“Operacioni special”, Rusia: Po çlirojmë Ukrainën, hymë veç për ta çarmatosur

25 Shkurt 2022, 12:23Bota TEMA

Rusia thotë se operacioni ushtarak në Ukrainë, po bëhet për çarmatosjen dhe për çlirimin e ukrainasve. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, thotë se presidenti Volodimir Zelenski po gënjen kur thotë se është i hapur për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës.

“Në përputhje me detyrimet tona aleate, Presidenti Putin vendosi të kryejë një operacion të posaçëm ushtarak për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës në mënyrë që, të çliruar nga kjo shtypje, vetë ukrainasit të mund të përcaktojnë lirisht të ardhmen e tyre.

Presidenti Zelensky ju tha një gënjeshtër, thjesht po ju mashtronte. Zelensky përmendi negociatat në të paktën dy dimensione: së pari, kur ai refuzoi kategorikisht të respektonte marrëveshjet e Minskut dhe gjatë gjithë kohës, u bëri thirrje aleatëve perëndimor për të mbledhur formatin e Normandisë me ose pa arsye, duke mos garantuar që takimet të shoqërohen me rezultate konkrete.

Ai po ju thotë gënjeshtra tani, duke pretenduar me fjalë të thjeshta se është gati të diskutojë një status neutral për vendin e tij. Rusia ofroi më herët çdo opsion për të garantuar sigurinë. Prandaj, Presidenti Zelensky është i vetëdijshëm për mundësitë e humbura”, tha Lavrov.

3 komente në ““Operacioni special”, Rusia: Po çlirojmë Ukrainën, hymë veç për ta çarmatosur”

  1. demokrati says:

    Mbajini shenim diarren e ribentropit rus kur te behet gjyqi ne Hage, sergei miku i ish ministrave te jashtem shqiptar

  2. Jon says:

    ke shume te drejte z.Joachim von Ribbentrop

  3. ben says:

    Hej dreq o pune!
    Keta te genjejne diten per diell dhe nuk i leviz fare qerpiku i syve.
    Si more dashkeni qe ta pastroni Ukrainen per te miren e ukrainasve?
    Kete vetem ndonje gomar muzhik rus mundet ta besoje, por askush qe ka dy cika mend ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje