“Fantazma e Kievit”, është nofka që po bën xhiron nëpër rrjete sociale dhe i referohet një pilot ukrainas, i cili dyshohet se rrëzoi gjashtë avionë rusë në ditën e parë të pushtimit.
Shumë prej postimeve të “Fantazmës së Kievit” japin pamjet e asaj që duket të jetë një avion MIG-29, i njohur sipas skemës së emërtimit të NATO-s si “Fulcrum”.
Sipas një postimi, i cili ka marrë bujë, “Fantazma e Kievit” ka rrëzuar dy avionë rus SU-35, një SU-27, një MIG-29 dhe dy SU-25.
Sipas konventave përgjithësisht të njohura për emërtimin e luftës ajrore, çdo pilot që ia del të rrëzojë apo shkatërrojë pesë avionë armik njihet si “Asi”.
Me gjashtë vrasje në një ditë, “Fantazma e Kievit” u bë kategoria “As”, që ditën e parë të luftimeve.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim se “Fantazma e Kievit” ekziston vërtet. Ajo që dihet është se forcat e mbrojtjes ukrainase kanë thënë se shtatë avionë rusë janë rrëzuar gjatë konfliktit të së enjtes.
Gjithsesi, duket e pamundur sikur një pilot të rrëzojë gjashtë avionë duke pasur parasysh se luftimet janë zhvilluar në një numër të ndryshëm zonash beteje në të gjithë vendin.
Ajo që nuk mund të mohohet, megjithatë, është se ideja e “Fantazmës së Kievit” ka mbërthyer përdoruesit e mediave sociale, veçanërisht mbështetësit e vendosur të Ukrainës.
Ndoshta Fantazma e Kievit është thjesht një fantazi, por për popullin e Ukrainës, ai ose ajo është një hero, në të cilin duan të besojnë.
O Tema Po me ate aeroplanmnbajtesen turke ça u be,Dini gje a jo
Ishte edhe ajo fantazme Uuuuuu…..uuu!!!
Nuk eshte cudi. Duke perdorur avion te prodhimit rus, ai mund te afrohet, futet mes tyre dhe godasi lehtesisht.
Tani do na cani trapin perdite me kto heroizmat qe do i kerkoni me qiri.
Çfaroseni rracen e ndyre ruse. Rrofte Ukraina!
Per kete rusofilin, mos ke hall se e keni mrapa kallepin sepse ashtu hyri ne Afganistan ku ja futi sa krahu xhaxhi Sam por Ukraina nuk eshte Afganistani prit se dardha e ka bishtin mbrapa!! Pastaj imagjino nje shtet me altileri me aviona e tanke e derrci e verci nuk e pushtoi dot per 24 dhe hengri humbje te medha!
Dhe 1 gje te fundit ke nje video ne interten Ghost of Kyiv dhe hapi syte mireeee.
Shoh lloj lloj komentesh njerzish deshtak ne jeten e tyre dhe bejne si athdetare te medhej pas shiut.
Ukrainasit jane si Kosovaret qe luftojne per vendin e tyre i tregojne fytyren jo te pasmet (si ca komentues fatkesisht)
FORCA UKRAINA! FORCA PER SHQIPTARET E UKRAINES!
ps.Heronj jane dhe ata 13 marinsat qe i vrane tek ishulli!
Bravo!dhe e besoj kete….hero i vertete…lavdi …
Fantazma e Kievit eshte dora vete Muhamet Veliu; naten punon si pilot gjuajtes. Ndersa diten gazetar.