Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Erion Veliaj, ka dalë menjëherë në një deklaratë për mediat pas fitores që të majtët kanë marrë bindshëm në Bashkinë e Vorës, duke thënë se “në Shqipëri, nuk ka më bastione të partive politike”.
Me një ndryshore të theksuar votimesh, kandidati socialist, Blerim Shera, e mori mandatin e pjesshëm një-vjeçar në krye të bashkisë. Pas, ndjek kandidati i lëvizjes Berisha nën logon e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Lulzim Vrana.
Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku, ka marrë një rezultat zhgënjyes, me vetëm 6.4% të votave totale, duke shënuar një rënie të thellë të demokratëve në votime.
Vetë socialistët, morën thuajse 70% të gjithë votave.
Megjithatë, Veliaj cilësoi se punën, do ta bëjnë edhe për ata, të cilët nuk e votuan Sherën për të marrë mandatin.
Përgëzime pati nga kryebashkiaku i Tiranës edhe për procesin e votimit elektronik, i cili e nxjerr rezultatin në kohë reale. Për këtë fakt dhe për minimizimin e gabimit njerëzor, Veliaj është shprehur optimist se prej zgjedhjeve të ardhshme, sistemi mund të implementohet në gjithë Shqipërinë.
edhe nje hajdut me shume. E di vet ky cfare do beje per nje vit: do vjedhe dhe nuk do t’i lere kusur.
ana, po pse moj lule te bie pesha e hejbese nga ana e shejtanit? Ashtu duhet te jeshe dhe vete se pula dhe gjarperi bejne veze dhe jo pasardhes direkt dhe ti duhet te jeshe veze akoma, pastaj nje shqelm Saliu dhe del perjashta. Koken tuaj do hani!