Raporti: Ja pse trupat ruse nuk kanë hyrë dot në Kiev

4 Mars 2022, 22:30Politika TEMA

Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar dje një material të përditësuar për zhvillimet ushtarake në Ukrainë. Në përmbledhjen e bërë vihet në dukje fakti se trupat ruse kanë vijuar për të disatën ditë përpjekjet e pasuksesshme për të rrethuar kryeqytetin Kiev dhe kapjen e Kharkivit. Një ndër arsyet e kësaj vonese është edhe zgjidhja taktike që po zbatohet:

“Komandantët rusë duket se preferojnë hapjen e linjave të reja për operacione në shkallë regjimenti por nuk kanë mundur të arrijnë sinergji domethënëse në përpjekjet e bëra në disa drejtim drejt të njëjtave objektiva”, shkruhet në raport.

Në të njëjtin dokument thuhet se dështime të këtij niveli që bëjnë pjesë në leksionet bazë të artit operacional në shkollat ushtarake ruse, mbeten të pashpjegueshme.

“Ushtria konvencionale ruse vijon të performojë poshtë standardit dhe keq…Të dhëna se Rusia që po mobilizon përforcime nga Oqeani Paqësor janë shqetësuese në këtë drejtim”, shkruajnë autorët, sipas të cilëve Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse është bindur se arritja e objektivave të fushatës nuk mund të bëhet me kaq trupa. Nëse kjo provohet si e vërtetë, atëherë jemi para një skenari, kur një shtab i tërë ka dështuar me turp në planifikimin e parë në shkallë masive që nga lufta në Afganistan.

Në plan të përgjithshëm, Kievi është synimi qendror, mbështetur nga tre drejtime: kapja e Kharkivit, Mariupolit dhe kapja e Khersonit që hap rrugën për në Odesa. E gjithë kjo situatë aspak e pëlqyeshme dhe që rrezikon të shndërrohet në poshtëruese, është shoqëruar me hapa ligjorë në Rusi: stacioni i fundit liberal, radio Echo Moskvy u mbyll më 3 mars, ndërkohë që autoritetet ruse po përpiqen të kufizojnë përdorimin prej rusëve të mediave sociale.

Situata priret të ndërlikohet nga fakti se ndonëse ligjërisht NATO dhe Rusia nuk janë në luftë, faktikisht lufta po vazhdon. Armatimet që po i dërgohen Ukrainës janë të konsiderueshme: Spanja ka dërguar 1 300 armë antitanke dhe 700 000 njësi municioni si dërgesë të parë.

Norvejgia ka dërguar 2000 armë antitanke, M72, Kanadaja premton dërgimin e 4 500 M72 dhe 75000 granata dore, ndërkohë që SHBA aprovoi 10 miliardë dollar ndihmë për Ukrainën. Përtej aspektit ushtarak, ka disa zhvillime politike që duhen konsideruar.

Konkretisht, Suedia dhe Finlanda kanë intensifikuar bashkëpunimin me NATO-s, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë kërkuar hyrjen në BE, kurse Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda, SHBa, Kanadaja dhe Danimarka, shtatë nga tetë vendet e Këshillit të Akrtikut, kanë njoftuar bojkotin e diskutimeve në Rusi që parashikohet të mbaheshin në maj në Arkhangelsk.

8 komente në “Raporti: Ja pse trupat ruse nuk kanë hyrë dot në Kiev”

  1. Liria mbrohet me cdo cmim!

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

  2. Poshte Putini says:

    Ukraina po beher shembull se si luftohet e sakrifikohet per liri!
    Rrofte Ukraina. Poshte Putini.

  3. Ilirian says:

    Taktika ruse per te hyre me sa me pak viktima nder civile. Kesaj i sherben edhe dakortesia per hapjen e koridoreve per tu larguar njerezit. Sa per stopim te Rusise nga rezistenca ukrainase, as qe behet fjale. Ajo nuk ekziston. Reale eshte mbi 1.200 000 ukrainas qe kane braktisur vendin e qe shtohen perdite.

    1. ben says:

      Ilirian-po si e spjegon nje strateg ushtarak si zotrote faktin qe lufta per pushtimin e Ukraines ishte planifikuar per 2-3 dite dhe po vazhdon per 10 dite, kur trupat ruse nuk kane marre akoma Kievin dhe qytetet e tjera te medha ukrainase?
      Qe ushtria ruse eshte me superiore ne armatime dhe numer ushtaresh, ajo as qe diskutohet, por historia na ka treguar se asnje ushtri, sado e madhe dhe e armatosur qe te jete, nuk fiton dot mbi nje popull te tere, qe lufton per lirine e tij.
      Ruset edhe mundet ta pushtojne Ukrainen, por kurre nuk do munden ta mbajne ate, pasi te fitosh nje beteje, nuk domethene se do fitosh luften.
      Me siguri qe kaq gje duhet te ta kene mesuar ty ne akademine ushtarake te “ambasades ruse”, te ciles duket qarte qe i sherben.

  4. Tiransi vjeter says:

    Lufte e kalon kufinjte e ukraines. Lufte midis demokracise dhe autoritarizmit.

  5. Balo says:

    Idiotët që shkruajnë artikullin ose nuk kanë asnjë ide nga ushtria,ose më keq akoma shkruajnë me pagesë atë që nuk mendojnë!
    Nëse rusët do bënin luftë siç të kanë thënë ty të shkruash o idiot,do shkulnin tokën me bombardime në tapet,24 orë në 24….sa jo rezistencë qytetare por as materie të mos mbetej më në Kiev…dhe ti e di shumë mirë që rusët i kanë këto mjete!
    Nuk e kuptoni çfarë po bën…keni dy rrugë, ose ngrini bythët tuaja të qira dhe shkoni në terren të shihni,ose mos hani mut më!
    Më duket se Rusi do t’a boshatisë Ukrainën nga banorët,për të sjellë më pas kolonë..dhe këtë nuk e bën dot me shkatërrime apo bombë bërthamore…
    Këta që flasin për pushtim janë ende në luftën e parë botërore,ende me transhe dhe luftë guerriljesh.
    Nuk do të fitojë luftë o bij dosash…do t’a zbrazë vendin!

  6. Trojan says:

    O Balo ja ke fut pordhes ..qe po bombardon po i bje bam, sa po i kthen qytetet ne germadha ,e dyta ,mund te bombardoje me keq por 1/3 e popullsise e kane ruse ,gje qe s do ti interesonte ,,sa per ushtrine russia eshte mit ,shiko si jane katandisur rrugeve ,prandaj dhe gjithmone kercenon me lufte berthamore se se kane takatin as ekonomikisht,,po te rikujtoj nje rast ne siri kur russia ne nje muaj goditi me pese a gjashte raketa ,ndersa nga nje aeroplanmbajtese amerikane per dy ore u hodhen 50 raketa ,mos te harojme dhe per ate bazen russe qe se moren vesh nga u erdhi goditja,,keshtu mik qe te besh nje lufte do koqe dmth leke ,jo bla bla

  7. pesimisti says:

    Balo ham ham ??duket dhe nga emri qe ke zgjedhur.
    Ato bombardimet qe thua ti kane kosto, qe Rusise do i kushtonte me shume se sa do fitonte.
    Sa per zbrazjen e popullsise nuk interesohet shume Putin.
    Lufta me Ukrainen eshte gabimi fatal i nje diktatori.
    Sikurse ishte shkuarja ne Moske e Napoleonit,apo per Hitlerin lufta me BRSS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje