Mbushi 91 vjeç 4 muaj më parë, por Berni Ekleston nuk rresht së çudituri me deklaratat dhe bëmat e tij. Në një intervistë për ‘Times Radio’, ish-bosi i Formulës 1 ka lëshuar një deklaratë vlerësimi për liderin e Kremlinit, Vadimir Putin, deklaratë që është pak të thuash se stonon me realitetin.
“Si njeri, më është dukur i pastër dhe i nderuar. Ka bërë ekzaktësisht atë që ka thënë se do të bënte, pa asnjë diskutim”, – ka thënë Ekleston për Putinin, presidentin rus që tashmë ka gjithë botën kundër për sulmin në Ukrainë.
Ekleston është parë shpesh të qëndrojë me Putinin në Çmimin e Madh të Rusisë. Tani ai ka dalë kundër rrymës dhe e bën në një moment, kur sporti botëror, përfshirë edhe Formulën 1, po mban qëndrim kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë dhe po merr masa, siç është edhe anulimi i garës në Detin e Zi.
Edhe në këtë pikë mendimi i Ekleston është shumë i diskutueshëm: “Varet se si do të jetë situata mes Rusisë dhe Ukrainës. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim, nëse garohet apo jo në Rusi me atë që po ndodh në botë. Vendimi, nëse duhet garuar apo jo, u takon FIA-s dhe Formulës 1. Mendoj se gara në Rusi nuk do ta dëmtonte imazhin e Formulës, nuk shoh arsye pse F.1 duhet të marrë patjetër të njëjtat vendime që kanë marrë sportet e tjera”.
Pikerishte ate te beje Putine perpara se te fillonte luften,duhet qe te prishte keta pistat e garave ,se po cmendet kapitali i pa kontrolluar,kure kemi njerze qe vuajne per buken e gojes . KY politikane 90 vjece nuke po i vjene keqe per viktimat qe lufta krijone ,pore po mendone per kapitalet e garave qe sjellin keta makina . Po ta marrim kete dordolecin ,dhe ta vendosim ne nje pozicion lufte ne transhe ,dhe i hedhim teke kembet nje bombe intelegjente amerikane ,c’fare do te thote ky i cakerdisur nga trute e kokes ?????a do ti pelqeje lufta ketije apo jo mbase ketije veprimi ?????