Radiografia e idhujtarëve shqiptarë të Vladimir Putinit

3 Mars 2022, 19:40Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Mustafa Nano, disa ditë më parë ngrinte pyetjen se nga marrin shkas përkrahësit e Vladimir Putinit në Tiranë, në mes të një lufte, ku në mënyrë të hapur po del një valë reziestence ndaj shumicës që është realisht e tronditur nga tmerri i Rusisë në Ukrainë, që po e shikojmë nga ora në orë.

Në fakt nuk ka ndodhur, që për një rast të ngjashëm, të ketë një introduksion kaq kontrapetal të idhujtarëve të Vladimir Putinit. E kur pa: në mes një një lufte që po shikohet live në sytë të botës si një agression i tmerrshëm që shkakton viktima e dëme të tmerrshme.

Por, në këtë vijë të daljes së një përroi psiqik putinian, në një farë mënyre, problem nuk është se dalin njerëz që i thurin laved kreut të Kremlinit në emisionet e prime time në Tiranë. Por ajo që duket se po shkel një logjikë normale, është mënyra sesi ca njerëz që janë as përfaqësues e as relevant, shpërndajnë në eterin shqiptare tmerre e shargone anti-Semite, që nuk kanë qenë asnjëherë shqiptare.

E në këtë logjikë, po diskutohet një qarkore e AMA-s që ka reaguar ndaj një “historian” e  “profesori”, i cili ka marrë pjesë në një diskutim të nivelit të lartë mbi luftën në Ukrainë.

E argument kryesor i këtij “intelektuali” ishte “çifutëria botërore”, “homoseksualët”, “fashistët” e gjëra të tilla.

Njëjtë si ajo “juristja” që në një tjetër emision televiziv recitonte propagandën bajate të Sputnik e RT për vite.

Kam shumë vite që e ndjek me detaje Sputnik, kryesisht edicionin ballkanik që del në gjuhën serbo-kroate, mundohem të gjej ndonjë shkrim normal për të parë se ku konsiston qëndrimi i Kremlinit por rrallë ja dal. Ka shumë fjalë të tilla si ai i “historianit” që përmend AMA që realisht nuk ke argument.

Në vitin 1998, punoja si gazetar në Koha Jonë, ku mbuloja parlamentin e qeverinë. Nga një vizitë e Fatos Nanos në Jeruzalem, titullova shkrimin “Nano, vizitë në shtetin çifut”. Nuk kaloi shumë dhe Ylli Dylgjeri, i cili punonte si agjent marketing në gazetë më komunikoi se e kishte marrë në telefon Robert Zhvarc, e i kishte thënë se ai titull ishte një skandal antisemit.

U bëra gati që t’i kthehesha egër ngaqë s’më erdhi mirë kur ma tha në mes të redaksisë, por lexova se shprehja “çifut” është pezhorative. Nuk e kam përdorur më kurrë, edhe pse kam bërë shumë shkrime për Izraelin dhe hebrenjtë.

Sot pas më shumë se 25 vitesh, këtë e përdorin të gjithë ata që e konsiderojnë Shqipërinë, botën, të shtrënguar në duart e këtyre që s’dua ta përmend atë termin. Po si ka mundësi që e gjithë bota, mund t’i kthehet asaj gjuhe që Hitleri e bëri casus politik në vitet 30 të shekullit të shkuar e më pas shkaktoi tmerrin më të madh gjenocidal ndaj një populssie?

Si ka mundësi, që në SHqipërinë kur hebrenjtë janë shpëtuar realisht nga tmerri nazist dalin njerëz të tillë që na përrallisin për “çifutëri botërore”. E mbaj mend se e njëjta situatë ndodhi pas vitit 1997, kur ca kolegë të mij, sot njerëz afër Lulzim Bashës, më përrallisnin teori të tilla, e më përmendnin Palestinën. E kur unë, si një i stërvitur nga “Informacioni politik i ditës së martë” i flisja për “Shënime për Lindjen e Mesme” e për ngjarjet politike, natyrisht nuk dinin gjë. Thjesht sillnin fraza shabllone të propagandës që vinte nga Egjipti, Armabia Saudite, apo vende të Gjirit Persik.

Tashmë në lojë është future edhe Irani. Këto argumente diskutohen edhe në ligjerata klerikale, por në rrjet mjafton të shikosh kush shpërndan këto ditë propagandën e Vladimir Putinit për Ukrainën. Mjafton thjesht të shikosh kush janë këto persona që akuzojnë SHBA e NATO për genpocid e përkrahin Rusinë. Mjafton të shikosh kë kanë foto profili ose cover. Nuk po e themi, mjafton ta shikoni, është ushtrim argëtues…

14 komente në “Radiografia e idhujtarëve shqiptarë të Vladimir Putinit”

  1. Ceke says:

    Putiniste jane trutharet dhe injorantet. Njerezit qe disfaten pe tyre personale e gjejne atje ku nuk gjendet.

    1. Janullistan Airways says:

      Jan, turkofagos, ben, adriatik, plato, ludmilla, sunitet nuk behen mjerez, edhe 300 eurosha tjere.

    2. ben says:

      Jo vetem kaq, por duke qene se sot ne Shqiperi, kur vesh nje kostum firmato dhe ke nje celular te shtrenjte, te duket vetja se je intelektual, packa se mundet te kesh “mbaruar” universitetin Kristal, pa shkuar fare ne klase, bile edhe pa mbaruar shkollen e mesme.
      Fatkeqesisht inteligjenca e vertete, e zhgenjyer nga politikanet e tipit te pershkruar me siper, u largua nga Shqiperia qe ne vitet e para te mender demokracise, duke e lene vendin ne doren e ketyre idjoteve. Eshte parim i njohur i fizikes, qe njihet si “parimi eneve komunikuese”, qe vepron kudo dhe vecanerisht ne shoqerine njerezore.
      Kur zgjuaresia dhe inteligjenca e vertete largohen, zbrazesira mbushet me injorancen dhe padijen. Kjo ka ndodhur per fat te keq ne vendin tone dhe ky fakt vertetohet shume qarte nga ato qe shohim ne televizionet e vendit, ku nje tufe injorantesh perpiqen ti mbushin mendjen te tjereve se teorite e tyre jane me te drejtat dhe kete e bejne duke ngritur zerin, duke i nderprere fjalen njeri tjetrit, duke u share dhe bile duke perdorur edhe kercenimet apo forcen fizike. Kete e shikon shpesh edhe ne komentet, qe individe e ndryshem bejne ketu tek TEMA, kur perdorin fjalor rrugesh per te kundershtuar te tjeret qe mendojne ndryshe. Keta tipa harrojne se kur nuk ke argumente per te mbrojtur idente tende do besh mire qe te heshtesh ne vend qe te shash. Kush shan tregon se nuk ka te drejte ne tezen qe perpiqet te mbroje.

      1. ca po thua says:

        Ligjet e fizikes nuk jane te njejta me ligjet e shoqerise, o derdimen!

    3. Jane dy lloje grupesh says:

      Në Shqiprie Putini e mbeshtesin veq Muslimanet që jane ati Perdimore dhe anti komtare dhe politikanet hajduta dhe njerzit që ju sherben ketyre dy grupeve normalishte për fate keq ka shume njerze nga keto dy grupe.

  2. Politolog says:

    Artikulli i ngjan bisedes se plakave te Kadarese tek ” kronike ne gur”. Zakonisht Pata eshte me serioz ne shkrimet e tij.

  3. Pr says:

    Mjerisht Robert Shvarci ka vdekur pa arritur t u mesoje shqiptareve se thuhet izraeliane dhe jo izraelite.

    1. edhe nese eshte keshtu si thua ti, ku e sheh rendesine e saj ne kete situate ?

    2. kot me t'pyt says:

      Pse jo izraelite por izraeliane?

  4. Buda says:

    “historiani” Prof. ka emer, pse nuk e permendni zoti Pata?!

  5. Artan says:

    Here e pare qe dal me emër….fol me emra te perveçem mik,…mos ma bej quiz shkrimin,…se nuk ndjek emisione!…jo per gje por mqs ata e dine kush je dhe pse i denenon,…s’ka kuptim te na lesh ne te tjereve ne erresire!!!!….veç nese e ke personale me ta!…por ne kete rast mos bej shkrime publike!

  6. Pata e Shkodres says:

    Ylli, si fondemarres nga CIA amerikane qe je, ke bere nje shkrim te lavderueshem. Megjithate do ishte mire qe me profesoret dhe me juristet te besh debat, nese guxon. Perndryshe nese mendon qe mund ti ofendosh duke i sulmuar me ofendime, keshtu nuk fiton dot. Vetem diskreditohesh.
    Gjithesesi, me kete shkrim ke mundesi te marresh goxha fonde nga fonacioni Soros , pasi Sorosit po i iken truri per humbjet qe po i shkakton Putini ne Ukraine.

    1. u dhime duke qesh says:

      Po ti punonjes i KGB-se je, o bole e shtrydhur!?

  7. Edlira says:

    Gjuha e bukur shqipe e masakruar nga nje pseudogazetar apo “xhongler” argumentesh boshe, qe rrine varur ne ajer!!!

    Thjeshte “prodhim ajri”…i lodhshem ne kulm ne lexim.Fjalite (qe duhet te sillnin shembuj dhe shpjegonin per lexuesin,se kush jane idhtaret e Putinit ne Alb) me 300 nyje ne llogjike dhe gramatike.?‍??‍??‍?

    Nese do kishim nje klub Mediokriteti ne Alb,ju si “gazetar” do te ishit ne rolin e Sekretarit te Pergjithshem te Mediokërve te Shqiperise! ?????

    Prisnim nje tapet arab dhe gjetem ne vend te tij nje rrogoz kashte…????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje