Rreziku është i madh që forcave ukrainase t’u mbarojë municioni: Por si shkojnë armët e Perëndimit në Ukrainë?

4 Mars 2022, 09:44Politika TEMA
Rreziku është i madh që forcave ukrainase t’u mbarojë

BE financon furnizimin me armë të Ukrainës, duke hedhur një hap të pashembullt. Por si dhe sa shpejt mbërrijnë armët në destinacion?

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën dhënies së 450 milionë eurove ndihma direkte ushtarake për Ukrainën, për sistemin e mbrojtjes ajrore, për bazukat si dhe për municionet dhe armatime të tjera ushtarake. 50 milionë euro të tjera janë parashikuar të jepen për karburantet dhe armatimet mbrojtëse.

Në fakt paktet e BE nuk lejojnë që buxheti i unionit të përdoret për qëllime ushtarake. Por për të ndihmuar Ukrainën, BE-ja ka aktivizuar të ashtuquajturën “Mjete paqësore europiane”. Ky është një fond special i krijuar një vit më parë nga Këshilli i BE për vitet nga 2021 deri 2027. Tek ky fond mund të futen deri 5 miliardë euro për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe për mbrojtjen nga konfliktet. Jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe Gjermania ka bërë ndryshime në politikën e mbrojtjes.

Qeveria gjermane shfuqizoi ndalimin e dërgimit të armëve në zonat e luftës. Ushtria ukrainase do të marrë nga rezervat gjermane mes të tjerave 1000 bazuka dhe 500 raketa tokë-ajër të klasës Stinger. Edhe SHBA ka shtuar ndihmat ushtarake duke dhënë armë me vlerë prej 350 milionë dollarë (313 milionë euro mes të tjerave për raketa tankesh të tipit Javelin, raketa kundërajrore të tipit Stinger, armë të vogla dhe municione. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën ka arritur kështu në 12 muajt e fundit në gjithsej një miliardë dollarë, kurse që nga viti 2014 në më shumë se 2,5 miliardë dollarë.

Sfida logjistike

Për forcat e armatosura ukrainase furnizimi me armë është ndihmë e  rëndësishme në luftën kundër pushtuesve rus. Megjithatë kanë dalë probleme logjistike. Deri tani ndihmat ushtarake të Perëndimit janë furnizuar sipas llojit të armës me rrugë tokësore ose ajrore.

Por hapësira ajrore e Ukrainës kontrollohet ndërkohë nga avionët luftarakë rus. Ata mund të “bllokojnë furnizimet me sulme ajrore dhe sulme me raketa,” i shkruan Deutsche Welles, Gustav Gressel, studiuesi austriak i shkencave politike, ekspert për Europën lindore dhe politikën e mbrojtjes në Institutin “European Council on Foreign Relations” të Berlinit. “Nëse i dinë rrugët e furnizimit, ata mund t`i vëzhgojnë ato dhe mund të kërkojnë mjetet specifike të transportit”, shkruan Gressel.

Pas refuzimit nga Hungaria të transportimit të armëve për Ukrainën nëpërmjet territori ttë saj, fokusi drejtohet tek Polonia. Polonia ka një kufi 535 kilometrash të gjatë me Ukrainën. Sidomos ushtria e SHBA ka kohë që dërgon trupa dhe armatime ushtarake në partnerin e NATO-s, Poloninë.

Roli kyç i Polonisë

“I gjithë armatimi është duke u mbledhur këto momente në kufirin polak”, thotë për Deutsche Wellen, Ed Arnold, ekspert për sigurinë europiane në Institutin e Londrës “Royal United Services”. “Edhe sikur ta zëmë për shembull se Sllovakia do ta donte një gjë të tillë [furnizimin e armëve nëpërmjet territorit të saj – Shënim i redaktorit.] rruga do të ishte e vështirë për shkak të gjendjes gjeografike të vargmaleve që shtrihen nga Sllovakia në Rumani. Kështu që mbeten dy rrugë të tjera: Njëra ndodhet afër kufirit bjellorus, tjetra diçka më në jug”.

Marc Finaud, drejtor i sektorit për tregtinë e armëve në Fondacionin “Qendra për politikën e sigurisë” në Gjenevë, paralajmëron për rreziqet që ekzistojnë nga furnizimet e armëve, të cilat mund të ndryshojnë shumë shpejt dinamikën e luftës. “Nëse këto karvanë ose transporte bllokohen dhe nëse vendet perëndimore sulmohen, atëherë tensionet mund të rriten qoftë në territoret e NATO-s qoftë matanë kufirit me Ukrainën dhe gjendja mund të përshkallëzohet”, thotë Finaud për Deutsche Wellen.

Rusia nuk guxon ende “të verë në shënjestër furnizimet perëndimore”, duke e penguar një përshkallëzim të tillë, mendon Ed Arnold. Megjithatë ai është i befasuar që forcat e armatosura ruse nuk i kanë prerë këto dy rrugë të mundshme furnizimi: “Ata kanë mundësinë që të futen nga jugperëndimi i Bjellorusisë dhe të shkojnë të bllokojnë të gjitha armatimet që vijnë aty”.

Koha nuk pret

Për ushtrinë ukrainase që lufton përreth Kievit dhe qytetit tjetër të madh Charkiw, koha nuk pret për marrjen e armëve të nevojshme.

Furnizimi me armë është sidomos problematik për “forcat e armatosura ukrainase që ndodhen në frontin lindor, të cilat mund të shkëputen nga pjesa tjetër nëse nuk përparojnë shpejt dhe kalojnë në pjesën perëndimore të lumit Dnjepr. Ata kanë nevojë për furnizime të reja, sepse zhvillojnë luftimet më të ashpra. Dhe trupat e Brigadës 95 ajrore janë trupat më të mira të ushtrisë ukrainase.”

A ka mundësi tjetër për të sjellë sistemet perëndimore të armëve në linjën e frontit në Ukrainë? 

“Luftëtarët ukrainas ose luftëtarët e huaj mund t`i marrin armët në Poloni dhe t`i sjellin duke i kaluar nëpër kufi,” përgjigjet Arnold. “Por kjo gjë nuk është e mundshme në sasi të madhe.”

Aktualisht i madh është rreziku që forcave të armatosura ukrainase t`u mbarojë municioni.

“Municioni për armët e rënda ukrainase mjafton mbase edhe për pesë ditë. Pastaj ata mund të mbështeten tek armët që iu merren rusëve. Por edhe me to nuk mund të zgjasë shumë.”

 

8 komente në “Rreziku është i madh që forcave ukrainase t’u mbarojë municioni: Por si shkojnë armët e Perëndimit në Ukrainë?”

  1. Dembabadem says:

    Mos duhet ti japim te drejte Enverit qe kishte mbushur tunelet me municione. O mendjelehte, shikoni realitetin.Bashkohuni me Kosoven dhe mos besoni asnje te huaj.

    1. njoni says:

      Po te jete per te gjatin qe genjen se NATO do mbroje albanistanin me zi ju a beft muzhiku bashke me shkjaun o pis milet.
      As pushk drruni nuk keni me mor qafire!!! vetem kurva pa brek ne byth qe zhgerryen rrugve…Flota ajrore Albanistan nje helikopter qe transporton marijuana dhe ky pa karburant. Flota detare Albanistan nje motoskaf 8 vendesh me mitraloz pa fishke dhe qe perdoret me qera ne plazhet e jugut nga kapterri i turnit, Altileria Albanistan llastiqe me gure (ska as zara) , Kembesoria Albanistan turma qafiresh qe ikin malit ne greqia lol

      ka 30 vjet qe vetem kurverira dhe baderdi prodhon albanistani, i vetmi komb qe shkatrron vetveten jemi ne, nuk ka asjne komb tjeter si ne o sa mir me qen shqiptar o hej

      hajt ta gzoni sulltonin

  2. Shqiptari says:

    Doni qe lufta te mos zgjas shume? Ndihmojeni Ukrainen me sa ma shume armatime, Rusia do te kapitulloje.

    1. hajde hajde says:

      mbase evropa kuçke ( pa shtylle kurrizore, pa moral dhe vetem me nje objektive ne jete – ate te pasurimit ) ka harruar se çfare tha putin-tope-madhi !!!
      “cdo nderhyrje nga jashte” ne konfliktin ruso-ukrainas, do te merret nga ne si nje sulm ndaj rusise!!!!!
      Ndaj dhe Putini ka filluar “aktivitetet afer” industrive nukleare ukrainase, qe te shohe se si do reagoje evropa kucke.
      Evropa spo reagon, pervec se me fjale, dhe shikoni kur ti fuse ndonje “grusht” polonise apo ndonje anglie, meqe u ka marre koka ere e po furnizojne me arme ukrainen.
      Se edhe goditja ndaj kundershtarit, ka rradhe, fillohet nga me i dobti.
      Pastaj behet cbehet!!
      A nuk do ishte me mire, qe si evropa, si ukraina te pranonin Neutralitetin e Ukraines??? Sigurisht qe do kishte qene Super!!
      Ka ndonje vend, qe mund ti beje balle sot rusise???? Asnje!! Asnje!!!
      Evropa me “zyrteret” e saj, sot, ngaterrojne te “cmendurin” me “te vendosurin”!
      Putini eshte i vendosur!! Evropa eshte e cmendur!

      1. Sani says:

        Po perse nuk hyn Rusia ne Estonine e dobet 1milion banoresh ??
        Thjesht se i trembet NATOs os me mire te themi Amerikes.

  3. Loku says:

    Me antitanket e Gjermanis qe i kishin nis per skrap do me fitu luften Ermali?Mjer populli shkret per komedianin.

    1. Berati says:

      Po pra. Gjermania do tu jape 500 raketa strela ( keta i quajne stinger clas) te ish GjRD te skaduara. Turp

  4. Kledi says:

    shume shpejt Putin do nadloje kete lufte pasi ska me para Kaq ishte fuqia e Rusise ..Maksimumi dy jave bombardime ndaj nje vendi te pambrojtur..Rusia eshte vend i botes trete dhe ka nje ushtri te botes trete qe nuk e ushqen dot Vetem ca fermere ukrainas po e bejne te flasi me vete Putanken Ku ka buthe Rusia te luftoje kundra USA dhe NATO-s? Putin eshte nje idiot qe akoma kujton se po luan bllofin me NATO dhe po e sfidon ate NE fakt ai eshte i trembur pasi eshte nje frikacak dhe provokator Ushtria ruse po dezerton ne mase.Ekonomia ruse po shkermoqet ne pak dite.Vlera e rubles ra ne me pak se nje penny. amerikan Shume shpejt ruset do hane vetem buke thate dhe turshi…NATO dhe USA po furnizojne cdo dite ukrainen me raketa Javelin dhe Stinger Lufta do vazhdoje dhe Putin do shkaterrohet plotesisht Blofi i tij eshte qesharak , po ashtu dhe ai vete Vete ruset do ta vrasin Putanken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje