FOTOT: Ushtarë rusë të arrestuar, tanke të sekuestruar dhe helikopterë të rrëzuar, Ukraina bën bilancin e luftës

24 Shkurt 2022, 19:05Politika TEMA
FOTOT: Ushtarë rusë të arrestuar, tanke të sekuestruar dhe

Trupat ukrainase kanë rrëzuar deri tani 5 helikopterë rusë, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë arrestuar gjithashtu dhjetëra ushtarë rusë, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit të tyre këtë mëngjes.

Edhe pse ushtria ukrainase është shumë më inferiore sesa pala ruse dhe ka një sistem të forcave ajrore që daton prej epokës së Bashkimit Sovjetik, gjatë luftimeve në Kiev dhe qytete të tjera janë arritur disa rezultate.

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë KA-52 Alligator gjatë betejës për bazën ajrore në Hostomel, pranë Kievit, ndërsa një i pestë është detyruar të ulet për shkak të breshërisë së plumbave. Megjithatë aeroporti Antonov në Hostomel, rreth 25 kilometra larg nga Kievi, është tashmë nën kontrollin e rusëve, raporton CNN. Forcat ukrainase pretendojnë gjithashtu se kanë rrëzuar edhe 6 avionë rusë në Donbas, dhe një tjetër në afërsi të kryeqytetit.

Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke ruse përgjatë kufirit lindor mes dy shteteve. Beteja më e flaktë është zhvilluar në Kharkiv, ku pati shkëmbime zjarri mes palëve dhe viktima.

Ushtria e Ukrainës gjithashtu ka publikuar edhe foto të ushtarëve rus të kapur në luftime. Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, numri i të arrestuarve është rreth 50 ushtarë, gjithashtu numri i viktimave nga ana e rusëve, sipas palës ukrainase, vlerësohet të jetë po 50.

14 komente në “FOTOT: Ushtarë rusë të arrestuar, tanke të sekuestruar dhe helikopterë të rrëzuar, Ukraina bën bilancin e luftës”

  1. Gjirokastriti says:

    Mir mo mir por qe te jet e besushme te ata qe pretendohet se jane rober mungojen shenjat dslluse mendoj se eshte genjeshter.

    1. Fuck it says:

      Keta Jane bere qesharake. Eshte normaal qe do kete humbje dhe NGA ruset. Edhe 5000 ushtare mund te Humbin dhe avione , helikopter do rezohen eshte lufte spo bejne parade. Kjo eshte propaganda Ukrainian per ti dhene zemer luftetareve. Fakt eshte QE Rusia e Mori Ukrainian per 2 dite , diten et trete rezon qeverine antiruse ne Kiev. Mos harojme se propaganda anti ruse e Ukraine’s ka qene NGA me te fortat dhe qeveria ne pushtet me ne krye Cifutin zelenski Kane ne urejtje patetike kunder ruse. Ja e pane tani kush Jane ruset. Nje mesim tjeter pas luftes se dyte boterore.

  2. Shqiptari says:

    Hë mo ju lumte. Thyjani brinjte Putinit.

  3. TURIEMIGR says:

    ULENI PAK NUMRIN

  4. Ermal says:

    Dmth paskan fituar. Po ca kane qe ankohen atere? Vk

  5. Rusofil grek says:

    Asgje nuk eshte e vertete, asnje helikopter rus nuk eahte i implikuar ne lufte akoma. Asnje ushtar rus nuk eshte kapur rob. Vetem 1 avion eshte rrezuar.

  6. demokrati says:

    Ukraina Heroike po i tregon barbarise ruse si luftohet per Liri.media shqiptare vazhdon perserit tymnajen dizingormative te Kremlinit.

  7. Franci says:

    Kapi robet dhe hiqua koken boterisht perpara kamerave , sic ofendoj Putin gjithe ligjet baze te nje shteti te pavarur , keshtu ofendo dhe ti ligjin baze te te zenit rob , jo ti ktheje mbrapa ne rusi dhe ata te organizohen prap dhe te nisen ne Ukrani , por ekzekutoi qe te vene mend te tjeret , dibet qe do humbasesh ne lufte frontale ,po jepi mesime sic ua dha Osama bin Laden ne vitet 80 u shkerdheu ropt ne malet e Avganistanit ,kapi roberit dhe hiqu koken ne menyre barbare …..jo per gje , po te tilla krime do presesh nga ruset , vete presidenti i tyre e ka parim baze kete , gjithanden neper deklarata tregon se : nese ne nje zenie iken situata nga kontrolli dhe llogika qello i pari kundershtarin ……keshtu dhe ju , kapini dhe qiuni ropt ……

  8. Davidi says:

    Po, bilancin e Call of duty.

  9. Nje mergimtar says:

    Lajme lufte,ku asgje nuk paraqet vertetesi.Si me pare me “aeroplanmbajtesen”yurke edhe ketu thuhet per rrezimin e 5-helikoptereve,qe kater u rrezuan e i pesti u ul.A ka te tjera lajme kjo gazet?Anesia eshte normale por jo deri ne genjeshtra te tilla.

  10. antifashisti says:

    Nëse është kështu siç thotë Tema, rusët do ia mbathin per 24 ore nga Ukrahina.. Të shohim. Ishalla përfundon shpejt kjo luftë!

    1. demokrati says:

      Fashist i putinit, kaq te veshtire e ke te besh dallimin mes hitlerit te berlinit dhe te kremlinit

  11. Fatos says:

    Ja avash se ju nuk I njihni ukrainasit, do ua shkërdhejnë robtë edhe po u pushtuan se nuk janë fis tribal nga Afrika, që s’kanë të hanë. Po Europa kurvë që shikon se mos I rritet cmimi I gazit dhe naftës duhet të fusë kokën në hale… që nga Gjermania e Franca të parat.

  12. Piro says:

    Sulmi i barbareve ruse mbi Ukrainen i jep zemer Vucicit, por te dy bashke me Putinin nuk mund te kene fat tjeter vec fatit te Milloshevicit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje