Rrjedhje votash nga opozita, Kuvendi plotëson dy vakanca në KLGJ dhe zëvendëson Gent Ibrahimin në KLP

24 Shkurt 2022, 18:14Politika TEMA

Kuvendi plotësoi tre vakanca në organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë. Yllka Rupa dhe Ilir Rusi do të jenë dy anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor ndërsa Mirela Bogdani do të zërë karrigen e Gent Ibrahimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Për dy vakancat në KLGJ u mblodhën 84 vota pro, 1 kundër dhe një abstenim, numër ky më I madh se sa ai i kartonëve që zotëron maxhoranca në sallë duke treguar rrjedhje votash. Ndërsa për Mirela Bogdanin ishin 81 pro tre kundër dhe një abstenim, sërish më shumë se 77-tëshja e maxhorancës.

Për të dyja rastet votat ishin të pamjaftueshme për t’i zgjedhur me shumicën që kërkon ligji, por duke qenë ky votim i tretë, hyn në zbatim mekanizmi i tretë që e bën automatikisht fituese listën e përcjellë për miratim.

Kjo rrjedhje votash nga opozita vjen në një moment kur vetëm pak ditë më parë demokratët kontestuan të gjithë procesin duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas PD-së, listat ishin të paracaktuara pasi për vakancat në KLGJ ishin përcjell dy emra për dy vende, ndërsa për KLGJ, një emër për dy vakanca.

3 komente në “Rrjedhje votash nga opozita, Kuvendi plotëson dy vakanca në KLGJ dhe zëvendëson Gent Ibrahimin në KLP”

  1. Tualet Palla says:

    Shpëtoi drejtësia nga një komsomolas si Gent Ibrahimi. Tingëllon pak e pabesueshme që ripjellja sposton investimin e Mrike Kodhelit ne drejtesi. (!?)

  2. Luka says:

    Ububu Mirela Bogdani, kusherira e Gert Bogdanit, ne krye te Keshillit te Larte te Prokurorise!!! Ububuja çfare fytyre!!!

  3. On says:

    Ore ndonje mashkull do vini se I cuat per lesh punet aty…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje