Nga Roman Goncharenko
Shumë shtrojnë pyetjen me habi: Si mundi të arrihet deri këtu? Përgjigjen e jep një citat i Winston Churchill-it: “Ju kishit mundësinë e zgjedhjes mes luftës dhe turpit. Ju zgjodhët turpin dhe tani po merrni luftën.” Përmasat e ndërhyrjes nuk lenë asnjë dyshim: Trupat ruse kanë sulmuar Ukrainën, po ashtu si përpara rreth 100 vjetësh, kur Ukraina për herë të parë shpalli pavarësinë. Pasojat e këtij hapi monstruoz do ta trondisin botën.
Gabimi fatal i Perëndimit
Një përgjegjësi të madhe për këtë zhvillim e mban Perëndimi. Kur Rusia më 2014 për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së saj më 1991 sulmoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë, Perëndimi vendosi për turpin, sipas citatit të Churchill-it. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të SHBA-së, Gjermanisë dhe shteteve të tjera kryesuese perëndimore e kanë mbajtur me të dyja duart qeverinë ukrainase duke iu lutur, të mos bëjë rezistencë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk duhej „provokuar” në asnjë mënyrë. Motivi: Perëndimi i druhej pikërisht 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore një vatre të re lufte botërore. Ndonëse e kuptueshme, ky ishte një gabim fatal.
Rusia e dehur nga suksesi në Krime vazhdoi më tej me luftën në Donbas në lindje të Ukrainës. Perëndimi në të kundërt me shumë ngurrim e pajisi Ukrainën me armë (Gjermania e refuzoi tërësisht këtë hap) dhe druhej të vendoste masa të ashpra ndërshkuese ndaj Moskës. Vetëm pas goditjes ndaj avionit malaizjan të pasagjerëve MH17 pati sanksione të caktuara kundër ekonomisë ruse. Por ato ishin të kufizuara dhe të dobëta, aq sa Rusia arriti në konkluzionin, se mund të vazhdonte pa hasur në ndonjë rezistencë serioze.
Koha për të ndihmuar Kievin
Edhe Ukraina e ka nënvleftësuar shkallën e marrëzisë së udhëheqjes së Moskës dhe qendrimin e pjesës së madhe të popullsisë ruse, që nuk e percepton Ukrainën si një shtet të pavarur. Megjithatë shumë ukrainas flinin mbi dafinat e sigurisë: „Ne jemi fqinjë, far e fis – Rusia nuk do të tentojë luftë të hapur”. Edhe vet qeveria e Kievit asokohe nuk i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë duke dërguar kësisoj një sinjal të gabuar edhe tek aleatët e saj në Perëndim. Kjo sipas motos: gjërat nuk janë fort keq.
Në këtë mënyrë humbi shansi, për ta parandaluar luftën që nisi tani. Krerët e shteteve perëndimore kishin vendosur të negocionin me Rusinë, me shpresën, se do t’i kthenin arsyen agresorit. Por ky qendrim siç ka treguar dhe historia e njerëzimit asnjëherë nuk ka qenë i suksesshëm. Edhe në Ukrainë ka dështuar një pozicion i tillë. Rusia të ardhurat prej eksporteve të saj të naftës e të gazit i ka përdorur për zhvillimin e armëve të reja dhe për përgatitjen e luftës apokaliptike – jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër të gjithë Perëndimit. Shumë herë është paralajmëruar, të gjitha janë bërë hapur – Kremlini dhe propagandistët e tij nuk i kanë fshehur asnjëherë qëllimet e tyre. E megjithatë Perëndimi preferoi të mbyllë sytë. Në fakt fytyrat e politikanëve perëndimorë duhet të skuqen prej turpit.
Ukraina nuk kthehet nën kontrollin e Moskës. Tani ka ardhur koha që të korrigjohen gabimet dhe Ukraina të ndihmohet me çdo mjet. Do të ketë luftime, gjakderdhje, ndoshta edhe një regjim të okupuesit dhe një luftë të gjatë partizane. Ukraina do të humbasë shumë prej bijve e bijave më të mirë. Por ajo do të mbijetojë – për këtë nuk ka dyshim. Ukrainasit asnjëherë nuk do ta pranojnë të tërhiqen prej hunde nga Moska. Kjo kohë ka kaluar dhe nuk kthehet më.
Po Rusia? Rruga e agresionit që po ndjek Moska kundër Ukrainës dhe të gjithë botës perëndimore herët ose vonë do të përfundojë në një katastrofë. Ndoshta pas kësaj Rusia do të ketë shansin për një fillim të ri. Por tani të gjithë njerëzit liridashës janë ukrainas.
Turp per Gjermanine,Italine.Turp per Hungarians.Turp per Cekine.Si strucat.Ne ka popull qe ka provuar barbarine ruse jane hungarezet dhe ceket, pa cfare mungese e kujteses dhe ndjeshmerise.Po hileqarja Itali, “avokatja” e Shqiperise sa Turp.Kur nga kerma ruse nuk frikesohen Lettonia, Estonia dhe Lithuania si mund te frikesohet Italia,Franca?Stop Dizinformacionit rus ne mediat vizive shqiptare.Gazetare te shantazhuar po flasin per pushtim te Ukraines.Agresioni rus nuk ka efektin qe prisnin ruset.Ata jane nen goditjet e ushtrise dhe po priten si agresore nga populli.Nje grua heroine ukrainase i dhuroi fara luledielli nje ushtari rus dhe i uroi qe nga phehu i kufomes se tij te mbinte nje luledielli.Ate fat do te kene agresoret rus.Per te tere opinionin publik shqiptar, ne Ukrain vendoset fatii lirise edhe asaj tones.Nese Ukraina bie mes shqiptare dhe rusise eshte vetem Rumania.Nder Ukraines, Britanise vertet te madhe ne mendje, sjellje dhe zemer dhe garantit te vetem te civilizimit perendimore, SHBA.
Kush do e mbroj ukrainen,Britannia “mbrojtese “xivilizimit sipas the,apo amerika?
Ke civilizim.mbrojten keto?
Libine,afganistani irakun ?? Apo do mbrojne taivanin?
C flet gjepura o shoku,si keta si.putin nje.mut Jane.
I hapet byth. Shume ketyre per njerezimin.
Keta duan thjesht fuqi,zona.ndikimi e para.
Ne jemi thjesht numra per ta,sjemi gje tjeter
Shkruar shume sakte!
Amerika dhe Europa vazhdon turpin,sanksonet nuk duhet te viheshin vetem kunder Rusise po dhe Kines, Rusia pa kinen dorezohet brenda javes,nga sanksionet kunder Rusise fiton vetem Kina,trapat Amerikane dhe kurvat e Europes te rrine e pine caj duke menduar se Rusia dorezohet vete,goditja duhet te fillohet dhe ndaj Rusise se vogel Serbise. Duke pasur bazat Ruse te spiunazhit btenda ne Serni krijohet rrezik dhe per ballkanin e me gjere.
Rrofte Ukraina! Vdekje barbareve ruse & serbe!
USA = TURP
Ukraina e perdorur si mish per top. Per te shkaterruar Rusine ekonomikisht nga lufta. Askujt nuk i behet vone per Ukrainen.
çfare do te thote ti vije turp? Kujt personalisht? Nuk arrij ta kuptoj. Atyre qe mendojne per pushtetin dhe rrogen e tyre? Pensionin e tyre? Qe te kene vila dhe mos paguajne taksa? Atyre nuk i rruhet per bashkeqytetaret e tyre dhe i shtypin e i mbyllin ne kafaz si kanarina qe te mos i zere “virusi” e jo me te merren me ukrainasit. Qe per ata jane numer.
P.S. Kane qindra vjet qe turpin e hane me buke
SI MENDONI SE DO TA NDIHMOJE ITALIA KU NE ITALI GJENE NJERZE TE POLITIKES FILO RUSE ,DHE POLITIKANE QE NUKE NGREJNE BREKET E VETA ,ANSI JANE ME PELENA NEPER KEMBE.NDIGJOVE DJE NE DARKE ENRIKO LETEN ,KU THOSHTE SE NUKE MUNDE TE VENDOSIM SAKSIONE RUSISE ,SEPSE DEMTOJME EKONOMINE TONE .ME PAKE FJALE NUKE KEMI ENERGJI ,NUKE KEMI BUKE ,DHE NUKE KEMI NAFTE .
A E KUPTONI SE KUSHE E DREJTONE SHTETIN ITALIAN.KEMI NJE KRYEMINISTER QE DELE NGA PARTITE ,DHE 20 PARTI POLITIKE ,DUKE E FILLUAR NGA PARTIA EMBROJTJES SE MJEDISIT ,E DERI TE PARTITE PER TE DREJTAT KAFSHEVE .
NDERSA PER TE DREJTAT E NJERIUT FLASIN VETEM KURE NDODHEN PERBALLE DEPUTETEVE TE PARLAMENTIT EUROPIAN