ANALIZA e BBC: A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

25 Shkurt 2022, 09:32Politika TEMA

Nga Steve Rosenberg, korrespondent i BBC në Moskë

Mendoj se Vladimir Putin ushqehet nga pakënaqësia se si përfundoi Lufta e Ftohtë, kur Perëndimi shpalli fitoren dhe Rusia humbi fuqinë, ndikimin dhe territoret.

Unë mendoj se ai është gjithashtu i motivuar nga një besim pothuajse gjysmë-fetar se Ukraina duhet të jetë me Rusinë, duhet të jetë në orbitën e Rusisë dhe Rusia si një fuqi e madhe ka të drejtën e sferës së saj të ndikimit. Unë gjithashtu mendoj se Putin ka përbuzje për Perëndimin dhe udhëheqësit perëndimorë, të cilët ai i konsideron të dobët dhe të përçarë.

Por çfarë mund të bëjë Perëndimi për këtë? Është shumë e vështirë të thuhet. Mendoj se Kremlini i kishte marrë parasysh sanksionet. Kremlini e dinte se SHBA nuk do të vendosë çizme ushtarësh në tokën ukrainase. Perëndimi nuk dëshiron një luftë me Rusinë dhe Rusia e di këtë.

Por unë do të thosha këtë. Nëse ke qenë në pushtet për 22 vjet, siç ka qënë Putini, ti filloni të ndihesh i pathyeshëm, filloni të mendosh se nuk mund të gabosh, se je Teflon. Dhe atëherë gabimet fillojnë të marrin rrugën.

Vetëm duke folur me njerëzit në rrugë dhe duke qenë dëshmitar i forcës së ndjenjës kundër kësaj ofensive, pyes veten nëse ky pushtim rus do të rezultojë të jetë gabimi fatal i Putinit.

1 komente në “ANALIZA e BBC: A ishte ky gabimi fatal i Putinit?”

  1. Celo Mezani says:

    Nuk ka asnje diskutim qe eshte gabim jo vetem fatal per Putinin, por do jete nje gabim qe do peshoje rende ne jeten e popullit rus per 2-3 breza.
    Do i kushtoje gjithe planetit sepse fondet qe ishin vendosur per tu kursyer nga investimet ushtarake dhe te orientoheshin per te shpetuar mjedisin, tani do bejne te kundert. Militarizim ne gjithe boten, dhe shkaterrim te metejshem te mjedisit.

    Njerezimi nuk e mesoi kurre leksionin qe gjarpri luftohet qe kur eshte i vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje