Rrëfimi i Kristina Mark Gjomarkaj: Si abuzonte me vajzat, komandanti i kampit Pandi Anastasi

4 Mars 2022, 18:30Politika TEMA

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’, i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili është fryt i një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur të disa prej grave dhe vajzave shqiptare që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, e me radhë

Nga Fatbardha Mulleti (Saraçi)

Marta e shoqja e Mark Gjomarkut

Gruaja e Mark Gjon Markut, që u vra në mal gjatë rezistencës antikomuniste, u paralizue në internim dhe në të gjitha kampet e transportuan me vig. E internuan bashkë me fëmijët: Kristinën, Çelestinën e Gjonin. Vdiq në internim në vitin 1974, mbas 30 vitesh internim dhe e paralizuar.

Gjon Mark Gjomarkaj

(1938 – 2003)

Kur e internuan, Gjoni ishte fëmijë, vetëm gjashtë vjeç. Ishte djali i Markut, që bëri rezistencë, luftoi kundër komunizmit, deri në flijim, u vra në vitin 1947. Nëna e tij Marta u paralizua që në vitet e para të internimit. Sa herë e transferonin të sëmurën, e bartnin me barelë. Gjoni i vogël u rrit duke patur shoqëruese të përhershme urinë.

I drejtohej Gjoni i vogël nënës së tij:

– Nan´, a ke (uri), se un s’kam (uri)?

Nënë shkreta kuptonte ç´donte të thoshte Gjoni me këtë shprehje, uria e tij pa fund, e dashuria pa kufi për nënën. Ai u rrit me shumë dashuri nga gjyshja, nëna, hallat Marta e Bardha, po ashtu dhe nga motrat Kristinë e Çelestinë. Rritej Gjoni i vogël, mësonte që po mësonte italishten me padër Gardinin (që dhe ai ishte i internuar). E fshehte Gjoni i vogël fletoren nën bluzë (që të mos ia shihte polici) dhe shkonte te mësuesi i tij i nderuar. Mësonte shumë mirë. Frëngjishten e mësoi me Z. Zef Gjeta (ish-Kryetar i Bashkisë Shkodër në vitin 1944), ishte i internuar, ndërsa gjermanishten e mësoi në mënyrë autodidakte.

U rrit djali dhe provoi të gjitha kampet e punës, me apelin dy herë në ditë, në punët më të vështira dhe në distancë të madhe, që duhej të ecte me orë për të shkuar në vendin e punës.

Ja si e tregonte Gjoni, një episod të fëmijërisë së tij:

– Isha në shkollë. Librat i’a merrnim njëri-tjetrit, për arsye se nuk kishim. Në librin e historisë, fotografisë së Enver Hoxhës ia kishin bë sytë me bojë shkrimi. Kur unë e kisha në dorë këtë libër, ma pa polici i kampit. Çdo ditë sapo mbaroja mësimin, isha i detyruem të paraqitesha në zyrën e tij. Ai me tubën e çelësave që kishte në dorë, më binte kokës…, nuk duhej të tregoja, më bënte presion…!

Një ditë gjyshja e dashtun tue më përkëdhelë, i takoi dora tek gungat që kisha në kokë. Ato ishin bë hematoma. U detyrova me i tregu të vërtetën. E mori gjyshja djalin për dore dhe shkuan në zyrën e policit…, ajo e mbrojti nipin e saj të vogël.

Polici i thotë: – Hiqjani djalit emrin e Gjon Markagjonit, se ai është…! Por plaka trime i’u përgjigj: – “Ne e kemi traditë me vu emrat e të parëve tonë, në asnjë mënyrë nuk ia ndërrojmë emrin djalit. Por mos ma prek ma me dorë djalin, se atëherë do të kesh punë me mu…”!

Me shumë vështirësi u regjistrua në shkollën e mesme “18 Tetori”. Ishte në vitin 1956, ishte viti i parë i jetës së kësaj shkolle. Ai ishte nxënës i shkëlqyer, por një fotografi me shokët e klasës nuk e bëri dot. Në fotografitë e nxënësve të kësaj shkolle, nuk janë të pranishëm nxënësit që ishin të internuar, që vinin nga sektorët e internimit, si Savër, Plug, Gradisht..!

Nxënësit e “deklasuar” ishin aq të vuajtur, sa ta ndjenin se duhet të shmangnin ekspozimin, qoftë edhe në një fotografi shokësh shkolle…!

Kësaj kategorie nxënësish, nuk kishin nderin t´ia vinin fotografinë tek tabela “Krenaria e Shkollës”, e jo më t´i jepej e drejta me vazhdue studimet në universitetet tona…!

U rrit Gjoni dhe i provoi të gjitha kampet e internimit, me apelin dy herë në ditë (në mëngjes dhe në mbrëmje) në vendet e punës sa më të vështira dhe sa më larg, duhej të ecte me orë në këmbë, për të shkuar në vendin e punës. Pas 46 (dyzetë e gjashtë) vitesh, në 1991-in u kthye në Shkodër, në shtëpi. Gjon Mark Gjomarkaj, u emërua kryetar i Caritas-it në Shkodër (nga Ivan Dias – ambasadori i Vatikanit), që ndihmoi me ndihma humanitare qytetin dhe Shqipërinë, mandej drejtoi Caritas-in në Mirditë (që drejtohej nga austriakët). Aty ka ndihmuar në rregullimin e kishave, në veçanti në hapjen e shkollave dhe riparimin e tyre.

U zgjodh deputet nga Partia Republikane në Mirditë. U martua…, por fatkeqësisht, jeta ndaloi për të me 19 tetor 2003.

Kristina Mark Gjomarkaj

Kristina Mark Gjomarkajn, e internuan bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Ishte vajzë e  Mark Gjomarkut, që drejtonte rezistencën kundër sistemit komunist, që u vra me 1947-ën.

Kristina na tregon:  – “Isha 12 vjeçe kur na dërguan në lagjen Prru, të Beratit. Nëna ime ishte e sëmurë, i filloi paraliza.  Polici  ruante  në errësirë, për ta vërtetuar a ishte vërtetë  e paralizuar nëna (mendonin se nuk ishte e vërtetë!)

Për arsye të paralizës së nënës, më morën mua 12 vjeçe, më hoqën nga shkolla, e më detyruan me punue me normë. Më larguan nga familja, më çuan me punue në Kuçovë, me gra të huaja. Në një dhomë banonim 20 (njëzet) gra, ato ishin dibrane dhe mirditore. Policët që na ruanin natën, qeshnin, qeshnin ose ma mirë zgërdhiheshin.

Gratë e shkreta kishin shumë vapë në ato ambiente (ishin në stinën e verës), ishte një nxehtësi e padurueshme…! Ato vuanin, ndërsa ata (rojet me pushkë) talleshin me vuajtjet e tyre.

Flinim në tokë, dërrasat ishin të vendosura mbi tokën me lagështirë. Dyshekun që fleja e bëja si thes, mbërtheja veshjet në duar e në këmbë, që të mos më hynin bretkosat në trup…!

Me drapnin në dorë, pritnim misrin…, por aksidentalisht unë preva këmbën. Ishte natë, temperatura më shkoi 40°, isha vetëm, nënën nuk e kisha pranë, ishin të gjitha gra që nuk i njihja. Ato më qëndruan mbi kokë, ndërkohë nuk m’u dha asnjë ndihmë mjekësore!

Punoja me karrocë, përgjatë rrugës ajo më derdhej, se isha e vogël,…por drejtori dhe kapterët argëtoheshin me këto skena, ato vetëm zgërdhiheshin me një të mitur që vuante.

Ne, të internuarat punonim bashkë me të burgosurit në kamp, ecnim për tre, mos me e prishë rreshtin. Pandi Anastasi, ishte kapiteni i të burgosurve dhe të internuarve… një ditë ai thirri një nuse të re nga Kavaja, burri i saj kishte kalue kufirin, me një fjalë, ikë nga Shqipnija, ishte 20 vjeçe, quhej Servete. E izoloi Serveten në fushë, nuk linte t´i afrohej asnjë shoqe, i kërkonte të plotësonte normën…, e torturonte… Por ajo nuk u dorëzua asnjëherë.

Ato femra që arrinte t’i thyente, që i binin në dorë, u jepte bukë, ndërsa ato që rezistonin, i lente me tre ditë pa bukë…! Një djalë të ri,  e rrahu një ditë shumë, gjithë inatin e akumuluar ja shkarkoi. E morën kapitenin, i dhanë një vërejtje për tre muaj, por e prunë përsëri drejtor kampi..!

Një ditë kur po kthehesha nga puna, mbas disa javësh pashë gjyshen time të dashur që nuk e njoha, ajo ishte dobësua aq shumë, nuk kishte mbetur as gjysma e saj…! Ajo shihte vuajtjet tona, të vegjëlit që ishin të detyruem të punonin, uria që na shoqëronte në çdo moment, dy djemtë iu vranë, në rezistencën antikomuniste, Martën – hallën teme e kishin arrestua, po ashtu dhe hallën tjetër Bardhën, axhën e dashur Dedën, e kishin burgosun… kudo dhimbje e mjerim”.

“Në Berat – vazhdon tregimin Kristina – më mbajtën katër vjet. Na fusnin me punue në nxjerrjen e të vdekurve nga varret…!

Në Tepelenë më vunë me punue në bartjen e druve. Isha e vogël, e parritur, ngarkesa e druve për mue, ishte e rëndë, gjatë ecjes drutë takonin tokën. Rojet edhe me këtë skenë qeshnin, talleshin, zgërdhiheshin. Ne, vajzat e reja na fusnin me punue në transportimin e plehut të njomë. Kishte raste që na nisnin për punë në orën 12 të natës. Zakonisht niseshim herët në mëngjes, duhej të banim normën e druve. I ngjiteshim malit të Gjolikut, ngarkonim në shpinë drutë dhe zbritnim malin të ngarkueme, i vendosnim drutë në fushë, duhej të banim këtë punë në verë dhe në dimër.

Më kishin lanë pa shkollë në Berat, në moshën 16  vjeçare, kur ishim të internueme në Elbasan, më dërguan në shkollë. Me vinte turp, isha ma e madhja në klasë. Kam punue në Vidhas në hekurudhë, ku më shumë duhej me punue natën. Të burgosurit punonin ditën, ne të internuarit natën.

Kam marrë pjesë në mbjellje ullinjsh, në mbajtje tullash, në ndërtimin e burgut të Vlorës. I kërkoj nanës fotografitë  e rinisë që i kisha bërë në Savër të Lushnjes – i thashë. -Të lutem, me trego fotografinë e rinisë! Ajo u përgjigj:

-Po ta tregoj fotografinë time, se atë me familje nuk e kam, shumë më kanë humbur gjatë transferimeve, shtegtimet tona ishin të pafund. Ja si e tregon historinë e fotografisë:

– Ishim në Kamëz në Tiranë, ku punonim tjegulla në fabrikë..!  Morëm vesh se në kryeqytet, jepej filmi “Skënderbeu”..! Kishte ardhur një ditë një djalë shkodran, shofer, me pa të afërmit e vet. Sapo u err, na dolëm fshehtas nga kampi, na mori shoferi me makinën e tij, e pamë filmin, u kënaqëm…, në këtë kohë hyna në studio dhe bana një fotografi, por… kur u kthyem, ishte dhanë alarmi në kamp…, atëherë ne u zvarritëm dhe kena hy barkas nën telat me gjemba..! Na udhëhoqi Valentin Previzi, njeriu që kishte mbaru Akademinë Ushtarake në Itali. Në sajë të udhëzimeve të tija, mundëm me hy brenda territorit të kampit, ndërsa burrat që i kapën, i rrahën si zakonisht.

Vazhdoi internimi me dhjetëra vjet, u rrita, tashti punoja në fushat e Myzeqesë, si në Savër, Gjazë, në punim toke, prashitje, vjelje pambuku, punë në diell e në shi, në të ftohtë apo në nxehtësinë e diellit në verë, me dy herë apel në ditë. Gjatë bisedës ajo më tregon një ngjarje, kur ishte e vogël 12 vjeçe në Vlorë:

– Kisha nevojë për mjekimin e dhëmbëve e më shoqëroi polici për te dentisti, ai ishte i pajisur me pushkë dhe vinte pas meje…, Roja me pushkë… fëmijët e rrugës më shanin tuj bërtitur “Vajza që ka vjedhur ”. Gjatë gjithë kohës kam qa, gjithkund tue më poshtënue, tue qa, u ktheva tek nëna jeme, që ishte e paralizume, vetëm ajo me shikimin e saj, me atë dorën që ta vente ëmbëlsisht tek koka, ta largonte vuajtjen, stresin që po provonim që në fëmini, por që më ka mbetur në kujtesë: Jemi në Tepelenë, janë muajt e verës të viteve 1949 – ‘50, ‘51, ‘52, na çonin me transportu bar e pleh, kalonim urën e Dragotit, që ishte e lëvizshme, shkonim me marrë bar të thatë, na banin me bë dy, tre rrugë, nuk na lejonin me ndalue, për me pi ujë… u thamë për ujë!

Me ne vajzat 16 vjeçare ishte edhe Elena Bega (franceze, gruaja e inxhinierit të tharjes së kënetës, së Maliqit), që ishte dënuar gjoja për sabotim. Në një moment të lodhjes së madhe, të etjes së pafund, të tharjes, jo vetëm të gojës, por të gjithë trupit, më lindi mendimi të hidhem nga ura e Dragotit…, me këtë veprim doja të dënoja dhe policin e keq, që na torturonte, që nuk na lejonte të pinim ujë… por shoqet e mija, në veçanti Lajde Miraka, nuk pranoi, ajo më tha “Jam vajzë e vetme, prindërit…”!

Isha e vogël, isha shumë e dëshpërueme, doja të mbysja veten, njëherit edhe policin…! Por edhe ky moment kaloi, shoqet e mia Lajde, Gita Luka, etj., treguan që ishin të reja në moshë, por të rritura para kohe në mendime…!

Këtë veprim e mori vesh Lekë Previzi (kushëriri i jem), i interrnuem, që ishte me shpirt artisti dhe më tha: -Kristina! Në asnjë mënyrë mos me e pranu vdekjen, por duhet të rezistojmë…, se do të mbijetojmë, shpreso në të ardhmen, ajo na mban gjallë…!

Kur na dërguan në internim në Savër të Lushnjes – vazhdon tregimin zonja Kristinë – morëm leje nga polici i qendrës së Savrës, leje për të dalur në qytetin e Lushnjes. Ecnim rrugës, në çdo çast ktheja kokën prapa, me dukej se më ndiqte, ai, polici. Në Savër më bëhej apeli dy herë në ditë, në mëngjes e në mbrëmje.

Kaluan vitet, jam në Myzeqe – vazhdon tregimin Kristina – e punonim në kanalin me ujë, ishin motrat Kaloshi (Avidana e Dozia), Veronika Dosti dhe unë. Ishte dhjetor, binte shi. Duke kaluar mbi kolektor, Veronika kaloi, ndërsa unë rashë në ujë, isha duke u mbyt, sapo kisha mbushur të 20 vitet e jetës seme…, por më nxori Avidia. Në ato momente që po merrja vetin, i them shoqes -Pse më nxore? Pse s’më le të vdisja? Po të gjitha shoqet e mia, që dhe ato po vuanin si unë, më dhanë zemër dhe motoja jonë ishte: “-Në asnjë mënyrë me pranue vdekjen, të rezistojmë…”!

Kështu kaloi jeta e jeme. Në vitin 1974 u martova, të nesërmen më vdiq nëna. Formova familje në Shkodër me Z. Gjovalin Vata, që kishte bë njëzet vjet burg politik, një burrë me shpirt të madh e duar të arta.

Linda një djalë, burri me vdiq tue më lanë me djalin e vogël, e rrita, kjo është dhurata më e bukur e jetës teme.

E mbaroi tregimin e saje mira Kristin, që sytë e saj, e kanë ende atë ndriçimin e bukur të rinisë, ato cirkat shumëngjyrëshe të irisit të saj të jashtëzakonshme. Dhe unë që shkruaj jetën e tyre, kaloj nëpër të njëjtat hulli, jetoj ato emocione të rrugëve tona e të shtigjeve të përbashkëta…!

Çelestina Mark Gjomarkaj

Ja si tregon Çelestina, vajza tjetër e Mark Gjomarkut, që ishte dhjetë vjeçe kur e internuan.

– Një ditë polici po lexonte emrat e grave e vajzave, që do të dërgoheshin në fabrikën e tullave Vorë, gjatë leximit doli dhe emri i jem, Çelestina Markagjoni, atëherë sapo kisha mbushur të katërmbëdhjetë vjetët.

Në këtë moment, nëna e jeme, që ishte e paralizueme dhe e ulun në një karrige, që ia kishte punue Dom Nikollë Mazrreku, i cili dhe ai ishte në internim, e shkreta nënë i foli rojës: “-Mos ma hiqni vajzën, ajo është e vogël dhe mua nuk ka kush më ndihmon”. Por mue më nisën me grupin. Nëna m’u paralizue në internim. Gjithë natën rrinte tuj pritë Martën, kunatën e saj, por ajo nuk u kthye ma, e kishin arrestue.

Jeta e Çelestinës kaloi në internim, ajo thotë: -Nuk jemi ngi me ujë, domethënë na mungonte uji e jo më gjërat e tjera. Ajo nuk flet shumë, por vazhdon bisedën me mua: -Ishim të izolueme, por me të internuarit në mes vedit ishim të LIRË, ne shkonim shumë mirë, mirëkuptoheshim. U martova në Shkodër në familjen e Ndokë Halilit, linda një vajzë, që është gëzimi i jetës teme.

Në qytetet provova ç’do të thotë të jesh e vetmueme, midis njerëzve…, ishte pasojë e luftës së klasave, që vazhdoi tek ne për 46 vjet, d.m.th., afro pesë dekada, ishim fëmijë e u plakëm në komunizëm…

45 komente në “Rrëfimi i Kristina Mark Gjomarkaj: Si abuzonte me vajzat, komandanti i kampit Pandi Anastasi”

  1. Arbeni says:

    Nuk ka fare me te keqe se sa fara e muzhikeve.

    1. 555 says:

      Keni paguar krimet e te pareve tuaj qe e shtypen dhe e shfrytezuan kete popull per vite te tera!

    2. Tomorr Alizoti says:

      Bo bo bo Rrena pa Kufi, Rrac Bastarde

    3. E di si eshte puna says:

      Gjonmarkajt, race e ndyre kolaboracionstesh dhe kriminelesh!

      1. Arbeni says:

        Race e ndyre jane ata qe bashkepunuan me Milladinin, Mugoshen, Rankoviqin…

        1. E di si eshte puna says:

          Gjonmarkajt kane bashkepunuar edhe me serbet, mos u bej hic xheloz o katunar!

          1. Arbeni says:

            Sa per bashkepunimin me serbet, muzhiket e Enver Mugoshes jane te paret. Pastaj vijne te tjeret…

            1. E di si eshte puna says:

              Ti duhet ta dish, si UDB-ash qe je!

              1. Arbeni says:

                UDB-asha mund te jene ata qe e dekoruan Aleksandar Rankoviqin, Mugoshen, Tempon, Titon… Une kurre nuk isha me Miladinin, Rankoviqin,Mugoshen…Enverin, Shehun!

                1. E di si eshte puna says:

                  Ti pervecse i ndyre je edhe i trashe o zhuls rrugesh. Kur gjerat behen hapur dhe e shohin te gjithe, nuk quhet as spiunllik e as tradheti o analfabet. Spiunlliku dhe tradhetia behen vetem ne menyre te fshehte o halabak rrugesh. Pikerisht soji e sorrollopi yt ishin me UDB-ne dhe me Asfalia-n dhe futeshit si diversante nga Jugosllavia dhe Greqia, per te vrare njerez, per te djegur fabrika, per te shkaterruar shkolla, e per te “permbysur pushtetin”. Familjaret tuaj po aq te ndyre ne Shqiperi, ju ndihmonin me informacion dhe me strehim. Raca juaj e ndyre mori ate qe meritoi dhe ne jete te jeteve do jete e damkosur me vulen e tradhetarit, o UDB-ashe te felliqur!

                  1. Arbeni says:

                    Me 14 mars 1948 Byroja politike e PPSH mori vendimin per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine.
                    Enver Mugosha me 17 mars 1948 i shkruante shokut Tito:
                    “Populli yne eshte aq i lidhur shpirterisht e ekonomikisht me popujt e Jugosllavise sa asnje popull tjeter dhe ky bashkim s’ka asgje formale por ndihet thelle ne zemrat e popujve tane… Ne kemi nevoje te na thuhet nga ju nese ka ardhur momenti kur ne duhet te marrim ne shqyrtim ceshtjen e bashkimit…”
                    A thua ty nuk te duket kjo tradheti ? Apo ndoshta kjo nuk mund te konsiderohet tradheti sepse qenka bere hapur. Dhe te gjitha ato qe behen hapur (sipas filozofise tende te marre) nuk jane tradheti.

                    1. E di si eshte puna says:

                      GOMAR, edhe sot per bashkim ne BE po flitet o kokrra e idiotit! Edhe ne ate periudhe ka patur ide per krijimin e Konfederates Ballkanike, o njeri i trashe. Pastaj o derdimen, a e kupton se ne histori rendesi ka fakti si rrjedhoje dhe jo e thena si fakt. Po ku mund te kuptoje nje halabak rrugesh si ti. Fakti eshte qe Shqiperia nuk u bashkua as me Jugosllavine as me Konfederaten Ballkanike, ky eshte FAKT, qe do te thote se gjithcka thua ti o psikopat i lindur eshte nul. E more vesh? Aq sa merr vesh gomari! Ndersa fakti i thene eshte edhe fakt si pasoje per sojin dhe sorrollopin tend te ndyre qe bashkepunuan me serbin e me grekun thjesht per “te ardhur ne pushtet”. Pastaj po ta perseris o rob i trashe,se perseri koka jote si e veshgjatit nuk e kupton, se kur gjerat behen hapur dhe publike nuk ka aty as spiunllik e as tradheti. Por kur ato behen fshehtas, me agjenture dhe sherbetore te agjenturave te huaja, kjo quhet as me pak e as me shume se tradhetar dhe spiun. Raca juaj e ndyre kete ka bere, a e more vesh o idiot me te meta mendore, o analfabet funksional? E per ate qe ka bere (dhe po ben) ka ngrene dhe do haje mut pergjithmone ajo raca juaj e ndyre e kolaboracionisteve!

                    2. Arbeni says:

                      Shqiperia e Enverit deshi qe te bashkohet me Titon, por ishte Byroja Komuniste e Informacionit qe miratoi nje rezolute kunder LKJ dhe e deboi Jugosllavine nga blloku. Dhe Enver Mugosha, si b..lepires qe ishte u be me te fortin.
                      E sa per fyerjet tua, mund te te them me keqardhje se, fatkeqesisht edukaten e paske mare nga rruga. Tamam fjalorin e nje rrugaci e paske.

                    3. E di si eshte puna says:

                      GOMAR, nuk ka rendesi fare kush e “afroi” apo kush e “largoi” shtetin shqiptar nga bashkimi me Jugosllavine apo me Konfederaten Ballkanike. Ajo qe eshte FAKT dhe nuk e luan as topi ( e jo me nje halabak si ti) eshte se Shqiperia ishte dhe mbeti deri ne 1990-n nje shtet realisht i pavarur dhe sovran! Ndersa ti kurre mos harro se nga 1945 deri ne 1990 ne pushtet ishin komunistet dhe Enveri. A merr vesh o dru me pre? Te akuzosh dike per tradheti ndaj atdheut, kur fakti historik i padiskutueshem tregon se pikerisht ne kohen e tij atdheu ishte vertet i pavarur dhe sovran,duhet te kesh guximin e gomarit qe te marresh mundimin te pellasesh idiotizma te tilla. A merr vesh o PSIKOPAT?
                      Por soji yt i kolaboracionisteve te perjetshem, nuk ka se cfare te thote dhe sulmon per t’u mbrojtur. Raca juaj e ndyre historikisht ka bashkepunuar me pushtuesin dhe per te justifikuar vetveten, eshte perpjekur gjithmone t’ja hedhe fajin kundershtareve dhe atyre qe kane luftuar dhe jane perpjekur per atdhe dhe liri. Ju jeni funderrinat historike qe keni bashkepunuar edhe me osmanet edhe me serbet edhe me greket edhe me fashistet. Ju ju ju jeni, raca juaj e felliqur, qe e keni ne gen tradhetine, qe mbani era mut te pshurrur! Muti pastrohet, se mban ere te keqe dhe ndot ambientin …

                  2. E di si eshte puna says:

                    Kjo eshte raca e felliqur e “Arben”-eve :
                    Bashkepunimi i Ballit me greket
                    Letra e Mitat Frasherit derguar Dhimiter Falos me 10. 05. 1944, per “Federaten Greqi-Shqiperi”
                    Kjo marreveshje midis Greqise dhe Shqiperise u pergatit nga nje komision perfaqesuesish :
                    1. Xhavit Leskoviku – perfaqesues i Qeverise kuislinge
                    2. Koco Kota – perfaqesues i Legalitetit
                    3. Dhimiter Falo – Perfaqesues i Ballit
                    4. Koco Tasi – perfaqesues i Ballit
                    5. Selman Riza – perfaqesues i Kosoves
                    Ne letren qe kryetari i Ballit, Mitat Frasheri i dergon Dhimiter Falos ne Selenik ne 10. 05. 1944 shkruhej :
                    … ju falemi per gjithe sa keni bame deri me sot dhe kemi shume shprese qe me aktivitetin t’uej te gjejne nje perfundim te mire tratativat per marreveshje. Vime tash te pikat mbi te cilat do jete bazue marreveshja e jone ;
                    1. Mbasi ceshtja e lidhjes ne forme federative varet nga mundesite e mbasluftes, prandaj te dy palet marrin angazhimin qe sot se jane te disponuem per realizimin e ktij projekti …
                    Pak kohe me vone gazeta greke “Vradhini” Athine 1944, shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte perfundimisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit, në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Gr

                  3. E di si eshte puna says:

                    Kjo eshte raca e felliqur e “Arben”-eve :
                    MARRËVESHJA FAMËKEQE ZOG-PASHIÇ
                    19 nëntor 1925
                    Italianët e shtinë në dorë marrëveshjen duke e marrë nga dy burime të ndryshme. Më 19 nëntor 1925 përfaqësuesi italian në Beograd, gjenerali Bodrero me telegram sekret Nr. 5881/1136 njofton përmbledhtas marrëveshjen midis Zogut dhe Pashiqit në gusht 1924 (shih AQSH Fond 251 viti 1924 dosje Nr. 105 Dok 1-3).
                    Marrëveshja midis Zogut dhe Pashiçit në gusht 1924 është një marrëveshje e paligjshme, sepse Zogu nuk përfaqësonte në atë kohë asgjë, veç vetvetes. Ashtu si dajua i tij Esad Pashë Toptani, por Esat Toptani më 17 shtator 1914 kishte nënshkruar në Beograd në emër të Shqipërisë e të popullit shqiptar një marrëveshje në thelb e njëanshme pa qenë i autorizuar as formalisht për këtë. Edhe Ahmet Zogu me 1924 nënshkroi marrëveshjen pa qenë i autorizuar, njësoj si Esati.
                    Dokumenti
                    *Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
                    *Kryetar i shtetit shqiptar duhet të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjorgjeviçëve.
                    *Qeveria Jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do ta njohë Zogun kryetar të shtetit përsa të jetë gjallë dhe menjëherë i lidh të ardhura vjetore
                    *Te shkrihet Ministria Shqiptare e Luftës dhe Shqipëria nuk do të ketë ushtri kombëtare.
                    *Shqipëria do të ketë një xhandarmeri aq të fortë sa të shtypë çdo lëvizje ose revoltë të ngritur kundra Zogut dhe regjimit të tij
                    *Xhandarmëria do të drejtohet edhe nga oficerë rusë e ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, që tani ndodhet në Jugosllavi. Kjo xhandarmëri do të pajiset me armë e financohet nga qeveria jugosllave.
                    *Në xhandarmëri do të shërbejnë edhe oficerë jugosllavë e të tjerë që qeveria jugosllave do t’i pranojë në interes të të dy vendeve.
                    *Të stabilizohet një bashkim doganor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
                    *Përfaqësuesi i Jugosllavisë jashtë shtetit do të përfaqësojë edhe interesat e Shqipërisë, prishen konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit.
                    *Qeveria shqiptare duhet të deklarojë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris që heq dore nga çdo premtim i saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumin dhe Lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit që mbeten në territoret e Jugosllavisë.
                    *Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarkana e Konstandinopojës dhe do të bashkohet me hierarkinë ortodokse të Beogradit, kështu edhe Myftia Myslimane Shqiptare do të varet nga Jugosllavia.
                    *Qeveria shqiptare mbahet larg nga politika e ngushtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo të detyrohet të mos pranojë në tokën e saj kosovare dhe elementë e tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre anti-jugosllave.
                    *Në qoftë se Jugosllavia do të futet në luftë kundër Bullgarisë e Greqisë, ajo gëzon të drejtën të rekrutojë ushtarë në Shqipëri dhe të formojë një ushtri prej 25 mijë vetësh me qëllim për t’i përdorur në frontin grek ose bullgar.
                    *Në rast lufte me Italinë Shqipëria do të mbante qëndrim neutral dhe do të favorizonte Jugosllavinë. Në raste të luftës Itali Greqi kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtën të okupojë tokën e saj nga invadimi eventual italiano- grek
                    *Qeveria shqiptare nuk mundet t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin e preventivin e Jugosllavisë.
                    *Traktati është sekrete dhe nuk mundet të shtypet as të zbulohet pa pëlqimin e të dy palëve. (AQSH fond.251.viti 1924.dosja 105,dok 2-5 shih edhe Pastoreli vepra f.222).

        2. informacion says:

          KOLABORACIONISTET E FASHIZMIT

          Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
          Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
          1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
          Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
          2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
          Dinet, Elezët.
          3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
          Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
          4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
          (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)

  2. Muli says:

    Pirdh o prift në prill pirdh.

  3. Muzaka i Ri says:

    Respect dhe perulem para vuajtjeve tuaja, kane qene te shumte ata qe kane abuzuar me pozicionin qe kishin ne ate kohe, por si ju ne ato kushte punonin pjesa me e madhe e myzeqarve vetem per nje cope buke. Nje nga ata kam qene dhe une vete , dhe kemi patur nje shoqeri me djemte e vajzat e internuar qe e ruajme dhe sot, mgjse kollaj nuk ishte .

    1. tralala zura nje gale says:

      Vuajtjet e leshit …

  4. Detfrd says:

    Edhe sot po te ishe duke kerkuar pun te paren gje qe te bejn ta lypin po nuk ja dhe ngel pa pun , ai person per kte gje perfaqsonte vetveten , e kemi jetuar PPSHn nuk te thosh qeveria shko shkerdhe te tjeret se per moral te fuste shtat pash ne dhe ai sistem , ky kte gje nese e ka ber se jam i sigurt qe ti genjen per te hedhur balt per ate sistem qe ju nuk ju la te benit mas qefit dhe ju etiketonte tradhtar siç ishin te paret tuaj , por edhe se ka ber nje xhest ka shkelur ligjet e atij sistemi , ai nuk perfaqsonte PPSHn , se ishin me shum se 3 milion te ndershem qe e perfaqsonin , nuk ishte si sot ajo koh qe marin grat e lagjes me dhun e i çojn per prostitucion , sot shitet femra si lop per 5 mij lek , mjaft se naj shpifet sot nuk po lini gjo pa bo vetem njerez nuk jeni mo , nuk egziston me morali dhe nderi kto kan 30 vjet qe kan vdekur , ai sistem i mbajti me dhun te ndershem kte popull shikoni ka 30 vjet keni mbyt europen me kurva vetem per ner nuk flitet mo ne ket ven , po ky kurvllik ju pelqen nuk ju ben pershtypje mbresa te ka lon se ta lypte dikur brigadieri , kta shqiptar kan qen por ishin te ndershem nga frika shtetit se kurverin e denonte me burg bashk me homoseksualizmin , nuk i genjeni dot shqiptaret se jan gjall ata qe kan jetu ne at sistem , mjaft me genjeshtra nuk lahet muti me shurr.

    1. Vranakonti says:

      Dedfred bravo.

  5. Lymi says:

    Prandaj nuk ngjason fare Agron Gjonmarkaj nuka ky fis.Sa mire bere o kalosh qe na sqarove.Kam pershtypjen qe edhe ti duhet te kesh ndonje histori te tille.

  6. L.R says:

    Foto fantastike per rinine e dikurshme… te qeshur dhe plot me energji per punen dhe rrethin shoqerore ku jetonin… po sot rinia? nejse… ne jete cdo gje eshte reciproke… abuzonte komandanti ?! nga ana tjeter abuzonte bashkeshortija…. qefe qefe kjo bote.

    1. ...kw says:

      Ajo fotografija esht internim apo kampim…
      Se,kta t interrnumit na paskan bo ket si hollivud…se,tamam foto hollivudi duket…si ke ajo vjersha “qeshu rini qeshu bota osht jotja”..
      …epo efhe internim edhe tu qesh shend e ver sikur s shko

  7. Vranakonti says:

    Shpifje dhe trillime. Zmadhime dhe genjeshtra qe nuk i beson njeri.Sado te shpifni dhe sado te trilloni, nuk ja ulni dot imazhin e mire atij sistemi se ne ate sistem,kush mund te prekte sikur nje fije floku gruan, sidomos te burgosurave,shkonte te shtate pexheret ose hante koqen e plumbit.Nuk bente kurre vaki qe nje polic i burgut te grave te bente ato gjera qe thuhet ne kete shkrim te ndyre dhe krejt i genjeshter.
    Keta qe kane qene te internuar ne ate kohe e kane patur hak, se ishin kndra ligjeve dhe normave te atij shteti popullor dhe mire jua kane bere qe i kane internuar se vete e kane kerkuar,vete u ka ngrene bytha. Krimnelet,komplotistet dhe armiqet e popullit ne burg e kane vendin se,jashte burgur ata ishin te rrezikshem,ishin te padobishem per popullin e ndershem shqipetar.

  8. Durimi says:

    Keto nuk duken fare si te internuara. Mos e keni bere kete fotografi ne ndonje lulishte ne Tirane?

  9. Umor Isti says:

    Hajde internim hajde, buza vesh me vesh e faqja bythe!

  10. dikur says:

    Ishim te intrenuara dhe fshetas dolem nga kampi per te pare ne Tirane filmim “Skemderbeu”……! Na zbuluan qe kishim ikur dhe na rrahen…… Po mire çfar prisnit , t’ju levdonin ? Po jo mor vellezer , nuk luftohet komunizmi me keto historira. Keto persona duhet te vertetojne qe jane denuar me akuza te rreme , me akuza , false . Me keto qe thote del se qenkan denuar me te drejte.

    1. anti25642654censurë says:

      si i internuar,vetë,e di që largimi pa leje nga vëndi i internimit,dënohej deri në 3 vjet heqje lirie!!
      nuk e di sa e vërtetë është kjo që thotë zonja,por po qe se e kanë lënë vetëm me një “të rrahur”(asnjëherë nuk është e drejtë,dhe unë personalisht nuk do ta kisha pranuar)atëherë i vjen që paskan qënë “të mirë rrahësit”!

  11. dyshuesi says:

    Diçka qe me ben pershtypje eshte rrefimi qe ishim te uritur dhe ne te njejten kohe shkelnin buken (misrin) me bythe . Flas per ate qe shoh ne foto.

  12. LAÇJANI says:

    Komunizmi kjo far ndyre. Poshtersinat dhe krimet nuk kan fund, dhe ajo që bije në sy është që ka plehra si shum komentus me lart, që nenat, dhe motrat jua martonte Partia me grafik, jan akoma në mesin e shoqërisë, fatkeqësi e madhe kjo, kjo rrac që po felliq njerzimin, lavdi ature familjeve që i ben ball sistemit të E.Hoxhes, dhe me në fund ja pshurren varrin, ky është mallkimi më i madh, të pshurrsha varrin!

    1. mirditori says:

      O BUDALL, pyet tet’eme kush e ka martuar dhe kush e ka mballuar! Nese jot’eme te thote keto “krime” qe thua ti, atehere po ke te drejte. Por nese jot’eme te thote krejtesisht te kunderten, atehere ti je nje RROT CARI qe se ke shokun!

    2. Ai qe i qi motrat laçjanit says:

      Laçjan, ti sigurisht qe je spermatozoid i brigadierit te fushes mo mami kurven! Motrat ne Itali apo ne Greqi te shkerdhehen? Po gruan sa here ne jave e con ne semafor per te te mbajt ty me lekë o kurvburr?
      Te qifte Kina cfare femrash ke mbi edhe nentoke familjarisht.

      1. lacjani nuk ka moter o budall. laciani nuk ti qi motrat e tua o rrot. te gjith sigurimsat i kane shpartallu motrat e tua prandaj jane te gjitha me side. . po te ishte per ty do te qija me lezet.

        1. u dhime duke qesh says:

          Lacjani eshte skifter …
          Motrat e lacjanit jane bodigarde …

  13. Patrioti Verior says:

    Unë kam respekt për zj. Mulleti (Saraçi) por, kur shkruan marrëzira të tilla, më ngjanë me një donkishotiste.
    Edhe gazeta Tema që boton merrëzira të tilla, duket se është dashakeqe e shoqërisë dhe nxitëse për përçarjen e madhe.

  14. mik says:

    Sa me shume komente te bahen ne artikuj te tille, aq ma shume besohet ajo qe i ka ndodhur ketyre njerezve te vuajtugjate komunizmit.
    Kur lexojme komente kaq brutale, a mund te mendoje dikush se keto krime kurre nuk kane ndodh ? Nese regjimi komunist ka qene nje regjim kaq i mire dhe njerzor, atehere edhe njerzit duhet te ishin te tille, dhe kurrsesi nuk mund te komentojne me brutalitet ? E mira eshte e mire, dhe nuk ka nevoje te mbrohet brutalisht, perkundrazi, e keqja e ka nje nevoje te tille.
    Ne nuk dime as gjysmen e krimeve qe jane bere ne kete vend gjate rregjimit komunist, dhe kjo asht gja e mire, perndryshe, do te kishim nje situate krejt tjeter. Problemi asht se edhe pse e dime se ai regjim ishte krejt anti human, prap njerez ne kete vend e perkrahin ate !! A kjo asht trashgimnia qe doni me i lane femijve tuaj ?

    PS : Fotot ne artikull, nuk jane fotot e atyre njerezve per te cilet bahet fjale.
    Dikush shprehu simpati ( mbase nostalgji ) per jeten e ” bukur ” ne mes te misrave !! Neqoftese dikush ka kaq mall per nje jete te tille, asht krejt kollaj me e ba’. Veshtire asht me ece perpara, por me ece mbrapa mundet me ba gjithkush.

    1. eh c'na gjeti says:

      Mik kokfik, o analfabet funksional, vazhdo merru me zbulimin e “krimeve” dhe me fantazira rinocerontesh! Por te jesh i bindur qe sa me shume flisni ju torrollaket dhe debilat “e persekutuar”, aq me shume dalloheni qe jeni mashtrues ordinere dhe madje qesharake e koktrashe!
      A ju dhjefsha mu ne maje te kokes, o karagjoze me te meta mendore!

  15. I penduari says:

    Fatbardha Mulleti(Saraci) edhe sot qe eshte plakur,eshte per me ja keput kryet.Buzeqeshja e saj,ai ndricimi i syve.Po si mund ta lije kete vajze te re te lodhej fushave dhe kanaleve?Une them se komandantet dhe policet eshte e vertete qe jane sjelle shume ashper me kete kategori njerezish,por kane bere edhe “sevap” duke ju shuar zjarret qe ju digjeshin brenda.Pa shuajtur keto zjarre,jeta e tyre do te ishte me e veshtire.Lexoj shume komente te personave qe nuk i besojne vuajtjet e kesaj kategorie njerezish,dhe kjo eshte akoma me e dhimbshme.Shqiptaret duhet te ndjejne dhimbje per vuatjet e te persekutuarve politike,pastaj le te rreshtohen apo te simpatizojne ate force politke qe deshirojne.Mire qe falje nuk ju kerkoi kush ketyre njerezve por te pakten pas kaq kohesh te ndjejne dhimbje per vuajtjet e tyre.

    1. ik ere pirdhu says:

      Vuajtjet e leshit …

  16. LAÇJANI says:

    Po ti ore Mirditor muti o qelbsin, komunizmi me keq se Mirdites kerkuj nuk ja beri. Por ti mesaduket je një funderrin mbetje komuniste, qe për nënë kishin nënën Parti, që jotembe duket të ketë ngel shtatzënë në ty ne aksion, në hapje tarracash, dhe ka pjell një mut si ti.

    1. i cudituri says:

      O debil lacjan, sa klase shkolle ke?

  17. Vjosa.al says:

    Nuk ka dyshim se kapitulli Memorje, i gazetes Tema, nen perkujdesjen dhe nxitjen direkte te botuesit Mero Baze dhe me kontributor kryesor Kalocin i cili ka ne dispozicion dhe shfrytezon Arshivat nga ku selekton materialet e shkrimeve te tij, por edhe i zbukuruar me rrefime here pas here te njerezve qe kane vuajtur pasojat e luftes se klasave ne Diktature, eshte tendencioz ne zgjedhjet dhe interpretimet e ketyre materialeve, perpiqet te sjelle dhe te vere nen nje drite te keqe, shpesh te egzagjeruar ose shume subjektive, vuajtjet e atyre mjeraneve, te cilet ne shumicen dermuese te tyre, ishin krejtesisht te pafajshem.
    Ata thjesht ishin denuar, burgosur apo internuar sepse ishin familjare te afert, madje edhe te larget, te kundershtareve apo te viktimave politike dhe ideollogjike te regjimit.
    Ata kurre nuk do te duhej te denoheshin e internoheshin per shkak te familjareve te tyre.
    Atyre kurre nuk do te duhej t’ju nderpritej jeta normale, shkollimi, martesa e pershtateshme dhe lirite individuale, ata kurre nuk do te duhej te izoloheshin, te shikoheshin nga shoqeria dhe ambjenti perreth nen nje drite te keqe, nen paragjykimet e armikut te klases, si njerez te rrezikshem te cileve do te duhej tu rrije larg.
    Kush nuk e pati fatin e keq te ishte pjese e ketij kontigjenti viktime, vetem perafersisht mund ti perfytyrojne vuajtejet dhe humbjet e jeteve te tyre, shkuarjen hupe te rinive dhe fateve te tyre.
    Jo thjesht sepse punonin ne bujqesi apo pune te renda ne internime, jo thjesht sepse kushtet e banimit dhe te jeteses se tyre ishin shpesh te mjerueshme, edhe pse duhet thene se pothuaj keshtu, po aq mizerabel, ishin edhe kushtet e njerezve te zakonshem qe jetonin e punonin perreth tyre, qe nuk ishin te intrenuar apo qe nuk klasifikoheshin armiq te klases.
    Por sepse ata kishin nje vule a damke te frikeshme, si armiq.
    Sepse ata ishin ndryshe te kufizuar dhe te margjinalizuar, sepse ata ishin shoqerisht te izoluar dhe te pa mundesine me te vogel per te bere perpara ne jetet e tyre, ne shkollimin dhe ne lidhjet e tyre martesore.
    Ata ishin viktima klasike ostracizmit (izolimit apo perjashtimit social) per shkak te politijkes dhe ideologjise.
    Ata ishin viktima te pamundesise per “Social Mobility”, pamundesise per te kaluar nga nje shtrese e ulet ekonomike sociale e shoqerise, ne nje shtrese apo kategori me te larte te kesaj shoqerie, nepermjet shkollimit apo aftesive krijuese, menazhuese dhe adaptuese.
    Asgje nuk mund tua ktheje atyre 3-4 brezash / gjeneratash te te deklasuarve, te te internuarve, te te izoluarve jetet e humbura, perspektivat e humbura dhe kontributeve sociale e krijuese te humbura per shkak te atyre politikave absurde te luftes se klasave qe sot, nuk perceptohen dot ne idiotizmin, kotesine dhe makrabitetin e tyre.
    Me se paku, sot shoqeria, perfshire kontribuesit aktive ne bllogjet sociale, duhet te tregojne mirekuptim dhe solidaritet human per keto viktima te pafajshme, edhe nese pranojme apriori se familjaret te tyret, shkaktare e persekutimit te tyre, kane kryer krime apo kane shkelur ligjet e asaj kohe.
    Ketu eshte vendi te theksohet se qe ky reflktim social e human per ta, do te jete me i pranueshem dhe i natyrshem, kur memorjet qe sillen per ato kohe, te jene sa me reale, te xhveshur nga subjektivizmat apo nga akuzat qe nuk kane nje baze reale, te pranueshme dhe te dokumentuar, apo nga tendenca qe akte amorale, perverse apo mizorie te kryer nga individe te vecante ne funksione te uleta apo te larta te asaj kohe, nuk kane qene nje norme, nje konstatnte e nxitur apo e mbeshtetur nga organet dhe politikat zyrtare te diktatures.
    Fjala vjen: Titulli ketij shkrimi eshte kontravers, provokativ, denigrues dhe nuk i pergjigjet permbajtjes se tij, nuk ilustrohet me asnje fakt apo dokument qe te vertetoje abuzimin seksual te zyrtatreve qe merreshin me te internuarit.
    Deshmija e a autores se ketyre kujtimeve, nuk sjell ndonje fakt personal te abuzimit seksual ndaj saj, as te ndonje familjareje te saj te treguar direkt apo te perjetuar si deshmitare.
    Thjesht sjell nje thashethem qe mund te kete qarkulluar ne ato mjedise dhe rrethane se dikush, ndonje individ, mund te abuzonte me femra ne kembim te favoreve.
    Perndryshe do te vinte natyrshem pyetja: Pse nuk na tregon ndonje gje nga keto eksperienca abuzimi nga vetja jote, apo nga motra, kusherira, apo shoqja jote, te pakten provokime te kesaj natyre.
    A mos valle kjo nuk u ka ndodhur spse se ti dhe familjaret e tu ishin heroina, te paepura dhe superiore ne moral krahasuar me rastet qe keni degjuar?
    Pastaj, keto histori te abuzimeve seksuale duke shfrytezuar pozitat zyrtare, kane ndodhur tregohen per cdo mjedis te shoqerise se atehershme, edhe ne mjediset normale, jo te internuarish, ne fshatra e ne qytete, ne ara, fabrika apo ne qendra pune dhe institicione.
    Ato ndodhi edhe sot, rendom, kudo neper Shqiperi dhe ne bote.
    Prandaj edhe, gjykoj, venja e atij titulli te shkrimit, kur permbajtja e sghkrimit nuk sjell asnje argument apo justifikim, e demton edhe vete qellimin qe duhen te kene keto memorje: rritjen e ndjesise sociale gatishmerise per te treguar humanizem dhe mbeshtetje per viktimat e pafajshme te luftes se klasave gjate diktatures.

    1. eh c'na gjeti says:

      Je lodh kot, as qe merr mundimin kush te lexoje tralalate e tua pafund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje