Erdogan, fituesi i madh i luftës Rusi-Ukrainë

25 Shkurt 2022, 14:53Politika TEMA

Kur luftojnë dy vetë, fiton një i tretë dhe i treti në rastin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duket se do të jetë Turqia. Erdogan e ka vendosur veten në barazlargësi nga Moska dhe Kievi, ku nga njëra anë i është bashkuar Perëndimit për të dënuar ofensivën luftarake ruse në Ukrainë dhe nga ana tjetër duke kundërshtuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë dhe duke kaluar në heshtje thirrjen e Ukrainës për të mbyllur Ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet e Putinit.

Qëndrimi i Turqisë në këtë konflikt nuk është më shumë parimor, apo pacifist se sa ekonomik e financiar dhe oferta e Rexhep Taip Erdogan për të ndërmjetësuar një takim mes Putin dhe Zelenskit duhet parë pikërisht në këtë këndvështrim.

Pse? Turqia gëzon marrëdhënie të mira me të dyja vendet, aq sa paradoksalisht si vend anëtar i NATO-s bleu sistemin antiajror rus S-400 dhe i shet dronët vendas Bayraktar TB2 Ukrainës, me të cilën edhe ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe miliarda dollarëshe për prodhimin e përbashkët të këtyre dronëve në Ukrainë.

Me Rusinë, bashkëpunimi është më shumë tregtar dhe ekonomik se sa ushtarak. Sipas të dhënave të OECD, në 2021 volumi tregtar mes dy vende përllogaritej në rreth 30 miliardë dollarë, ku Rusia eksportoi mallra e produkte me vlerë rreth 22 miliardë dollarë, ndërsa Turqia eksportoi produkte me vlerë 8 miliardë dollarë.

Ky volum është rritur me 33 për qind në krahasim me nivelin e tregtisë mes dy vendeve në 2019, kur volumi tregtar ishte rreth 20 miliard dollarë. Por, ambicia e përbashkët dhe e Erdogan dhe Putin është arritja e shkëmbimit tregtar në vlerë 100 miliardë dollarësh.

E në përmbushjen e këtij objektivi, lufta në Ukrainë mbërrin si dhuratë nga qielli për Erdogan. Sanksionet e forta të perëndimit dhe BE-së do ta shtyjnë gjithnjë e më shumë Rusinë drejt gjetjes së tregjeve alternative. Putin ka nënshkruar një sërë marrëveshjes me Kinën për të shitur gazin e naftën dhe shmangur sanksionet e Perëndimit. Por, infrastruktura përcjellëse e tyre për në Kinë është modeste dhe nuk mund të përballojë sasinë që Rusia synon të eksportojë.

Kjo do të shtyjë Rusinë që të pompojë më shumë gaz e naftë drejtë tregjeve me infrastrukturë të ngritur, e ku për më tepër çmimi është më i lartë. Turqia është njëri prej tyre, që mund të shërbejë edhe si urë e Moskës për të transportuar përmes Mesdheut gazin e naftën e vet drejt aty pak vendeve që nuk do t’u bashkohen sanksioneve.

Vetë rritja e fluksit të tregtisë me Rusinë do të ulte ndjeshëm çmimet e energjisë në Turqi, që vitin e kaluar u godit nga inflacioni galopant, ku çmimi i energjisë u trefishua brenda pak muajve. E thënë më thjesht, armët që Putin po përdor në Ukrainë, Erdogan po përpiqet që t’i përdorë për të luftuar inflacionin në vend dhe rritur mundësitë për një rizgjedhje më qershor të vitit të ardhshëm, kur turqit do të votojnë për presidentin e tyre.

13 komente në “Erdogan, fituesi i madh i luftës Rusi-Ukrainë”

  1. Bugazi says:

    Vetem se kur i ve kembet ne dy varka mundesia per t’u mbytur eshte shume e madhe!

