Rrëfimet e qytetarëve që braktisën Ukrainën pas pushtimit rus: Situata e mjerueshme, nuk kanë mëshirë për askënd

26 Shkurt 2022, 16:56Bota TEMA

Të shumtë janë qytetarët që kanë braktisur Ukrainën për t’u vendosur në vendet fqinj pas pushtimit rus. BBC ka shkuar në pikën kufitare Medyka, midis Ukrainës dhe Polonisë, ku ka intervistuar një grup studentësh.

Ata kanë thënë se janë nga Jemeni dhe kanë ecur rreth 40 km në tokë për të arritur në Poloni.

“Situata në Ukrainë është e mjerueshme, nuk ka mëshirë për askënd. Gratë dhe fëmijët janë kapur në një luftë kaotike,” tha Ahmed Omar.

Miku i tij Mohamed Abdel Aziz shtoi: “Populli ukrainas është kaq i sjellshëm. Por është gjithmonë kështu, forca brutale fiton.”

Pavel është polak dhe ai mbante një tabelë kartoni ku shkruante se ofron udhëtime falas për refugjatët. Ai thotë se ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë.

Sakaq, vlen të përmendet se OKB vlerëson se numri i refugjatëve që do të derdhen në Poloni do të jetë mbi një milion dhe se deri në katër milionë në total mund të largohen nga Ukraina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje