqi shperthyese dhe precizion te papare. Arme te tilla i jane dhene Ukraines se fundi prej Amerikes, Britanise dhe Kanadase.
Aviacioni ukrainas nuk ka teknologjine apo numrin e duhur per tiu kundervene atij rus, por kembesoret ukrainas mundet te shkaterrojne tanke e helikoptere, pasi mundet te jene kudo ne fulen e luftimeve.
E dyta, eshte gafe qe te krahasosh goditjet e NATOs ne Beograd me kete qe po ndodh ne Ukraine.
NATO nuk perdori trupa ne terren, por bombardoi pikat strategjike te ushtrise serbe kryesisht per ti bere presion Serbise qe te terhiqej nga Kosova. Ne Ukraine kemi sulm tokesor (Boots on the ground) qe ka si qellim pushtimin e vendit.
Sakte kjo qe thua …por me duket se vetem ne shqiptaret kemi dale te humbur nga historia, megjithese kemi luftuar
Po ra pra se e stervit nato me seminare. Si pe si rrinin shtrire ne asfalt duke prit ruset. As barrikada as tanke as antitanke … sikur po prisnin ndonje grup huliganesh jo tanket ruse. Me shume resistuan hungarezet pa ushtri ne 56
Hahaha pordhë me rigon nga “fronti i perëndimit”….ArmatacRuse shkatërroi dhe paralizoi 83 pbjekte të infrastrkturës ushtarake nga areportet te mbrojtja ajrore dhe vend komandat e “ushtrise” ukrainase. Dhe me ç’farë i rrëzuan avionët ose i vranë ushtarët rusë ? Me llastiqet e Tomkës ? Pastaj nëse janë kaq trima dhe po fitojnë bashibozukët e Kieviet pse fshihen si Zhelenski skutave ? Po kto 8 vjet pse nuk e mori dot Donbasin ushtria e “fortë” ukrainase ? Kto ja llogje dhe përralla me mbret për fëmijët e kopshtit. Kta trimat që po i armatos aleanca perëndimore edhe po fitojnë edhe kërkojnë negociata paqeje me Putinin. E çuditshme.
Genti- zotrote duket qe je teper i informuar. Mbase duhet te jesh zedhenesi i ushtrise ruse, prandaj i ditke mire keto gjera.
Ketu nuk diskutohet epersia e ruseve ndaj atyre te Ukraines, por nje shprehje e vjeter thote se “dardha e ka bishtin mbrapa”.
Te shohim se cfare do ndodhi dhe te mos shperndajme informacione pa asnje baze.
O Adi ata ne rruge ishen ushtare ruse ,po cfare pret nga ky presidenti,shpall gjendjen e jashtezakonshme kur tashme ishen futur ,dhe mendo qe ne diten e pare u larguan 100 mije ukraneze