Nga Sokrat Hoxha
Zbythja e djeshme e Armand Dukës, i cili vendosi të shtyjë zgjedhjet për Presidentin e ri të FSHF-së pasi Gjykata e Tiranës e pezulloi nga detyra, u trumbetua me të drejtë si një fitore e Erion Veliajt.
Pas një beteje që zgjati më shumë se një muaj dhe që u karakterizua nga një sërë padish civile dhe vendime gjykate kundër Dukës, i akuzuar për manipulime të rënda të procesit zgjedhor, kryebashkiaku i Tiranës, në cilësinë e aksionerit të KF Tiranës, arriti që t’i shtynte zgjedhjet e FSHF, duke legjitimuar përpara të gjithëve se dyshimet për manipulime e abuzime ishin të vërteta dhe se Presidenti i FSHF duhet të zgjidhet përmes një procesi transparent.
Por, fitorja e djeshme e Veliajt, ka sjellë edhe një fitore të dytë, shumë të rëndësishme, e cila lidhet me faktin se Armando Duka, me shtyrjen që i bëri zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, ka pranuar si legjitime Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, e cila tashmë me vendim të gjykatës drejtohet nga Eduart Prodani.
Ky i fundit u regjistrua në gjykatë si drejtues i SHRF-së Tiranë, pas mbledhjes ku shumica e shoqatave të kryeqytetit nuk njohën zgjedhjet e orkestruara me dirigjim nga zyrtarët e FSHF-së në fillim të janarit.
SHRF-ja e Tiranës ka qenë në fakt nismëtarja e shumë padive civile të ngritura kundër Dukës dhe i ka fituar të gjitha në gjykatë, duke i hapur jo pak telashe zyrtarëve të FSHF-së, të cilët janë sot nën hetim edhe për shpërdorim të detyrës dhe fondeve. Por, duke iu bindur vendimeve të gjykatës, që erdhën si pasojë e SHRF-së Tiranë, Duka ka njohur rrjedhimisht shoqatën e drejtuar nga Prodani dhe kjo është një fitore jo e vogël për Veliajn.
Është e qartë se Armand Duka duhet t’i nënshtrohet një hetimi të thellë, për fondet dhe mënyrën si është menaxhuar FSHF-ja në 20 vjet prej tij dhe nëse prokuroria ka dyshime për abuzim me fonde dhe kryerjen e veprave penale, duhet nxitur të vijojë në punën e saj sepse drejtësia e re këtë duhet të bëjë në çdo hap të sajin.
Megjithatë, sado të rëndësishme janë këto dy fitore të Veliajt në Tiranë, për të zbythur një herë e mirë Dukën nga drejtimi i futbollit shqiptar (një verdikt që s’ka tifoz kuqezi që nuk e dëshiron sot), ka ende një pikëpyetje të madhe në gjithë këtë proces: Nëse Tirana e bëri detyrën e saj për të pastruar një herë e mirë futbollit shqiptar nga modeli dhe klani DUKA, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shoqatat rajonale të Fierit, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës e kështu me radhë.
Që ta themi troç: Erion Veliaj e fitoi betejën e tij në Tiranë, sikur të gjithë të luftonin njësoj, Duka do të ikte një herë e mirë, duke çliruar futbollin shqiptar.
C’pune ka prokuroria te “hetoje” fondet e UEFA-s dhe FIFA-s!? Prokuroria ka te drejte te hetoje vetem fondet publike (te qeverise dhe bashkise) qe mund ti jene dhene Federates, por asnje fond tjeter. Kuptuat o gazetaruca idiote? Fondet e tyre i vezhgojne vetem UEFA dhe FIFA e askush tjeter. Prandaj gjithcka qe thoni jane pordha me rigon.
O Sokrat bytha me sa duket ta vajis lali Eri mangallen dhe po e lepin rende. Duket qarte se Erjon Veliaj ka ndersyer gjithe shtetin kunder nje organizate futbolli qe nuk ka lidhje me politiken dhe kjo do ti kushtoje shtrenjte Shqiperise. Se dyti Erjon Veliaj do kalbet ne burg ose do valet me Tiranes. E treta ty Sokrat Hoxha kane me te qi rropt e shtepise nga Mero Bazja deri tek Noizy me Arkimed Lushen. Keta behen 40 shpirt ndaj pyete bythen mire kur te mashtrosh me perrala te tilla?