    1. Linda says:

      Fjala jote në vesh të Zotit

    2. ben says:

      Buzagazi-kjo qe thoni juve eshte e vertete. Sidoqofte, kush e ka shkruar kete artikull eshte nje idjot i vertete.
      Po u vendos qe gazit rus ti behet bllokade, Turqia nuk ka rruge tjeter por ti zbatoje ato me apo pa dashje.
      Ketu behet fjale per lidhjet jetike qe ka Turqia me Europen dhe SHBA-ne. Nuk e besoj kurre se Erdogan eshte budalla, qe te prishe embargon ndaj Rusise, por besoj se qendrimi ne dy varka, sic thoni juve, eshte nje mjet per te rregulluar financat e Turqise qe jane sabotuar rende prej SHBA-se dhe Frances per konfliktin turko-grek ne Mesdhe.

  2. Dino Paku says:

    Turqia nuk mund ta mbylle Bosforin, ka nje traktat nderkombetar per te, me sa di une.

  3. Xha Jaho says:

    Perendimi po ben nje levizje te studiuar mire ndaj veprimeve te Rusise. Ajo po i len rruge te lire Rusise te nderhyje ne te gjitha hapsirat e teritorit pa e penguar, kjo do te thote qe po ja boshatis buxhetin Rus dhe se shpejti ekonomia Ruse do shkoje ne katastrofe sa do te detyroje popullin Rus se bashku me ushtrine ti kthehen dhe te perbysin regjimin Putian.Shenjat e para per rezimin e kesaj qeverie te drejtuar nga Putini e dha vete Putini ku kerkon ndihme nga ologarket Rus, por nuk do ta kete kete ndihme. Populli Rus eshte nje popull heroik , eshte nje popull pro perendimor,cili e ka treguar veten ku shebashku me Perendimin rrezuan Nazizmin dhe perseri sot do rrezojne Nazizmin e ri.

    1. Operacioni Zjarri says:

      Cfare flet more. Populli rus pro perendimor? Luftioi nazizmin kur u sulmua prej tij por me pare kishin nje traktat bashkepunimi me Hitlerin.

  4. Qaniu says:

    Shumë analizë e mençme kjo?!

  5. Detari says:

    sa gezohen byrazeret spermongoloide autoktone te albanistanit.

    1. Arbi says:

      Detar evgjiti e bere Adn . Hajde ta provojme kush eshte mongol o kolon anadolli

  6. eDRAMA says:

    Kur thoni se fiton Erdogani , me gezoni pa mase sikur te thoni per mua vete.. Se eshte fitore e vellamit tim e si rrjedhoje dhe e te gjithe juve

  7. Sala says:

    Una s’iap dot dum kesaj pune. Nga ju qe shkruni skuptova gja. Dum i jep vetem Tak Ngjela. Mere, pute pak Takun ai e din mire se sa frike ke Putana Putin

    1. Berati says:

      Ca duhet te kuptosh. Merr shpejt nje ane perndryshe te bene armik. Te pelqen apo jo ky lloj sporti ska rendesi. Ne fund do ta kuptosh kur Putini me Bidenin, Macronin, Xhonsonin e kompani te dalin krahe per krahe duke i rrahur krahet njeri tjetrit e duke i bere komplimente njeri tjetrit per arritjen e paqes. Nderkohe disa mijera te rinj do te digjen neper tanke po çi qi temen, populli bageti eshte dhe pjelle prape. Aaaa se mos harrosh faturen e dritave dhe gazit do ta paguash pesefish se domosdo jemi ne lufte. Nderkohe bursat do shperthejne dhe “aksionistet” e medhenj do marrin fryme lirisht tek shohin pesefishin e miliardave. Po ti si popull do te jesh i lumtur se liderat te shpetuan nga lufta.

  8. tomi says:

    sipas traktateve ne fuqi turqia smund te mbylle bosforin per anije qe shkojne drejt vendit meme pra vetem ne hyrje ,nese anijet ruse shkojne drejt detit te zi turqia si ndalon dot ,por mund ti ndaloje ne dalje pra nese drejtimi i tyre eshte drejt dardaneleve ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje