Nga Beppe Severgigni – Corriere della Sera
Një javë luftë, dhe Vladimir Putini që tani ka humbur.
Sido që të përfundojë dhe sado që të zgjasë ky agresion absurd dhe i tmerrshëm, ka humbur sepse Ukraina tani ekziston.
Ukrainasit e dinin, tani e dinë edhe rusët, e di Evropa, e di Amerika, e di e gjithë bota.
Teza e tiranit me vështrim të akullt, ishte se ai komb nuk ekziston, se ai ka qenë një shpikje sovjetike.
“Lenini dhe të tijtë kanë krijuar Ukrainën moderne duke i shkëputur territore Rusisë”, ka thënë Putini. Nuk është e vërtetë.
Ukraina ka një histori të gjatë, një identitet, një gjuhë, arte dhe traditë, por bota ishte e shpërqëndruar dhe e kishte harruar.
Për Ukrainën, ky është fundi i fillimit. Për Putinin ndoshta është fillimi i fundit.
Edhe për Evropën është një fillim i ri.
Bashkimi Evropian lindi nga një krizë shumë e madhe, që ishte Lufta e Dytë Botërore dhe ka shfaqur shpesh herë shenja lodhjeje, çdo hap përpara ka përkuar me një krizë.
Nga tronditja e naftës e viteve shtatëdhjetë lindi ideja e një tregu të përbashkët.
Nga kaosi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik erdhi zgjerimi drejt Lindjes.
Nga kriza financiare 2008-2009, erdhi reforma bankare.
Nga kërcënimi i ISIS erdhën marrëveshjet mbi sigurinë.
Nga pandemia rregulla të përbashkëta shëndetësore dhe përdorim i huave për të shpëtuar vendet anëtare.
Tani do të vijnë një mbrojtje e përbashkët, masa të përbashkëta sa i përket energjisë dhe një qasje e re ndaj refugjatëve. Kjo, falë njeriut të Kremlinit.
Ai motivoi Evropën, i dha një tjetër hov NATO-s.
Një gjeni, Vladimir Putini!
Europa duhet ta kishte parandaluar kete situate!
o Bepi, rri mos fol.
Italia eshte vendi i fundit qe mund te flase e te analizoje nje lufte.
Ju nuk keni asnje element per te formuar nje ushtri, max mund te mbani gjalle nje polici, por KURRË nuk do te keni nje ushtri.
Nuk investoni ne ushtri, asgje prej gjeje, 0 formim ushtarak, 0 investim monetar, 0 prodhim armatues, e as me pak ne filozofi apo formim psiqik ushtarak.
be përfundim, mos shpenzo asnje rresht, se ndryshe do te rezultoje nje “poezi”.
Putini po e “skuq” cdo dite e me shume harten ukrainase, ti flet kot.
Putini, me nje siguri 60% te pushton edhe ndonje 0jese te BE, ti prap flet….
Ma daaai, lascia stare.
ciao.