Ish presidenti rus: Pushtimi i Ukrainës do vazhdojë, derisa të arrihen qëllimet e Putinit

26 Shkurt 2022, 12:57Bota TEMA

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin. Deklarata e tij vjen pas miratimit të një valë sanksionesh ndaj Rusisë nga vendet perëndimore., shkruan BBC

Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, tha se ka ardhur koha për të “bllokuar ambasadat”.

Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin.

Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.

Medvedev dënoi gjithashtu pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Europës, por tha se diçka e tillë i dha Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje.

1 komente në “Ish presidenti rus: Pushtimi i Ukrainës do vazhdojë, derisa të arrihen qëllimet e Putinit”

  1. Piro says:

    Plehre. Ju nuk keni arsye te vrisni ukrainasit. Mallkuar qofshi pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje