Zhgënjimi i presidentit ukrainas: Kemi mbetur vetëm, ndërsa bota po shikon. A u bind Putin nga sanksionet e Perëndimit?

25 Shkurt 2022, 09:45Politika TEMA

“Këtë mëngjes, jemi të vetëm në mbrojtjen e shtetit tonë”.

Është ky zgjimi i vështirë i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka konfirmuar lajmet për bombardimet e para-agimit në Kiev dhe situatën kritike në të cilën shteti që ai drejton ndodhet.

“Ashtu si dje, edhe sot, forcat më të fuqishme në botë veçse po e ndjekin nga larg çfarë po ndodh në Ukrainë”, tha Zelensky me një ton kritikues ndaj aleatëve perëndimorë, të cilët u ndalën vetëm në sanksionimin e mëtejshëm të Kremlinit, duke përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në territorin ukrainas.

“A u bind Moska nga sanksionet e djeshme? Ne po e dëgjojmë në qiejtë tanë dhe po e shohim në tokën tonë, se nuk ishin mjaftueshëm”, ka vijuar ai.

Sipas njoftimit, sulmet në kryeqytet kanë filluar rreth orës 04:00 të mëngjesit të 25 shkurtit. Ato kanë pasur në shënjestër si ndërtesa ushtarake, ashtu edhe civile. Kjo, edhe pasi Rusia ka pretenduar se nuk ka për synim të sulmojë qytetarët.

Megjithatë, raportime ka pasur për godina të goditura nga predhat ruse, me mundësi fatalitetesh të shumta.

Një retorikë të tërthortë, Zelensky e ka pasur edhe me rivalin e tij tashmë, Vladimir Putin, ku theksoi se pavarësisht luftës, Moska duhet të flasë me Kievin.

“Herët ose vonë do të duhet të ulen me ne dhe të ndalojnë pushtimin. Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më pak humbje Rusia do të ketë”.

Ai përforcoi mendimin, duke thënë se ukrainasit, deri në atë moment, do të mbrojnë vendin e tyre.

Ndërsa, bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë.

4 komente në “Zhgënjimi i presidentit ukrainas: Kemi mbetur vetëm, ndërsa bota po shikon. A u bind Putin nga sanksionet e Perëndimit?”

  1. rexha 10 says:

    Per ke bote e keni llafin ,per ate qe bene llogarine se sa fitone nepermjete luftrave ,apo per boten qe me pare struket per te siguruar fitimet qe kane neper ofshore ,dhe miliardat per te shkuar ne hene . Ae kuptoni se c’do gje behet e parapregatitur per nje dekade ,dhe ju deri dje i kerkonit SHBA orarin e sulmit te forcave Ruse kunder Kievit . Dhe tani po kerkoni mbrenda dites qe te organizohet bota ,duke e ditur shume mire ,se nga ju nuke kane asnje interes .Prite kure te dalin te paret BJELLORUSET dhe ti japin te drejte Rusise ,dhe keshtu me radhe i gjithe Ballkani ,perfshi edhe disa shtete te Europes ,ku si Putini gjene sa te duash . TANI PO THONE TE GJITHE LARGE DERES TIME ,SEPSE Putin e deklaroi se nuke ndodhe asnje gje nga saksionet e shteteve te bashkuara ,dhe shteteve te EUROPES ,sepse ne radhe te pare i bejne deme vehtes se tyre .

  2. Politikane te papergjegjshem e aventuriere .
    Rusia ju lut dhe i kerkoj te gjitheve ti therrisnin Arsyes per mos te shmangur Luften,
    mirpo nijt e Kurves Plake e provokonin si gangsterra ne cdo dalje te tyre ne medie me nji gjuhe
    tej provokuese dhe me nji arrogance te pashembullt si jane mesuar te bejne me gjithe Popujt e Botes ,
    mirpo mesa duket i ngeci Sharra ne Gozhen Ruse qe ja theu dhembet Llapemedhenjve Kanibalet e Njerezimit .
    Politikanet Perendimore jane Kanceri i njeretzimit
    Nuk i interesonte aspak fati i popullit Ukrainas por thjeshte benin Lojna shahu e force me Rusin
    dhe ja ku e degjenruar situaten Kriminelet e Njerezimit

  3. Politikane te papergjegjshem e aventuriere .
    Rusia ju lut dhe i kerkoj te gjitheve ti therrisnin Arsyes per te shmangur Luften,
    mirpo nijt e Kurves Plake e provokonin si gangsterra ne cdo dalje te tyre ne medie me nji gjuhe
    tej provokuese dhe me nji arrogance te pashembullt si jane mesuar te bejne me gjithe Popujt e Botes ,
    mirpo mesa duket i ngeci Sharra ne Gozhen Ruse qe ja theu dhembet Llapemedhenjve Kanibalet e Njerezimit .
    Politikanet Perendimore jane Kanceri i njeretzimit
    Nuk i interesonte aspak fati i popullit Ukrainas por thjeshte benin Lojna shahu e force me Rusin
    dhe ja ku e degjenruar situaten Kriminelet e Njerezimit

  4. Miri says:

    Der dje beje si gansterr vllaji, he vazhdo bej si gangsterr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje